Data e sotme
September 26, 2017

Nulland në Shkup: Amerikanët kërkojnë një Ballkan stabil dhe politikanë të pakorruptuar

Amerikanët riaktivizohen më fuqishëm në jug të kontinentit duke organizuar një serë takimesh me zyrtarë lokal dhe politikanë të shteteve ballkanike.Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit (MO) në vitin 2001, administrata amerikane i ka aktivizuar përsëri faktorët stabilizues në ish vendet e përfshira nga konfliktet e brendshme.

Kroacia mund të luajë një rol kryesorë dhe të bëhët qendër për sigurimin dhe stabilitetin  energjetik të rajonit dhe Evropës”, tha në Dubrovik zv.sekretarja e Shtetit Victoria Nuland. Po a do të mund Maqedonia ashtu njëjtë si Kroacia të luajë  një rol më të rëndësishëm dhe stabilizues në jug të Ballkanit dhe të luftojë  korrupsionin në të gjitha nivelet shtetërore? Për më shumë, zv.sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland të hënën e përfundon turneun e saj diplomatik në Shkup, në kryeqytetin e një republike ku për më shumë se dy javë vendi është përfshirë nga vlimet politike dhe cikli i protestave të nxirura nga vendimi i një gjykate.

Maqedonia nuk është bashkuar ende me BE-në dhe NATO-n përshkak të një mosmarrëveshje në lidhje me emrin e saj. Në qoftë se ne besojmë në këtë ëndërr evropiane dhe në vlerat e përbashkëta,atëherë ne duhet të investojmë në to çdo ditë, dhe të mos lejojmë që ankesat e vjetra të bëhen të përhershme”, tha zv.sekretarja Nuland në Dubrovnik.

Qeveria e SHBA-ve vazhdimisht e ka përsëritur qëndrimin së angazhohet për një rajon të qëndrueshëm dhe të integruar në BE dhe NATO.Respektimi i të drejtave të njeriut, dialogu ndëretnik, paqja ,shtypi i lirë, gjykata të pavaruara dhe luftimi i korrupsionit, kanë qenë synimi amerikan për më shumë se dy dekada për qeveritë e këtyre shteteve.

Ripërtrija dhe qëndrueshmëria  afatgjate e shteteve të Ballkanit i ka detyruar amerikanët që ti shtyjnë  proceset demokratike në drejtim të konsilidimit  të brendshëm etnik dhe demokratik.Takimi i nëntë rajonal me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Kroaci,ka shërbyer si rast për të riafirmuar politikat dhe praninë  afatgjate të Uashingtonit në rajon. Aneksimi rus i Krimesë,demokracitë e brishta,korrupsioni,enregjia dhe mosmarrëveshjet nderetnike, kanë qenë një ndër pikat ku amerikanët së bashku me partnerët rajonal i kanë shqyrtuar, duke kërkuar rrugë alternative për një Ballkan stabil, paqësor  dhe të pakorruptuar. Sipas kumtesës së DASH-it, Nuland ka folur për politikanët  që qëllim të vetëm kanë pasurimin e shpejtë në llogari të qytetarëve.

”Korrupsioni,demokracia e ngadaltë, konfliktet e stërzgjatura, tensionet etnike dhe dhuna mund të kërcënojë shumë shtete të Ballkanit Perëndimor“, ka theksuar diplomatja e lartë amerikane Victoria Nuland.

” Nuk mund të jetë asgjë e lirë kur zgjedhjet manipulohen, kur mediat e lira heshten dhe minoritetet kërcënohen.Nuk mund të ketë paqe kur politikanët e korruptuar përdorin kërcënime politike, ekonomike dhe gjyqësore për t’ia zënë frymën opozitës dhe për të vjedhur qytetarët e tyre”, ka thënë Nuland.

“Korrupsioni nga Ballkani, Deti i Zi dhe Baltiku nuk është vetëm vrasës i demokracisë, por është edhe një arsenal, për autokratët dhe kleptokratët që kërkojnë të shtrijnë ndikimin e tyre, dobësojnë demokracitë tona dhe të pasurohen vetë në llogari të qytetarëve tanë” ka shtuar diplomatja  për Evro-Azi.

Vizita e ndihës-sekretares Nuland në Maqedoni pasohet nga takimi i fundit i diplomatit të DASH-it-it Hoyt Yee në janar dhe viztës jo zyrtare të ish ndërmjetësit amerikan të MO-së James Perdey në muajin mars.

Gjatë vitit 2011 diplomati i lartë amerikan James Stainberg e vizitoi Ballkanin, ndërsa zv.presidenti Joe Biden gjatë këtij viti takoi liderët e Evropës Lindore. Ndërkaq Obama një muaj më parë ishte në Poloni për të risiguruar këtë shtet nga invadimi i mundshëm rus.

Prania amerikane në Adriatik, lidhet me politikat e zgjerimit rus në Evropë dhe strategjinë kineze të ndërtimit të porteve detare në Kroaci dhe Azi.Fuqizimi amerikan në Ballkan i ka hudhur poshtë zërat e skeptikëve se Uashingtoni është duke e reduktuar prezencen në Evropë dhe Ballkan.Nuland pas Shkupit viziton  Londrën  dhe  Brukselin për tu koordinuar para Samitit të NATO-s në shtator që do të mbahet në Britani.

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk