Data e sotme
December 12, 2019

МЕRKEL + NJULAND = NDRYSHIM…? (Burza ndërkombëtare 5)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Formula nuk është e re, dhe as intereset e lojtarëve të mëdhenj botërorë, ndërmjetësimin e të cilëve vazhdimisht e dëshiron pushteti në Maqedoni, tashmë një vit. Barazimi është spektër nga efektet e pritura nga angazhimi i Uashingtonit dhe Berlinit.  Sondazhi i tyre përmban edhe dilema se deri ku është i përgatitur Gruevski për kompromis me Greqinë dhe si ai do kishte menaxhuar me zgjidhjen eventuale e cila me siguri do të përfshijë së paku, ndryshime në referencë, por edhe ndryshim të emrit, në pako më të gjërë të stabilizimit të rajonit. Në të dy qendrat e fuqisë, është e njohur lidhja emocionale e liderit të koalicionit qeverisës me Maqedonasit, jo vetëm votues të tij. Prandaj edhe kujdesi i mysafires nga Uashingtoni në dozën e komplimenteve të zgjedhura për kontributin aktiv të Maqedonisë së vogël në operacionet e mëdha paqësore të NATO-s.

Dinamika e reaksioneve të orkestruara, mu para ardhjes së Nimicit, posaçërisht eksponimi i Gjermanisë që të mendojë për zgjedhjet rreth kontestit të emrit, është përkushtim që është identik me strategjinë amerikane para Samitit në Bukuresht. Atëherë, Kryetari amerikan nuk ia doli në negociatat me bërthamën pro-greke në UE dhe vetoja e Greqisë u bë më e fortë. Që atëherë as qeveritë në Athinë, dhe as kredibiliteti politiko-financiar i Greqisë nuk e kanë fuqinë e politikës ose-ose për çka ka ndikim varshmëria e saj nga garancitë kreditore të Gjermanisë.

Pushteti gjerman, nën udhëheqjen e Merkelit, nuk e ka guximin amerikan që ta pranojnë emrin Maqedoni, siç e bëri këtë administrata e Bushit, edhepse deputetët e Bundestagut inicuan iniciativë të ngjashme (rezolutë) që mundej të jetë bazë për vendim identik të Berlinit. Kur vendi më i fuqishëm në Botë, në një frymë dhe nga një vend, do të dërgojë dijagnozë të pazakonshme se kontesti greko-maqedonas paraqet barrë për Evropën, kjo edne nuk do të thotë se zgjidhja është në horizont. Por është e pakontestueshme se vetëm për disa muaj Kancelarja drejtpërdrejtë është informuar edhe nga Nimici për rrjedhën e negociatave dhe zgjidhjet e saj të fundit dhe me siguri themelore për kontestin rreth emrit.

Në mandatin e tretë të Merkelit, me kalicion të gjërë, është gjithnjë e më evidente se Gjermania i merr instrumentet e sponzorit dhe rregullatorit të marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, ai interes fillon të thellohet dhe të lidhet me Kosovën. Mëtej pasoi menaxhimi me strukturat ushtarako- zbuluese të UÇK-së, në kushte kur në Tetovë ishte e lokalizuar përbërja mobile e Bundeswehr-it. Qasja mistike e një planit të shërbimeve gjermane me 8 pika për zhvillimin e krizës etnike në Maqedoni, mori vërtetimin për ekzistimin përmes vlerësimit se veprimet ushtarake do të fillojnë dhe do mbarojnë te Kalaja e Tetovës, jo më gjatë se 6 deri 8 muaj.

Маqedonia nuk është e rrezikshme si bazë e terrorizmit religjioz, por me siguri si urë për tranzit të fundamentalistëve religjiozë që kanë bazat e tyre në getot e shumënumërta të (vetë) izoluara të Turqve dhe Arabëve në Gjermani.

Nevoja për siguri energjetike në planin ndërkombëtar është evidente më shumë se kurrdoherë. Kjo varet edhe nga strategjia efikase për mbrojtje të infrastrukturës kritike( MIK) e cila mund të sigurohet në mënyrë të centralizuar…para kërcënimeve komplekse dhe dinamike.

Ky vlerësim është kumtuar nga prof. Metodi Haxhi janev në gazetën Mendimi Politik në vitin 2011, që bashkëfinansohet pikërisht nga fondacioni Konrad Adenauer në Shkup.

Globalisht, Berlini nuk ka hequr dorë nga mbrojtja e korridoreve europiane 8 dhe 10, për të cilët te një pjesë e gjermanëve ende ekzistojnë edhe lidhje emotivo-historike. Por këtu përfshihen edhe format më bashkëkohore të rrjetëzimit të kapaciteteve energjetike, nga baseni serb TE-KO, gazsjellësit dhe eko-energjia deri te shpërngulja e kapaciteteve të rëndësishme industriale të kompanive multinacionale gjermane në zonat ekonomike maqedonase, me fuqi të lirë punëtore nga Maqedonia. Politikat e sotme të mbrojtjes së interesave ekonomike, qeveria gjermane dhe kompanitë i përpilojnë gjatë plasmaneve të tyre eksportues ose investues përmes sistemit të Hermes- sigurimeve. Ata janë aranzhmane të shtrenjta, por garantues të sigurtë të penetrimit bashkëkohor të interesave të saj gjeostrategjike.

„Еvropa është para ndryshimit dramatik të pozitës së saj në Botë për të cilën forcat demokratike deri tani nuk dhanë spjegim as kuptim dhe as zgjidhje, për daliim nga e djathta ekstreme. Pastaj suksesi zgjedhor i së djathtës ekstreme, të forcave raciste dhe populiste i dedikohet faktit se ata gjetën vende të reja ku të shprehen, andaj i morrën votat e ekstremistëve dhe antidemokratëve “. Ky është vlerësimi më i ri i Benjamin Abtan, nga Lëvizja Europiane antiraciste.

Për një shtet në të cilin nj autostradë nuk është garanci për situatën e saj, sigurisht që ombrella mbrojtëse e NATO-s është sinjla jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e brendshme të Maqedonisë. Nëse Gruevski e ka lexuar senzitivitetin e konflikteve aktuale në Evropë, atëherë do të detyrohet të bëjë kompromis, shumë më kompleks se zgjedhjet rreth emrit.

Nga marrja e qeverisë, kryesuesit e VMRO-DPMNE-së e krijuan aurën se demokrishterët gjermanë janë bashkëmendimnarët e tyre partiakë dhe ideologjikë, dhe fondacioni „Коnrad Adenauer “, i emërtuar sipas Kancelarit të parë të Gjermanisë së rimëkëmbur, edukues i zellshëm i kuadrove në të cilët sot mbështetet kryeministri Gruevski. Mbeti e pavërtetuar, por edhe e pademantuar informata, se nëpërmjet këtij fondacioni janë ndërtuar bazat e marrëdhënieve agresive politike me opinionin të qeverisë maqedonase.

Кur do të bëhet kryqëzimi i lëvizjeve globale, intereset gjermano- amerikane në mikro-kozmosin e vogël të populizmit dhe nacionalizmit maqedonas, interesimi dhe përfshirja e Kancelares Merkel për lehtësimin e Evropës nga kontesti greko-maqedonas, ia ngushton hapësirën manovruese kryeministrit Gruevski. Ndoshta edhe për shkak të informatave të ndjeshme të NSA-së tejet sekrete të SHBA-ve, ndjekja e komunikacioneve e së cilës i përfshin edhe rrjedhat e dyshimta financiare por edhe aranzhmanet kreditore- ekonomike që prekin nga dhe prej Shkupit.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)