Data e sotme
December 5, 2019

Banesat më të shtrenjta në Shkup dhe në Shtip, ndërsa më të lira në Kumanovë

Sa vite nga jeta punuese duhet të harxhojë punëtori maqedonas që të blejë banesë prej 50 metra katrorë, ka analizuar Inbox7. Banorët e Shtipit shumë më vështirë do të vijnë deri te banesa se qytetarët e Shkupit, pasi çmimi në qendër të qytetit u ngjit në më se 1000 euro për metër katror

Рunëtori me rrogë mesatere për banesë të re prej 50 metra katrorë në Shtip duhet të punojë 17 vite dhe 9 muaj, në Ohër 14 vite, Shkup 12 vite e 5 muaj, në Strumicë 11 vite, ndërsa në Manastir 10 vite dhe 7 muaj. Në këto konkluzione erdhi Inbox7 në hulumtimin që e realizuam në 7 qytete të vendit. I analizuam çmimet e banesave në Shtip, Ohër, Shkup, Strumicë, Kavadar, Manastir, Kumanovë dhe fuqinë blerëse të qytetarëve me rrogë mesatare.

Çmime të këtilla të banesave nuk ka as në Beograd, ka komentuar Goran Apostolov, duke dalë nga agjencia për patundshmëri në Shtip.

stip-690x459

Dua të blej banesë prej 50 metra katrorë dhe më kërkojnë 55.000 euro. Jetoj në shtëpi të vjetër, jemi 6 anëtarë në familje. Tashmë një kohë të gjatë dua të blej banesë në qendër të qytetit, por tani për tani është shumë shtrenjtë për mua“, ankohet Apostolov.

Ai dhe bashkëshortja janë të punësuar në konfeksion dhe marrin rrogë rreth 15.000 denarë.

Këto çmime i konfirmojnë edhe nga agjencioni për patundshmëri Florida Impeks nga Shtipi.

Çmimi mesatar i ndërtesave të reja në qendër të Shtipit lëviz nga 1.000 euro për metër katror, varësiaht nga madhësia e banesës , thotëSonja Katarova nga „Florida Impeks“.

Ajo shton se në rajonin lindor, banesa të reja shiten në Koçani, Vinicë dhe Berovë, por atje çmimet janë nga 600-700 euro për metër katror.

PërDragan Ristov, person për marrëdhënie me opinionin në Komunën e Shtipit, shkaqet për çmimet e larta qëndrojnë në zhvillimin e qytetit, i cili në perspektivë duhet të bëhet qendër rajonale e Maqedonisë lindore.

dragan-ristov-vostip

Në Shtip janë vendosur disa institucione rajonale si Universiteti Goce Delçev, Spitali Klinik, Gjykata e Apelit, kazerma, zona e lirë ekonomike ku tani punojnë punëtorë nga Maqedonia lindore dhe vetë kjo tërheq edhe zgjërimin e qytetit , thotë Ristov.

 

 

 

Për banesë të tillë të njëjtë me 50 metra katrorë në qendër të qytetot, më lirë do të kalojnë banorët e Kumanovës. Punëtori me rrogë mesatare atje duhet të punojë 9 vite dhe 10 muaj që të paguajë një banesë.

Koha e pagesës për banesë të re prej 50 metra katrorë në qendër të qytetit

Qyteti Rroga mesatare (den) Çmimi i banesës (euro) Koha e pagesës
Shtip 15.131 52.500 17 vitee 9 muaj
Оhër 18.500 50.000 13 vitee10 muaj
Shkup 24.700 60.000 12 vitee 5 muaj
Strumicë 16.200 35.000 11 vite
Manastir 19.300 40.000 10 vitee 7 muaj
Каvadarci 16.100 33.000 10 vitee 5 muaj
Кumanovë 17.000 33.000 9 vitee 10 muaj
Маqedonia 20.847 43.000 10 vitee 6 muaj

 

Burimet:

-Enti shtetëror i statistikës

-Agjencioni për patundshmëri Florida Impeks nga Shtipi.

-Agjencioni për patundshmëriKapital Ohër

– Agjencioni për patundshmëri Аtlas 2002 Shkup

– Agjencioni për patundshmëri Меgja Strumicë

– Agjencioni për patundshmëri Strelec Manastir

-Agjencioni për patundshmëriЈаta Kavadarci

-Agjencioni për patundshmëri Premium Luks Kumanovë

 

Mërgimatarët blejnë dhe paguajnë me para në dorë

 

Pagesa e banesave në vend më shpesh është me para në dorë. Klientët që i blejnë banesat janë njerëz tanë nga jashtë.

Më shpesh blerësit e banesave janë klientë nga pjesët tjera të Maqedonisë ose mërgimtarët tanë me qëllim të kenë vend të vetin për relaksim dhe pushim ose vedn jetese pas pensionimit. Pasojnë banorët e Ohrot që blejnë banesa për jetesë , thotëNatasha Spaseska Cvetkoska nga Agjencioni për patundshmëriKapital në Ohër.

