Data e sotme
December 5, 2019

Nimic – ku lundron aeroplan-mbajtësja? (Berza ndërkombëtare 4)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Jam në pushim në Greqi. Patriotët do të kishin thënë – iku tradhtari.
Deri më tani nuk kishte ndonjë zë nga pushteti që të mos shkohet te fqiu. Në jehonën e thirrjes së vitit të kaluar, një kryetar komune dhe një ministër me ndikim, nga grushti goditës i DPMNE-së, pas zgjedhjeve lokale, me fëmijët e tyre kaluan pushimet në Hallkidiki. Fshehurazi. Nuk kishte skandal për shkak se gazetarët kanë mirëkuptim për ndikimin e diellit në rritjen e fëmijve të vegjël dhe prindërve të tyre të papërvojë.
Dy vite me rradhë qçndroj te baret e stërmbushura të plazheve në Kasandra dhe me një çip të voajerit politik dhe I vëzhgoj vajzat e reja greke. Goca të bukura dhe tërheqëse, të ngrehura dhe provokative…Afër tyre djem muskuloz dhe të fryrë. Një disko-ritëm I kohëve të mia, I përpunuar nga di-xhej. Dhe vokalet më të reja botërore. Kjo do të ishte një estetikë e kohës së re për të cilën Adorno ka thënë se do të duhet “të ngritet diafragma…”. Nuk ka sirtaki, nuk ka “Jorgooooo-ella edosimu”. Në dy qendrat tregtare buzë detit, në anën e djathtë të plazheve, sikur sipas rregullit janë ngrehur edhe ATO – LGBTI (homoseksualët, më falni). Por Internet nuk ka në plazh, në pansione…duhet të paguash në hotel. Kjo është Greqia e demokristianit Samaras, që nuk ma njeh gjuhën maqedonase. Ajo porosi e zëshme e Brukselit është e shfrytëzueshme për 22 për qind të përkraësve të tij brenda shtetit. Me linguistikën e tij politike nuk është patjetër të mësojë për dhjetra mijë publikimet në gjuhën letrare maqedonase, të ketë dëgjuar për Misirkovin, Venkon apo Racinin. Për atë nuk është as e rëndësishme që një poet grek është laureat i Netëve Strugane të Poezisë, se një tjetër maqedonas I talentuar është laureat në Ahinë. Për Serdarin e Përliçevit bëhet fjalë, edhe pse fitorja e kësaj poeme është arritur më një origjinal në greqisht.
Të hënën dola nga Bogorodica. Nëpërmjet këtij vendkalimi kufitar, para 40 viteve, ika dhe para kohe u ktheva nga pushimi veror. Para fillimit të një lufte të mundshme greko-turke, e provokuar nga hunta e Athinës, kaluam pranë njëri-tjetrit me emigrantë grekë nga veriu, që udhëtonin drejt pjesës juglindore të vendit. Ato në frikë, ne në panikë. Isha në pushime me kolegë prindërit e të cilëve ishin pjesë e Thirrjes së publikuar nga LSPPM (Lidhja Socialiste e Populllit të Punës së Maqedonisë). Edhe ajo ishte një lloj lëvizje kuazi-komuniste, që u tregua e pasuksesshme. Me atë ftoheshin qytetarët që të mos shkojnë në Greqi për shkak të maltretimit me vizat. Ne thonim Selanik, a ato në konsulat shkruanin Thessalnoki. Edhe kjo është vetëm transkript. Por edhe në Maqedoni kishte politikanë budallenj që thonin se gjuha letrare aktuale e Greqisë postfashiste është zëvendësim e gjuhës së vjetër antike.
Psihoza ushtarake te grekët e frikësuar u shua kur Uashingtoni u thirr në nenin 5 të deklaratës së NATO-s. SHBA nuk mund të lejonin një luftë bilaterale, luftë të vendeve anëtare të krahut jugor strategjik të Aleancës. Pas kësaj ra hunta, u kthye demokracia te fqiu jugor, përderisa socialistët dhe demokratët e rinjë të atjeshëm arritën koncenzus për prioritetet greke të politikës së jashtme.
Në atë kohë, fshehurazi dhe me vonëse, por edhe me vetëdijë e tempuar, u lansuan edhe informacionet e para se presidenti Truman që nga viti 1952 e ka formuar NSA, agjencia më misterioze intelegjente. Me një doktrinë prej 7 faqesh dhe agjendë të mbrohen komunikimet sekrete të qeverisë së SHBA-së.

“Suzani i tregoi Dejvidit për COMINT, departamentin e vëzhgimit global – një vendgrumbullim për përgjim, staelitë, spiunë nëpër gjithë botën nga të cilët të ikë truri. Mijëra komunikata dhe biseda për çdo ditë mblidheshin dhe dërkoheshin te analistët e NSA-së…”

Mendoja se “Kalaja digjitale” e Den Braun, libër që para tre viteve njëlloj i mahniti patriotët dhe paranojakët, do të mund të më freskojë në brigjet e Egjeut.
Tani më nuk është provokim për mua të shoh se çfarë instalimesh ka dhe çfarë fshihet në depotë dhe tunelet e ambasadës amerikane në Kala, thellë në gropimet e fortesës. Mjafton se lexova një analizë maqedonase gazetareske që hëpërhë e problematizoi vendimin e qeverisë në Shkup që të futet në rrjetin e spiunazhit të SHBA-së dhe “pa transparencën e nevojshme t’i lejojë shtetit amerikan të rrjetëzohet në kabllot optikë dhe pa pengesa të realizohet spiunimi”.
Por autori i “Kodit të Da Vinçit” për një moment më dërgoi te kolona e disa mijëra pushtatarëve maqedonas, të cilët si patriotë maqedonas, më 3 korrik, me durimin më të madh pritnin nga dy orë që të përshëndeten me ambasadorin Volers…Dyfytyrësinë e pashë edhe nëpërmjet raportimeve të gjata televizive dhe fotogalerive të mediave që deri dje ishin në një histeri antiamerikane. Por nuk më habit as ambasadori që u ul me TV-piromanë, që haroi për zjarrin e rezidencës amerikane në “Ilindenska”! Sepse tani pres ta shoh edhe në tufën e dhive të “të dashuruarit” te Volersi. Kjo është politika e Stejt-departamentit – t’i përfitojë kundërshtarët, t’I bashkojë polarizimet. Me ose pa ftesa.
Përveç trilerit të den Braun, e mora edhe gazetën nga e cila vinin direktivat e katërshes kineze në gazetarinë maqedonase, kundër shkruarsëve mendjehapur. Këto ditë një seri për ndryshimet kushtetuese “si kthesë postzgjedhore në Maqedoni”. Lexoj dhe nuk besoj. A mundet që bodigardët zhurnalistë dhe glorifikuesit e Gruevskit, pas vetëm tetë viteve, të mos besojnë më te kryeministri?
Kritikat për ndryshimet kushtetuese, sipas tajmingut dhe përfshirjes, i kumtova në INBOX7, një ditë para aradhave të para gazetareske dhe para analizave të mejnstrimit qeveritar nga kafeneja në Aminta 3. Është posaçërisht simptomatike hapja e Kushtetutës nëpërmjet riemërimit “benin” të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe ndryshimin e pamjes së denarit vendor? Mos është ky një paralajmërim për një vullnet të mirë për kompromis me Greqinë, sipas recepturës së shatël-diplomacisë së Holdbrukit nga viti 1995. Mos vallë ndryshojnë rolet – kundërshtarët e politikës së populizmit ta mbrojnë liderin e VMRO-DPMNE-së?
Dëgjoj dhe nuk më bësohet. Nëpërmjet Zërit të Amerikës, Evropës së Lirë, dy intervista të njëpasnjëshme të ish-ministrave të punëve të jashtme. Dy kundërshtarët e ashpër – Fërçkovski dhe Miloshovski me një qëndrim të njëjtë – na duhet një ndërmjetësim nga SHBA dhe nga njerëzit me ndikim të BE-së për zgjidhje të kontestit me Greqinë?! Ja koncenzusi për NATO, për integrim të përfaqësuesëve maqedonas me kurriz të tkurur dhe nacional-patriotët, të cilët para opnionit të brendshëm deri në vdekje do t’I mbrojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase.
A Banka e Maqedonisë, çfarë me atë? Mos vallë heshturazi do t’i ndjekë rrjedhat e parave në zonat e lira financiare? Kjo quhet larje parashë, sipas d-r Miodrag Laboviq. Kaq.
Amerikanët, gjermanët dhe britanezët nuk duan shumë emocione. Zgjidhje. Nëse i duan, i kanë.
Vjen Nimici. Port, ku do të lundrojë flota bartëse e avionëve me të njëjtin emër? Maqedonia (nuk) ka detë.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)