Data e sotme
March 21, 2019

Bojkoti nuk është mënyra më e mirë për pjesëmarrje në procese demokratike

Bashkimi Evropian (BE) mund të presë edhe më shumë se Maqedonia zgjidhjen për çështjen e emrit, por do të ishte mirë që ky kontest të zgjidhet më shpejtë me qëllim që vendi të ecë përpara. Këtë e deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Aivo Orav, në një intervistë ekskluzive për magazinën online Inbox7.mk. Ai poashtu përgjigjet edhe për zgjedhjet, raportin e radhës së KE-së, ardhmërinë evropiane të Maqedfonisë si dhe për ngjarje tjera aktuale

Inbox7: Ambasador, është kënaqësi të Ju kemi sot këtu me ne, mirë se erdhët! Tetori  do të arrij shumë shpejtë dhe me gjitha këto ndryshime nëpër të cilat tani kalon  Maqedonia, zgjedhje presidenciale dhe parlametare, a mund të presim një raport më të mirë nga Komisioni Evropian?

 

Orav: Si fillim, mirë se erdhët në Delegaconin e Bashkimit Evropian. Nuk mund të them me siguri se çka mund të presim, nëse raporti do të jetë më pozitiv apo më negativ, por unë mund të konfirmoj se raporti do të jetë shumë objektiv. Të paktën ne mundohemi të jemi sa më më objektivë që mundet. Ne e përgatisim këtë raport shumë herët. Fillojmë nga shtatori i vitit të kaluar kurse afati për të dorëzuar është shtatori i 2014-ës. Kështu që çdo gjë që vjen nga politikanët tuaj, ata në qeveri, nga opozita, shoqeria civile, gazetarët, institucionet publike, ne e shkruajmë në letër dhe e dërgojm tek Komisioni Evropian. Por, ajo që është shumë me rëndësi të thuhet është se ne e shkruajmë vetëm teknikisht, ndërsa jeni ju ata që faktikisht e shkruani raportin.

 

Inbox7: Të flasim për ardhmërinë evropiane. A mund të na jepni një përshkrim të shkurtër të beneficioneve që Maqedonia do t’i përfitoj si anëtare e BE-së? A mund të flasim për ëndrrën evropiane në një kohë kur skepticizmi ndaj BE-së është duke u rritur për shkak të procesit të tejzgjatur?

 

Orav: Është shumë e vërtetë që BE është akoma “ëndërr” për shumë shtete sepse ka shumë shtete pas dyerve të BE-së, të cilët në fakt po trokasin në dyert tona. Ne jemi të gatshëm të pranojmë antarë të rinjë dhe kjo është shumë e qartë sepse vetëm para gjysmë viti një shtet i ri iu bashkangjit BE-së, pra Kroacia. Tani Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe duket se edhe Shqipëria po ecë në rrugë të drejtë. Domethënë, kjo ëndërr evropiane po bëhet realitet. Pse duan shtetet të bëhen pjesë e BE-së? Parimisht, sepse duan të ndajnë vlera, demokraci, paqe. Këto janë gjërat kryesore se pse na duhet  BE.

 

Inbox7: Dialogu i aderimit në nivel të lartë duhet të ishtë një urrë lidhese drejt procesit të negociatave. Por ç’po bëhët me Kriteriet e Kopenhagës? Ku jemi me përmbushjen e reformave?

 

Orav: Këtu kemi disa pyetje në një pyetje. Ne e hapëm Dialogun për Aderim në Nivel të Lartë në vitin 2012, pra para dy viteve, dhe i njëjti u prit shumë mirë këtu në vend. Kishte edhe njerëz nëpër rrugë që flisnin për këtë dialog dhe kjo ishte një mundësi e mirë se si të ecim përpara, se si të motivojmë qeverinë t’i përmbush reformat. Në veçanti në ato sfera që kritikohen nga Raporti, si për shembull: sundimi i ligjit, pavarësi e mediave dhe lufta kundër korrupcionit. Për momentin, ne kemi kemi arritur disa objektiva dhe shpresojmë që ky dialog do të vazhdoj t’i identifikojë këto qëllime, të cilat duhet të arrihen. Por, ky dialog i lartë asnjëherë nuk është krijuar që t’i zavendësojë ngociatat. Negociatat ngelin negocaiata. Dialogu mund të ndihmojë që kur të vijë koha që shteti t’i fillojë negociatat ta ketë më të lehtë të ecë përpara. Mund të ndodhë që një ditë të hapet një kapitul dhe ditën tjetër po i njëjti të  mbyllet. Krieteret e Kopnehagës janë një ndër pikat më kyçe nëse Komisioni Evropian do të njohë shtetin si një shtet kandidat për BE. Përgjigjja ime do të ishte – po, sepse në tetor të vitit të  kaluar, kur BE-ja e prezantoi Raportin dhe rekomandimet për të filluar negociatat me shtetin tuaj, u bazua vetëm në përceptimin se vendit i duhen Krieteriet e Kopenhagës.

 

Inbox7: Edhe sa mund të presë BE-ja që problemi i emrit të zgjidhet? A domethënë  kjo se ne mund të ngelim përgjithmonë në procesin e Dialogut për Aderim në Nivel të Lartë nëse problemi i emrit nuk zgjedhet?