Edhe në Kumanovë i fërkojnë duart nga mërgimtarët. Atje ka dy agjencione për patundshmëri dhe myshterinj më të shpeshtë janë të kthyerit nga rajonet e krizës.

viktor velickovski

Viktor Veliçkovski

Blerës kryesorë të banesave në Kumanovë janë punëtorët tanë në Irak dhe Avganistan. Ata vijnë këtu dhe paguajnë me para në dorë “, thotë Viktor Veliçkovski nga agjencioni për patundshmëri Premium Luks “.

Në Kumanovl ka rreth 6.000 persona të kthyer nga rajonet e krizës në Afrikë dhe Azi, por ata kryesisht blejnë shtëpi, për këtë shkak në Kumanovë ka një vendbanim të tërë që quhet Avganistanka, thotë Aleksandar Denkovski.

Për dallim nga Ohri dhe Kumanova, në Gjevgjeli blerësit më të shpeshtë janë banorët lokalë, thotë Аndon Haxhi Nikollov, pronar i agjencionit për patundshmëri „Devomak“.

Kryesisht, blerësit e banesave janë bashkëqytetarët tanë. Edhepse është vend kufitar, megjithatë tash për tash fqinjët grekë nuk kanë interes për patundshmëri në Gjevgjeli, thotë Haxhi- Nikollov.

 

Për banesë me kredi, ktheni dyfish më shumë  

Për ata që nuk kanë para që ta paguajnë baneseën me para në dorë, ka dy opsione që ta paguajnë banesën, e para është përmes bankës, ku kamatat lëvizin nga 4,75%në Ohridska Banka, deri  11, 25% në Sparkasse Banka.

PërGjorgji Jordanovskin ky ka qenë opsioni i vetëm që të arrijë deri te banesa për atë në Shkup.

Bleva banesë në vendbanimin Gjorçe Petrov me kredi. Këtë e kisha opsion më të mirë. Në vend që të paguaj qira, unë do të paguaj këste mujore dhe pas 20 viteve do ta kem vendbanimin tim “, thotë Jordanovski.

Ai shton se banka nga ku e ka marrë kredinë nuk ka pasur kontratë me shtetin dhe nuk ka mundur të aplikojë për projektin  „Blej shtëpi, blej banesë“.

kupikukakupistan

Më shumë fat ka pasur një manastiras, i cili dëshiroi të mbetet anonim. Ai ka aplikuar ndër të parët për banesë nga ky projekt dhe duke i falënderuar solvencës së mirë të rrogës që e ka pasur me bashkëshorten, i ka përmbushur kushtet që kërkohen nga projekti për subvencionimin e banesave nga shteti.

Nëpërmjet  „Blej shtëpi, blej banesë“morra banesë prej 40 metra katrorë në Manastir për 28.000 euro. Nga shteti kemi subvencion në 5 vitet e para, na mbulon gjysmën e këstit mujor. Kësti im mujor është rreth 9.000 denarë. Gjithsejt shteti, për 5 vite, do më japë subvencion prej rreth 4.000 euro ose 10 % të vlerës së banesës dhe kamatave, thotë burimi ynë.

Përndryshe, sipas përllogaritjeve të bashkëbiseduesve tanë, nëse merrni kredi në 20 vite do të duhet të ktheni dyfish më shumë para për banesën nga shuma që e keni marrë gjatë blerjes së banesës.

 

Pak njerëz përfituan nga projekti  „Blej shtëpi, blej banesë

Tani për tani nuk dihet se sa qytetarë i kanë shfrytëzuar subvencionet shtetërore nga projekti  „Blej shtëpi, blej banesë“. Nga Ministria e financave kërkuam përgjigje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk morrëm të dhënat.

Në agjencionet për patundshmëri nëpër vend thuan se interesi në fillim ka qenë i madh, por kushtet e përcaktuara i kanë penguar shumë të rinj që të vijnë deri në vendbanim për ta.

Për projektinBlej shtëpi, blej banesë“, kishte interes nga të rinjtë, por ata nuk mundeshin ti përmbushin kushtet që i kërkonin Qeveria dhe bankat. Përmes agjencionit tonë u shitën vetëm dy banesa , thotë  Snezhana Nasteska, pronare e „Strelec“ nga Manastiri.

Ngjashëm na u përgjigjën edhe nëpër agjencitë e patundshmërive nga Shkupi.

 

Përmes agjencionit tonëpatundshmëri kanë blerë vetëm 2 deri 3 familje dhe zakonisht ata blejnë në vendbanimet periferike ku metri i katrorit është më i lirë dhe ku mund ti përmbushin kushtet e përcaktuara për banesë të këtillë “, thotë Zlatko Gornjevski nga agjencioni për patundshmëri  „Аtlas 2002“ në Shkup.

Nga agjencionet për patundshmëri që i kontaktuam, më shumë banesa të shitura përmes këtij projekti ka nëpërmjet „Devomak“ nga Gjevgjelia  – katër, dhe asnjë në Kumanovë.

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com