Data e sotme
December 12, 2019

CECA(MANIA) – POLITIKA PROVINCIALE E PATRIOTËVE (Burza sociale 4)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Svetlana Razhnjatoviq është bashkëshorte e Arkanit- likuiduesit të njohur të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, por edhe partner biznesi i një pjesës së oligarkëve tranzicionalë maqedonas. Ai ishte dora e zgjatur deri te nëntoka kriminale serbe në kohën e bllokadave drejt Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo ish-pronare e KF Obiliq është dyshuar dhe dënuar për transferta ilegale futbollistike në Serbi, me klone drejt klaneve. Mbretëresha e nacionalizmit të estradës nga koha e Millosheviqit dhe pas tijë ajo është (stër)paguar edhe në estradën më të re provinciale maqedonase.  Dhe atë në kohën e sundimit të VMRO-DPMNE-së, mbrojtësve të identitetit dhe vetëdijes maqedonase.

Nga një herë në vit, Ceca i rrotullon Shkupin, Prilepin, Kumanovën, në vigjilje të Shën Ilisë, dhe për Ilinden do të jetë edhe në Ohër. Pikërisht si kontrapunkt i opusit të begatshëm dhe të kultivuar programor të Verës kulturore të Ohrit, me mega—yjet e skenës klasike muzikore të Botës. A mund të mendoni një koncert të saj në Lojërat verore të Dubrovnikut? Vallë sllovenët janë të paaftë që ta pranojnë, por megjithatë, në Ljubljanë, u mbajt koncerti i Vllatko Stefanovskit me Filharmoninë e Ljubljanës. Deri kur do të jemi robër të rezistencës ndaj estradës më të pasur dhe estetikisht gjithnjë e më të zhvilluar të Bullgarisë dhe Shqipërisë?

Ceca ka paramenduar se duhet të këndojë në festën kombëtare të Maqedonisë. Ka pasur turistë serbë, kinse ata do ta kishin dëgjuar Cecën për herë të parë në Ohër, pas koncerteve të saj në Beograd ose koncertit të dështuar në Budva?! Por nuk është as në Novi Sad, në Vojvodinën autonome, ku mjedisi urban ia doli që gruas së Arkanit mos ti lejohet koncert. Kjo logjikë e pushtetit në Ohër që të lidhet me turistët serbë është nënçmim i nivelit kulturor, edukatës muzikore dhe estetikës së këtyre turistëve. Performanca e saj do të kishte ekuivalencë rajonale sikur me logjikën e këtillë do ti prisnim performacat e pop dhe folk- yjeve të njohura nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe jo vetëm përgjatë festivalit folklorik të Ohrit. Të rinjve, të cilët e okupojnë Ohrin në kulmin e sezonës dhe zbaviten me ahengje me di-xhej, ua ofrojmë Cecën dhe dekoltenë e saj.

Таmam.

Ceca(izimi) i provincës serbe të turbo-folkut stimulohet me mbështetje masovike mediatike të televizoneve komerciale maqedonase nën ndikim direkt të kryeministrit Gruevski dhe shtabit të tij partiako-qeveritar. Ata programe nuk mund të çlirohen nga (ri)emitimi i primitivizmit televiziv të Beogradit, të pandryshuar nga koha e liderit serb dhe ekspoziturave të tij të atëhershme, por pasha Zotin, edhe të sotme në Maqedoni.

Në Kratovë, z.Ljubisav Ivanov tashmë shpërnadan para paralele që vlejnë vetëm për territorin e Kratovës. Ata janë kuponë ku shkruan 600 denarë. Pra, apoen më i madh se apoeni shtetëror. Z.Ivanov, atje, në pronë të tij private ka qytet të tërë, ujësjellës, bile edhe varreza…

…Jo. Jo. Më lejoni të përfundoj. Z. Gligorov pret Vitin e Ri me z. Ljubisav Ivanov. Njeri i cili me të vërtetë e dezintegron territorin tonë. Prandaj mendoj se integriteti i territorit është çështja më e madhe shtetërore. Flasim për shtetformësinë, ashtu? (faqe 150)

Këtë citat e nxorra nga radio-dueli im presidencial, që aq vyeshëm e ka transmetuar dhe e ka shkruar njëri nga kandidatët për kryetar shteti më 1994, i njohuri dhe i papërsëritshmi Ljubisha Georgievski. Ky intelektual, i afërt edhe me Georgievskin edhe me Gruevskin, por me jo më pak hapësirë të lirë për të edhe në kohën e njëmendësisë jugosllave, autor me shumë më tepër preokupime nga të gjithë krijuesit dhe mendimtarët aktivë, librin  „Kandidatët presidencialë“ e fillon me moton: Në betejën për pushtet, më shumë arrin ai që në mënyrë më efikase do ta zgjojë neandertalin në vetvete “.

Artisti Georgievski, me një gjuhë kafkijane, me shpirt të regjisorit për mesazhe politike,  por njëjtë i suksesshëm edhe në regjinë e shfaqjeve politike në Maqedoni, në manifestin e tij programor që në 94-tën ka shkruar se pluralizmi nuk e ka çliruar mendjen e robëruar nga njëmendësia. „Robërimi mbeti, por tani është në formë farse, qesharake – secili fitoi robërinë e tij autonome dhe iluzionin se është i lirë…Qeverisja e gjatë e frenave ideologjike hakmerret edhe në pluralizëm. Mendja maqedonase mbetet padurueshëm divergjente, bile edhe kur bëhet fjalë për kushtet themelore për ekzistencë të shtetit dhe kombit…Ka dalje nga kjo krizë të mendjes maqedonase…Kushti është që të kesh MËNDJE dhe ti shpallësh luftë marrëzisë…“

Nëse rikthehemi kah gjygjet e vlerave, dhe jo kah stimulimi i pasioneve të ulëta pas gjinjve cullakë nga të cilat jehon „Beograd“, politika e këtushme tranzicionale dhe azhurimi i saj aktual nuk do ta çlirojë mendjen maqedonase nga paternalizmi që vjen nga Veriu. Bartësit e tij të zërit politik, shih koinçidencën, kanë dobi nga „monstrat“ e ndryshme të krijuara si proces ose protestë. Çdokush në vete e mban zemërimin politik, bile edhe kur merret me profit nga estrada provinciale.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)