 

Orav: Ne kemi pritur njëjtë sa keni pritur dhe ju, por ne mund të presim akoma edhe më shumë. Unë personalisht do të isha shumë i lumtur nëse ky problem do të zgjidhej menjëherë që ne të ecim përpara. Por, normalisht ka shumë gjëra tjera që konsiderohen të rëndësishme, si marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe ato tre kriteret tjera që i theksova më lartë në kornizën e Dialogut për Aderim ne Nivel të Lartë, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupcionit dhe pavarsia e mediave.

 

Inbox7: Gjatë viteve të kaluara Delegacioni i Komisionit Evropian ka raportuar se Maqedonia nuk i shfrytëzon IPA fondet si duhet. A mund të themi që këtë vit diçka ka ndryshuar apo vazhdojmë të ballafaqohemi me të njëjtën situatë?

 

Orav: Ne punojmë në mënyre konstante në këtë drejtim me qëllim që IPA fondet, të cilat Bashkimi Evropian i jep për vendet aspirante, të përdoren 100 për qind. Por ky 100 për qind është vetëm qëllim. Asnjë vend që është pjesë e BE-së nuk i shfrytëzon 100 për qind paratë që i kanë në dispozicion në fondet strukturore. E njëjta ndodhë edhe me vendet kandidate. Ne mundohemi t’i ndihmojmë qeverisë t’i shfrytëzojë këto para sepse këto para janë këtu dhe detyra jonë është t’ju ndihmojmë vendeve që t’i shfrytëzojnë 100 për qind. Se pse i japim këto para, është poashtu shumë e qartë, sepse procesi i antarësimit është shumë i shtrejntë. Janë reformat që mbase nuk mund të plotësohen pa këtë ndihmë të huaj dhe kjo është arsyeja më kryesore se pse ne i japim këto para. Dhe normalisht, projektet më të dukshme janë infrastruktuara, projekte për autostradata etj. Një pjesë shumë e shtrejntë është ambienti dhe ne do të donim të shohëm një përdorim më të mirë të para evropiane për këtë çështje. Ka shumë projekte  tjera që financohen e që nuk janë shumë të dukshme, si forcimi i institucioneve publike apo forcimi i OJQ-ve.

 

Inbox7: Të ndrojmë temë, duke vazhduar të flasim rrteh Komisionit Evropain. Vetëm para disa ditëve KE-ja i vlerësoi qëndrimet e partisë shqipare në pushtet, BDI, për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Kjo parti fton votuesit për një bojkot ndaj votimeve për presidentin e ardhshëm. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje? A duhet të shqetësohemi nga mesazhe të këtilla politike? 

 

Orav: Në fakt, fjala bojkot është diçka që nuk duhet të përdoret në demokraci sepse politikanët duhet të implementojnë vullnetin e votuesve. Kur e them këtë nuk e kam fjalën për njërën apo partinë tjetër shqiptare, por për të gjitha partitë në qeveri dhe në opozitë. Mendoj se kjo mënyrë nuk është mënyra me e mirë për të marrë pjesë në procese demokratike.

 

Inbox7: Para disa muajve kishim protesta dhe revoltë qytetare në Turqi, ku ju keni qenë ambasador. Tani e freskët është gjendja me Ukrainën, me të cilën poashtu duhet të ballafaqohet BE-ja. A ka gjasa që trazira dhe revolucione si në Ukrainë të ndodhin edhe në Ballkan, përfshirë këtu edhe Maqedoninë? 

 

Orav: Është e vështirë të bëhen parashikime të këtilla sepse në fillim të vitit askush nuk mund të imagjinonte se çka do të bente Federata Ruse. Askush nuk e mendoi këtë as në ëndrrën më të keqe, por ja që tani kjo ëndërr e keqe u bë realitet. Pra, se çka mund të ndodhë këtu në Ballkan apo në pjesë tjera të Evropës vërtët nuk e di. Ne vetëm i ndjekim ndodhitë dhe normalisht që ne si BE mundohemi të punojmë sa më shumë që të parandajlojmë eskalimet e mundshme. Gjithsesi, këtu në vendin tuaj është shumë e rëndësishme të ketë unitet, mirëkuptim të përbashkët në mes partive, që BE dhe NATO të jenë qëllimet që vendi do t’i arrijë. Mendoj se ky unitet do të ndihmojë të ecim përpara. Poashtu, shoh se zhvillime dhe procese të njëjta ka edhe në vendet tjera të Ballkanit.

 

Inbox7: Cili do të ishte mesazhi juaj për qytetarët e Maqedonisë në drejtim të procesit integrues në BE?

 

Orav: Të bëhesh vend i BE-së nuk është aspak një proces i lehtë. Edhe unë vij nga një vend i vogël dhe neve në fillim na dukej sikur procesi i negociatave ishte i lehtë. Por,  bisedimet tona zgjatën shtatë vite. Prandaj, ju nuk duhet asnjëherë të dorëzoheni. Është shumë e rëndësishme të punoni drejt BE-së dhe kjo ndihmon shtetin të reformohet, të bëhët më demokratik. Kjo është diçka që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët.

bajrami@inbox7.mk