Data e sotme
August 23, 2019

Protestat – porositë dhe rreziku që bartin

Profesori i shkencave politike në Universitetin Graz, Vjenë, Florian Bieber, është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit. Ai thekson se kriza ka një dimesion më të gjerë sesa ai etnik, me çrast shumë maqedonas etnik gjithashtu ndjehen të përjashtuar nga shteti, njëjtë si shqiptarët

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Shkalla e lartë e papunësisë, pakënaqësia nga përfaqësimi politik i shqiptarëve në institucione, mungesa e investimeve në rajonet e tyre, mungesa e implementimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe mungesa e besimit në gjykata dhe institucione shtetërore janë arsyet kryesore të protestave. Këtë e konstatojnë ekspertët dhe njohësit e rrethanave në Maqedoni, të cilët theksojnë se “Monstra” ishte vetëm një shkak për shprehjen e pakënaqësive të përgjithshme.

Protestat e fundit në Maqedoni u përhapën edhe në qytetet tjera të Ballkanit të banuara me shqiptarë. Protesta paralale organizohen edhe nëpër kryeqytete të rendësishme të Evropës, SHBA-së dhe vendeve tjera ku janë të përqëndruar mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë.

Dy protestat e para të organizuar në Shkup kanë rezultuar me demolim të objekteve shtetrore dhe me disa të lënduar, si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga ana e policëve. Protesta e fundit, ku një numër i madh protestues morën pjesë, kaloi pa asnjë incident dhe ato përfunduan të qeta.

Por, a çojnë këto protesta drejt një përshkallëzimi më të madh të situates?  Pse shqiptarët protestojnë kur kanë përfaqësues legjitim në të gjitha instutucionet shtetërore e publike si dhe parti të mandatuar në zgjedhje që t’i përfaqësojë në qeveri dhe parlament?

florian bieber

Florian Bieber: Protestat kanë dimension më të gjere se ai etnik

Profesori i shkencave politike në Universitetin Graz, Vjenë, Florian Bieber, është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit. Ai, në një deklaratë të dhënë për INBOX7, tha se këto protesta janë vetëm fillimi i shprehjes së pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë në raport me ngecjet në implementimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo ndodh si pasojë e kombinimit të dominimit ekskluziv dhe nacionalist të imazhit urban në Shkup nga njëra parti si dhe qëndrimi i saj për të kaluarën dhe angazhimi i dobët i qeverisë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, tha Bieber.

Megjithatë, ai thekson se kriza ka një dimesion më të gjerë sesa ai etnik.

“Shumë maqedonas gjithashtu ndjehen të përjashtuar nga shteti, njëjtë si shqiptarët. Por, ato kanë qenë më pak të suksesshme në organizimet dhe mobilizimet e tyre për të reaguar”, shtoi Bieber.

Analisti Ramadan Ramadani tha se këto protesta do të shkojnë në profilizim të kërkesave për shtet të së drejtës dhe kundër diskriminimt politik.

“Një gjë e tillë do të zhvillohet në kahje ndaj shtetit ku me rëndësi do jetë edhe fakti nëse shqiptarët do arrijnë ti kyçin edhe të tjerët – maqedonasit dhe opozitën, të cilët poashtu kanë probleme esenciale me uzurpimin e shtetit në duar dhe në dobi vetëm të një partie politike”, tha Ramadani.

Ilir Kalemaj: Shqiptarët e kanë humbur besimin në institucione

Ilir Kalemaj: Shqiptarët e kanë humbur besimin në institucione

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni do të vazhdojnë të profilizojnë momente të reja politike, që më shumë do të jenë të stimuluar nga faktori politik në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, të cilët në këtë rast dëshmuan se janë afër shqiptarëve të Maqedonisë.

Ilir Kalemaj, ligjerues në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, u shpreh për Inbox7 që protestat në Maqedoni përtej çdolloj instrumentalizimi apo tentative për t`i mveshur karakteristika religjioze e kështu me rradhë, kanë shprehjen e së drejtës qytetare për të kërkuar të drejtat dhe liritë themelore.

“Mendoj që rastet e Sopotit, Monstrës etj,  kanë treguar që shqiptarët e kanë humbur besimin te një drejtesi e anëshme që synon ti ndëshkojë mbi baza etnike dhe religjioze dhe jo mbi baza provash te dokumentuara”, deklaroi Kalemaj.

Ndërkaq, proferosi nga Vjena, Bieber tha se një nga tragjeditë e këtyre protetestave është se këto i ndajnë shqiptarët dhe maqedonasit.

“Në këtë mënyrë dobësohet sfida ndaj qeverisë, e cila është bërë gjithnjë e më autoritare gjatë viteve të fundit”, shton ai.

Ramadan Ramadani: me rëndësi do jetë edhe fakti nëse shqiptarët do arrijnë ti kyçin edhe të tjerët - maqedonasit dhe opozitën, të cilët poashtu kanë probleme esenciale me uzurpimin e shtetit

Ramadan Ramadani: me rëndësi do jetë edhe fakti nëse shqiptarët do arrijnë ti kyçin edhe të tjerët – maqedonasit dhe opozitën, të cilët poashtu kanë probleme esenciale me uzurpimin e shtetit

Bieber hedh një hap më tutje duke u shprehur se “fajtori kryesorë për këto pakënaqësi tek popullata shqiptare është Bashkimi Demokratik pëe Integrim”. Sipas tij, kjo parti që është tash sa vite në pushtet dhe se gjatë kësaj periudhe vetëm i kontrollon shqiptarët dhe nuk bën asgje tjetër.

“Në shumë aspekte konteksti na përkujtojn 2001-in me qasjen “ndaj dhe sundo” të qeverisë. Këtu partia shqiptare duket sikur merr pjesë në qeveri vetëm për shkak se i konvenon të ushtrojë kontroll mbi shqiptarët”, thotë Bieber.

Nëse këto protesta përmbajnë rrezikun për eskalim në ndonjë konfilkt eventual brenda vendit, Bieber thotë që nuk beson në një gjë të këtillë sepse faktori ndërkombëtarë nuk do ta lejojë atë.

“Nuk ka hapsirë për një forcë rebele e cila do të fillojë një dhunë, siç ishte rasi i 2001”, tha Bieber duke shtuar se këtë e bazonn në faktin se tani Kosova është e pavarur dhe faktori ndërkombëtar dëshron të vendosë paqe në Ballkan.

Por, Bieber vlerësoi se protestat e vazhdueshme mund të çojnë vendin në një nivel të ulët të konfliktit, i cili mund të jetë edhe më i rezikshme për natyrën e shoqërisë dhe mund të polarizojnë komunitetet.

Adriatik Kelmendi, është kryeredaktor në KTV të Kosovës dhe autor i emisionit të popullarizuar “Rubikon”. Qëndrimi i tij është se çështja e shqiptarëve në Maqedoni është çeshtje politike dhe si e tillë do trajtuar.

“Kjo çështje duhet trajtuar në mënyrë serioze nga subjektet politike që përfaqesojnë interesat e qytetareve shqiptarë atje”, shtoi Kelmendi.

Adriatik Kelmendi: Shqiptarët në Maqedoni janë edhe në institucione dhe aty duhet adresuar betejat e mëdha

Adriatik Kelmendi: Shqiptarët në Maqedoni janë edhe në institucione dhe aty duhet adresuar betejat e mëdha

Ai nënvizoi se “shqiptarët në Maqedoni janë edhe në institucione dhe aty duhet adresuar betejat e mëdha, paralelisht me protesten”.

Kelmendi vlerësoi se në këtë rast duhet të regojnë edhe qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim që  sa më shpejtë të ndërptiten manipulimet e qeverisë me shqiptarët e Maqedonisë.

“Jam PO për protesta, por mbi të gjitha jam PO për një rol politik më aktiv të shqiptarëve ne Maqedoni”, nënvizon Kelmendi.

Kalemaj, ndërkaq, thotë se “shqiptarët kërkojnë respektimin e Marrëveshjes së Ohrit në të gjithë kompenentet e saj ku perfshihen përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqesimi adekuat në administratë dhe administrimi korrekt i drejtësisë”.

“Shteti i së drejtës është alfa dhe omega e demokracisë liberale dhe shqiptarëve duhet t`u njihet e drejta për procese gjyqesore të rregullta dhe të barazvlefshme me ato të pjesës tjetër të popullsisë në Maqedoni”, shton Kalemaj për ndodhitë e fundit në Maqedoni.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, gjatë paraqitjes së fundit në televizionin public të vendit MTV – programi në gjuhën shqipe, ka thënë se protestat nuk shkojnë në favor as të maqedonasve e as të shqiptarëve.

qeveri aa ng mth

Gruevski, Ahmeti dhe Thaçi kanë bërë thirrje për protesta pa dhunë

“Njerëzit e tillë që e bëjnë këtë sigurisht se nuk punojnë për interest e maqedonasve, por as edhe të shqiptarëve, por edhe as edhe për interest e të gjithë të tjerëve që jetojnë në Maqedoni. Ata as që edhe punojnë në interes të krishterëve apo myslimanëve. Ata po vazhdojnë axhendën e tyre. Sido që të jetë, ne si shtet, si institucione kemi kapacitet për t`u ballafaquar me këta apo edhe me situata të tjera”, ka theksuar Gruevski.

BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, ndërkohë, kanë dalë me kumtesa të ndara por gati identike ku bëjnë thirrje për protesta të qeta dhe pa përdorim të dhunës.

 

ceka@inbox7.mk