Data e sotme
July 22, 2019

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të padukshme në fushatë

Në fillim të vitit me miratimin e ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor dukej se nuk do të ketë të pakënaqur. Fushata tregon se ndryshimet nuk janë të mjaftueshme dhe realisht të dukshme

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Ngjyra në gishtin të djathtë tregues, me të cilën do të ngjyrosen votuesit të dielën, mbase do të rezultojë gjëra më e dukshme nga ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

Ndryshimet janë miratuar kah fundi i janarit  të këtij viti. Me ato ndryshime përfshihen vërejtjet kryesore përveç ndryshimeve në sistemin zgjedhor për votim dhe shpërndarje të mandateve të diasporës, me çka partitë nuk arritën marrëveshje dhe kanë rënë dakord që ta zgjidhin para zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Shkurt, partitë kanë rënë dakord që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre që mos të fillohet me ndërtime të reja, mos të bëhen pagesa të jashtëzakonshme të qytetarëve, të mos paguhen subvencione që nuk janë të rregullta, të ketë kontrolle më të rrepta të listës së zgjedhësve, pastaj janë marr vesh edhe për disa masa që duhet të kenë mundësi të barabartë të paraqiten në shërbimin  e radiodifuzionit, ndërsa janë kufizuar dhe donacionet për kampanjën zgjedhore.

Mirëpo, ata që ndjekin procesin zgjedhor mendojnë se këto ndryshime nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha.

Mitko Gadjovski

Mitko Gaxhovski

“Kemi një hap përpara, por është shumë larg asaj që është e nevojshme”, mendon politologu nga FON Universiteti, Mitko Gaxhoski.

Ligj ideal i pamundshëm

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar përsëri deri në ditën e votimit opinioni ishte dëshmitar i vënies së gurëthemeleve të shkollave, sallave sportive,urave etj. Tani kjo nuk është rast për arsye se dënimet janë të mëdha, por Gaxhoski thotë se gjenden mënyra që nuk janë të ndaluara që të bëhen promovime të tilla.

“P.sh. nga aspekti teknik nuk kemi predispozitë ligjore me çka ndalohet paraqitja e funksionarëve në projektet që janë në rrjedhë dhe ajo shfrytëzohet për shmangien e ndryshimeve të miratuara në kodin zgjedhor”, konstaton Gaxhoski.

Në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale që u mbajtën në mars të vitit të kaluar janë theksuar se “edhe pse zhvillohej fushatë aktive, njëanshmëria dhe mbulimi partiak nga ana e mediumeve, përzierja e aktiviteteve partiake dhe ato qeveritare jo gjithmonë mundësoi  hapësirë  për garë të barabartë mes kandidatëve”.

“Mendoj se asnjëherë nuk mund të pritet ndarje ideale. Nga ndryshimet e miratuara në shërbimin  publik shihen ndryshime meqë hapësirë më të madhe i sigurohet opozitës, ndërsa në pjesën më të madhe mediumet private përsëri ndjeheshin të anuara kah partia në pushtet”, thotë profesori Rizvan Sulejmani.

Ndërsa Gaxhoski mendon se dallimet mes shtetit dhe partisë nuk janë krejtësisht të qarta.

-Pjesëmarrja e funksionarëve në  fushatën zgjedhore ende nuk lejon ndarje të qartë mes aktiviteteve të funksionarëve dhe partive. Është krijuar një ndarje, por ajo nuk është deri në fund e qartë thotë Gaxhoski.

Pas zgjedhjeve përsëri zgjedhje

Analistët konsiderojnë se me siguri edhe pas këtyre zgjedhjeve do të imponohet nevoja për ndryshime të reja  të procesit.

“Do të jetë e nevojshme më së paku në pjesën e ndarjes së dallimeve mes aktiviteteve partiake dhe atyre funksionare, ndërsa me çdo ndryshime të mëtutjeshme mendoj se më shumë do të përcaktohen kompetencat e pjesëmarrësve në zgjedhje. Mendoj se duhet të rriten dënimet, por edhe të zbatohet ligji dhe për ata të cilët do ta shkelin ligjin gjatë gjithë procesit zgjedhor meqë se deri tani numri më i madhe i rasteve janë të sanksionuara rastet që kanë ndodhur ditën e zgjedhjeve”, thotë Gaxhovski.

Edhe pse ligjet që i rregullojnë zgjedhjet edhe deri tani janë ndërruar pas zgjedhjeve.

Edhe pas ndryshimeve të fundit, që kur u bë e qartë se bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare do të votohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku opozita përsëri kërkoj ndryshime të kodit zgjedhor meqë këto ndryshime janë miratuar para se të dihet se zgjedhjet do të jenë të dyfishta. Nga LSDM-ja atëherë u kërkua që të zgjidhet problemi me të dy afatet e ndryshme për mbyllje të listës zgjedhore, zgjidhje ligjore për problemin e respektimit të afateve për kampanjën parazgjedhore dhe çështja e paraqitjeve në mediume, por ministri i drejtësisë Blerim Bexheti refuzoi intervenime të mundshme të ligjeve dhe punën ia kaloi Komisionit Shtetërorë Zgjedhor.

Cilat janë ndryshimet të rëndësishme?

  • Donacionet nga personat juridik nuk mund të jenë më të mëdha se 50.000 euro.

  • Ngjyrë e dukshme për shënimin e votueseve.

  • Ndërrimi i përbërjes së Këshillit votues në përfaqësitë diplomatike-konsullore ku kryetari i atij këshilli zgjidhet nga diplomatët, ndërsa zëvendësi dhe anëtarët nga radhët e administratës dhe partitë.

  • Ndalimi i ndërtimeve,  vendosja e gurëthemeleve, lëshimi në përdorim të objekteve të ndërtuara me mjete buxhetore.

  • Të ndalohet kryerja e pagesave rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa të tjera nga mjetet buxhetore, ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore.

  • Të ndalohet pagesa e subvencioneve që nuk janë pagesa të rregullta mujore.

  • MPB-ja duhet të bën azhurnimin e listës zgjedhore katër herë në vit dhe të krijoj listë të veçantë për njerëzit që në ditën e zgjedhjeve janë jashtë shtetit.

  • RTM-ja  gjatë kohës së  fushatës zgjedhore të siguroj një të tretën të rasteve nga vendi, një e treta të rasteve nga Qeveria dhe një e treta të rasteve nga opozita.

  • Kanali i Kuvendit të siguroj reklamim pa pagesë nga tri orë për opozitën dhe për partitë në pushtet.

Kodi Zgjedhor aktual është miratuar në vitin 2006, ndërsa ndryshimet e para janë miratuar pas zgjedhjeve të vitit 2008, kur edhe u përfshinë edhe zgjedhjet në diasporë

ODIHR-ja në vlerësimin e parë për fushatën e dhënë javën e kaluar thotë se ka përparim në ndryshimet që duhet të sigurojnë ndarjen e shtetit nga partia, por si të diskutueshme i vlerësoi definimin restriktiv dhe kohëzgjatjen e  fushatës zgjedhore, numri jo i njëjtë i zgjedhësve në vend dhe diasporë, pragu i lartë prej 50% për fitim në rrethin e parë dhe 40% në rrethin e dytë për fitore për zgjedhjet presidenciale dhe mosekzistimi i revizionit dhe sanksionimi i raporteve të partive politike.

Ato vlerësojnë se disa herë anëtarët e KShZ-së kanë votuar në baza të linjës partiake. Sipas tyre gjithë kandidatët dhe partitë kanë thyer afatet parazgjedhore.

dimeska@inbox7.mk