Data e sotme
November 19, 2019

Аpsurde: Nëse ju lëndon motoçikleta, nuk ka dëmshpërblim

Për shkak të lëshimeve dhe interpretimit të ndryshëm të ligjeve, qytetarët e dëmtuar në aksidente trafiku të shkaktuar nga motoçikletat humbin shëndet dhe para sepse se gjykatat nuk janë garancë se kompanitë e sigurimit do ta paguajnë dëmin. Kompetentët heshtin për problemin, ndërsa nga Agjencioni për supervizionin e sigurimeve (ASS) qetësojnë se askush nuk mund t`i ikë përgjegjësisë

Një gostivarase pohon se ka pasur dëm prej 50.000 euro në një aksident trafiku të shkaktuar nga motoçikleta, por për shkak të lëshimit apsurd në rregullativë ajo nuk ka arritur të arkëtojë dëmshpërblimin. Përpos dëmit material prej rreth 200 euro, ajo nga kompania e sigurimit ku ka qenë e siguruar motoçikleta, ka kërkuar edhe 15.000 euro që i ka harxhuar për mjekim, 12.000 euro për frikën e përjetuar si dhe 22.000 euro plotësuese për shkak të dhimbjes shpirtërore.

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka sjellur aktvendim se kjo kërkesë është e pabazuar dhe se kompania e sigurimit nuk ka detyrim të paguajë dëmin, sepse sipa Ligjeve ekzistuese, motoçikleta nuk hyn në grupën e automjeteve motorike.

Vendimi i njëjtë pa pasuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Sipas gjetjes së Gjygjit, në bazë të Ligjit pr siguri në komunikacion dhe Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion, motoçikleta nuk hyn në grupin e automjeteve të motorizuara andaj i pandehuri nuk ka obligim ti paguaj dëmshpërblim palës paditësit“, shkruan në arsyetimin e Gjykatës Supreme.

 

Interpretim i ndryshëm për ligje të njëjta

 

Agjencioni për supervizionin e sigurimeve (ASS)e pohon të kundërtën. Pohojnë se si për automjetet tjera, ashtu edhe për motoçikleta vlen ligji për sigurim të detyrueshëm.

SipasLigjit për sigurim të detyrueshëm (LSD) pronarët e mjeteve transportuese janë të obliguar që të nënshkruajnë kontratë për sigurim të detyrueshëm para se të njëjtat ti nxjerrin në qarkullim. Përveç kësaj, në  Таrifën për premitë e sigurimit për pronarët e automjeteve me motor për përgjegjësi nga dëmet e shkaktuara nga persona të tretë janë paraparë grupe tarifore, ndërsa për motoçikletat kjo është Grupi tarifor 6 në të cilën për të njëjtat parashihen premi adekuate “, thuan në ASS.

 Pjesa kontestuese e Ligjit për siguri në rrugë në të cilën thirret Gjykata Supreme

“Automjet motorik” është çdo automjet motorikme motor, me përjashtim të motoçikletës, e cila zakonisht shfrytëzohet për transport të personave ose mallrave në rrugë ose për tërheqjen e automjeteve në rrugët të cilat shfrytëzohen për transport të personave ose mallrave dhe e cila ka së paku 4 rrota dhe shpejtësi maksimale të projektuar prej mbi 25 kilometra/orë.

Për dallim nga rasti me gostivarasen e re, Gjykata Themelore Shkupi 2 pjesërisht e ka pranuar kërkesën e shkupjanit 68-vjeçar për arkëtim të dëmit prej rreth 1.300 euro, dhe këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Në pajtim me ekspertizn mjekësore të paditësit, shkupjani 68-vjeçar ka fituar lëndim të rëndë trupor- shtypje të trupit, shtypje dhe gërvishtje të nëngjurit të majtë me gjakosje dhe thyerje të qafës së ashtit të majtë të nëngjurit. Për shkak të lëndimeve të këtilla paditësi është mbajtur në mjekim klinik ku është vërtetuar se ka vuajtur dhimbje intensive “, shkruan në arsyetimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit.

Megjithatë, shkupjanit nuk i është paguar dëmi pasi që Gjykata Supreme e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës së Apelit sepse, sipas tij, motoçikletat nuk janë mjete motorike dhe për to nuk vlen sigurimi i detyrueshëm.

NgaАgjencioni i supervizionit, megjithatë, pohojnë diçka krejtësisht të kundërt nga aktvendimi i gjykatës.

