Data e sotme
September 26, 2020

Neroni ynë

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Neroni dogji Romën me të vetmin qëllim që qytetit të përjetshëm t’i vë vulën personale. Pasion patologjik karakteristik për shumë kvaziliderë, të cilët si duket përmes tyre shërojnë handikapet dhe frustacione personale që dalin nga bindja e tyre se me vjet drite janë largë asaj që për momentin ushtrojnë nga ndonjë rastësi e rrallë. Në kushte normale, shumë udhëheqëes tanë, në institucionet që drejtojnë nuk do të mund të ishin as  mirëmbajtës të pastërtisë. Premieri asesi të heq dorë nga antika dhe përmendoremania, pasi edhe kodi mental i tij si duket përkon me ato kohëra. Akoma vazhdon me përmendoret. Ai sikur përjeton të jetë një faraon me shumë robër. A faraon pa piramidë s’bënë. S’është mirë Tutankamoni të ketë piramidë e Nikolla jo. Fundja, gjithçka që ka bërë i gjason një piramide – administratë piramidale; gjyqësi piramidale; harxhime piramidale; borxhim piramidal; projekte piramidale; deficit piramidal; subvencione piramidale; kulturë piramidale; histori piramidale; arsim piramidal; shesh piramidal…

Qëllimi është që përmes mitologjisë dhe nacionalizmit të maskohen kriminaliteti, vjedhja e varfëria. Kjo më së lehti bëhet kur mashtrimet ngriten në nivel të idealeve të larta nga udhëheqës me xhepa të mbushura e me ndërgjegje të zbrazur. Afro gjysë milioni qytetarë kanë lëshuar Maqedoninë dhjetë vitet e fundit. Secili, pos shtatoreve mendon kah t’ia mbajë. Vetëm përmendoret e kanë mirë. Sa më shumë përmendore aq më pak banorë. Ekonomistët thuajnë se po të përdoreshin këto para në ekonomi, me gjys miliarde evro sa ka kushtuar “Shkupi 2014” do të hapeshin rreth 50 mijë vende të reja pune (direkte e indirekte). Shumë persona do të shpëtonin nga traumat e skajshme. Pushteti tani na fut në borxh edhe për gjys miliarde euro me kamatë perj 5,1% (a mashtron opinionin se është vetëm 3,9%), pasi gjer tani ka harxhuar afro 80% të deficitit. Batakci i dehur.

Prandaj, vite me radhë ky pushtet në vend të zhvillimit ofron urejtje. Qëllimi është maskimi i realitetit te idhur për shpërdorimin e mjeteve publike dhe krimin e organizuar. Prej këtu, është jologjike që nga ky pushtet të pritet zgjidhje të problemeve, pas ai është pjesë e shkaktimit të tyre. Të besosh se nga ky kod mental do të ndodhë dicka e mirë është njësoj si të besosh se dhelpëra më mirë mund të përkujdeset për pulat tona. Premieri dhe struktura përreth tij janë pjesë e problemeve, e jo e zgjidhjes. Ata gjithë kohën shërbehen me ideologjinë e satanizimit, e cila nuk çonë askund tjetër pos në ferr. Na cojnë që të vallëzojmë me djallin, e ai mund të na jetë i fundit. Por, premieri ynë vazhdon që të jetoj me imagjinatën e tij të cuditshme, jo vetëm totalisht jashtë realitetit, por edhe shumë të rrezikshme. I rrethuar nga qyqar, mashtrues dhe lëvdues, ai nuk mund të ketë më shumë se një pasqyrë të rejshme për realitetin. Asesi të kuptoj se shteti nuk udhëheqet me logjikën e agjensioneve të marketingut, qëllimi i të cilëve është profiti. Ata profitojnë nga paragjykimet, idiotizmat, naivitetet dhe primitivizmat lokal tonët, të cilat në pikë të fundit rezultojnë:  me gurrin tonë – kokës sonë.

Konsumimi tejmasë i aktrimit politik të premierit në rolin e “patriotit nacional”, na conë drejtë ndarjes. Maramendshëm shembet ndjenja për ndërtim të shtetit të përbashkët që ishtë në rritje kohezive në vitet 2002 -2006. Politika përjashtuese, nëncmuese dhe margjinalizuese ndaj Shqiptarëve (si politikë ditore e pushtetit), si dhe interpretimi dhe implementimi restriktiv i Marrëveshjes së Ohërit, ka bërë që mendimi publik të zhillohet në kahje tjetër. Kur këte t’ia shtojmë partizimin e skajshëm të cdo segmenti – rreziku shumfishohet. Njerëzit tani sikur kanë fituar bindje se multietniciteti është pengesë për zhvillim. Ai sikur shërben për maskim të dobësive, vjedhjeve dhe manipulimeve të pushtetit, që tani më ka privatizuar shtetin dhe njerëzit në te. Premieri akoma gëzon përkrahje në rend të parë për shkak të politikës së tij nacionaliste ndaj Shqiptarëve. E po të mos ishin Shqiptarët vlera e tij do të matej në bazë të rezultateve. Sot me një gram nacionalizëm mund të amortizoni një milion tona dështime, vjedhje e manipulime. Ndeshja e finguar e dy nacionalizmave na e mbanë ardhmërine peng. Njerëzit sikur nuk cajnë kokën për ate se po të mos kishtë blokuar Gruevski antarsimin në UE (që pritej të ndodhë në vitin 2012), tani rroga mesatare do të ishte rreth 700 euro, kurse papunësia do të ishtë dicka e haruar. Kështu ne vazhdojmë të lundrojmë drejtë një ajsberg të rrezikshëm të bindur se anien e kemi më e fortë se ky akull lundrues, njësoj sikur kokën që e kemi më të fortë se murri. Këso politike, njerëzit i ka shndërrua në ckamos tjepër pos në njerëz normal.

Rrezik është të luhet me nacionalizmin e populizmin, pasi ata janë si një përbindësh i uritur që sa më shumë ta ushqeni aq më shumë ndjehet i uritur, e që në fund ta hajë edhe patronin. Ata vazhdimisht janë në kërkim të burimeve të reja të urejtjes dhe të regjenerimit të ndarjeve e përcarjeve. Populizmat vazhdimisht janë në kërkim të defekteve të mundshme duke shfrytëzuar forma idioteske në emër të idealeve të larta dhe higjenës publike. Dikush s’kupton populizmit nuk i duhen kundërshtarë. Atij i mjafton vetvetja. Edhe Neroni ynë dogji Shkupin. Madje gjithë Maqedoninë.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk