Vjeshtë e nxhetë
- Zaevi vet është bombë - February 22, 2015
- Pas nëntë vite golgotë – fund i regjimit! - February 9, 2015
- I shëmtuari i çuditshmi dhe qesharaku! - February 1, 2015
Ndërmjetësuesi Nimic, ishtë nisur nga Nju Jorku me një thes përplotë me optimizëm, por në këthim thesi i ishtë mbushur me pesimizëm. Palët nuk kishin ofruar zgjidhje, por vetëm vullnet. Gruevski, si zakonisht, fajin e lyp te tjerët. Ai do të deklaroj: “Nuk shoh ndonjë sinjal serioz nga pala tjetër që tregon se mund të ketë ndonjë ndryshim. Nga informacionet që i kemi, ato janë tërësisht të fokusuar në gjendjen e tyre të brendshme dhe nuk merren me këtë çështje. Nimic do të ketë një detyrë të vështirë. Shpresoj se në një të ardhme të shpejtë do të ketë më shumë sukses”.
Premieri dhe orkestrina e tij prej shumë trambolinave, tani opinionin sikur duan ta bindin se ne jemi të gatshëm për zgjidhje, por Grekët s’duan as të dëgjojnë. E për inat të Grekëve që nuk duan zgjidhje, tani ne duam zgjidhje. Do t’i plasim ata kur të gjejmë zgjidhje! Çdokush që nuk ka memori idioti, tani lirisht mund të pyes – a është ky i njëjti person që vite me radhë deklaronte se kjo është çështje tejet joparimore dhe se po të organizohej referendum për emrin ai do të votoj kundër?! A është ky ai që sulmonte Evropën si kushtëzuese, si nënçmuese e degraduese?! Kur mund të ketë qenë i sinqert premieri ynë, atëherë apo tani? A thua se nuk ka qenë i vetëdijshëm për ate se kur e ziejmë helmin, ai së pari na helmon neve?!
Tani Grekët nuk qenkan të preokupuar me këtë problem. Paskan shumë probleme tjera. Por, çka i duheshte Gruevskit që me ardhjen e tij në pushtet, pa asnjë arsye t’i provokoj Grekët me antikën derisa ata as që pengonin integrimin e Maqedonisë në EU dhe NATO?! Në këte pyetje kurdoherë ai do të duhet të jep përgjigjë të arsyeshme (nëse ekzistojnë të tilla). Të thrasësh “iish” aty ku s’ka pula është një çështjë që vlenë hulumtim. Por, ai sikur na mbronte nga të gjitha të “kqiat” pos vetvetes. Madje, tani pro zgjidhjes janë edhe do analistë privat të premierit. Nikovski që gjithë kohën në refren trumbetonte se poqese edhe një germë nga emri ndrohet, do “zhdukemi si popull”, tani është për zgjidhje, por ja që Grekët nuk dashkan, madje sikur ne të pajtohemi edhe për “erga omnes”!!!
Kurdoherë, kur televizonet private e publike do të pushojnë që edhe elementet e tyre banale programore t’i kenë në ngjyrën e VMRO-së, do të duhet të jepet përgjigje – kush dhe për çfar qëllimi minoj kaq vite procesin evroatllantik, që na solli gjer në maje të mizerisë botërore. Po të mos kishtë vepruar ashtu, Maqedonia tani do të ishte anëtare e plotë e UE (që nga viti 2012), me dinamikë serioze zhvillimore, me rrogë mesatare mbi 700 evra, kurse papunësia do të ishtë afër zeros. Tani borxhi publik është dyfishuar (nga dy miliardë në katër), a jemi dyfish më të varfër. Dyfish më të corientuar e dezorganizuar. A thua, ku humbën aq shumë para?!
Tani kjo havari sikur dëshirohet të mbulohet me procese gjyqësore politike dhe me dënime drakonike për veprime protestuese që gjykatat normale dënojnë me para. Vetëm diktaturat fashiste synojnë të mbijetojnë me frikë. A në fakt kjo paraqet vetëm hudhje bënzinës në zjarr. Si duket, gjehet apo jo zgjidhje për emrin, vjeshta pritet të jetë shumë më e nxehtë se sa vera. Madje ndokush do të digjet në te. Disi nuk kan fat premierët balkanik, që nga Kroacia, Sllovenia, ndoshta tani edhe Kosova. Ne jemi fqinjë të afërt. Por, ndoshta do të çlirohemi nga disa që vetëm nga ndonjë gabim mund të bëjmë ndonjë punë të mirë. Koha që moti ka kaluar kur është dashur të kuptojmë se duhet të jemi në harmoni me nevojat tona e jo të pushtetarëve. Dhe se nga një menagjim kaq i papërgjegjshëm kemi humbur instiktin elementar natyror – të dallojmë të mirën nga e keqja.
Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.