N raste kur motoçikleta ka polisë adekuate për sigurim për auto-përgjegjësi, dhe nuk është kontestuese baza për pagesën e dëmit, shoqata e sigurimeve që e ka bërë sigurimin nuk ka mundësi ti shmanget dëmshpërblimit për dëmin“, thuan nga agjencioni.  

Nga kompania Wiener Sigurime  spjegojnë se problemi me motoçikletat paraqitet për shkak se ata mund të sigurohen për periudhë më të shkurtër kohore se sa 1 vit, sepse ato shfrytëzohen vetëm kur e lejojnë kushtet klimatike.

 

Çka me të josiguruarit?

 

Një pjesë e kompanive të sigurimit pohojnë se për ata nuk ka dilemë se sipas ligjit dhe me kohë i paguajnë dëmet në rastet e aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga motoçikletat.

Në rast të aksidentit në komunikacion, ku si shkaktar paraqitet motoçikleta ekzistojnë dy mënyra të zgjidhjes së problemit. Nëse motoçikleta ka polisë për auto-përgjegjësi nga persona të tretë në emër të Sigurimit Albsig atëherë kompania jonë e pranon plotësisht, e zgjidh dhe e paguan rrezikun. Por, nëse shkaktuesi i aksidentit nuk është i siguruar, atëherë veprohet në pajtim me vendimin e Zyrës kombëtare për sigurime“, theksojnë në Аlbsig.

Pjesa e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në të cilin thirret Agjencioni për superzivion të sigurimeve

„Automjete motorike dhe rimorkio “ janë të gjitha automjetet e definuar në pajtim me dispozitat për siguri në komunikacion rrugor përfshirë traktorët pavarësisht nga posedimi i lejes qarkulluese dhe afateve për kontrollim teknik

„Mjet transportues “ është mjet për transport të udhëtarëve në komunikacionin publik, automjet motorik dhe rimorkio, aeroplan, anije ose barkë me motor

„Pronari, respektivisht shfrytëzuesi i automjetit motorik ose rimorkios është i obliguar që të nënshkruajë kontratë për sigurim nga përgjegjësia për dëme që do tu shkaktojë personave të tretë përmes përdorimit të automjetit motorik për shkak të vdekjes, lëndimit trupor, dëmtimit të shëndetit, shkatërrimit ose dëmtimit të gjësendeve përveç për pëgjegjësi të sendeve që i ka pranuar për transport“.

NgaАSSpranojnë se ka vrima në LSD dhe në Ligjin për siguri në komunikacion rrugor, dhe me këtë edhe interpretime të ndryshme të tyre.

Për shkak të interpretimit të ndryshëm të dispozitave ligjore u shfaq çështja nëse duhet të kompenzohet dëmi i shkaktuar nga motoçikleta të pasiguruara, të cilën duhet ta kompenzojë fondi garantues i Zyrës Kombëtare të sigurimeve (ZKS). Në pajtim me këtë , pasoi intervenimi në ZKS, në pjesën e precizimit të termeve të caktuara për shkak të së cilave u paraqit problemi. “, deklaruan nga ASS.

 

Kompenzimi i udhëtarëve të lënduar

 

 

Edhenë Vienner sigurimepohojnë se në kohë i paguajnë dëmet.  Nëse në aksident ka udhëtarë të lënduar atëherë pagesa varet nga ajo se nëse shkaktari i dëmit ka polisë sigurimi për udhëtarët.

Udhëtarët e lënduar mund të kërkojnë kompenzim të dëmit vetëm nëse ai që e ka shkaktuar aksidentin në polisën e tij për auto-përgjegjësi ka përfshirë edhe sigurimin e udhëtarëve për çka paguhen rreth 270 denarë plotësuese. Nëse nuk ka polisë të tillë atëherë i dëmtuari me aktpadi në procedurë gjygjësore do të duhet të kërkojë kompenzim të dëmit“, deklarojnë në Viener sigurime.

Sipas të dhënave të Мinistrisë së punëve të brendshme (MPB) gjatë viti 2013 janë regjistruar 260 aksidente trafiku të shkaktuara nga motoçikletat. Në to, 16 persona kanë humbur jetën, 91 janë lënduar rëndë ndërsa 220 kanë kaluar me lëndime më të lehta. Nga aksidentet është paraqitur dëm prej 45.000 euro.     Nga ana tjetër, Аgjencioni për supervizion të sigurimeve vitin e kaluar ka paguar 144 dëme të shkaktuara nga motoçikletat me shumë të përgjithshme prej rreth 190.000 euro.

 

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk