Data e sotme
December 9, 2019

NIMIC – KUSHTETUTA – BORXHET (Burza ndërkombëtare 5)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

NIMICLëreni misionin e ndërmjetësuesit. Diplomati i cili (nuk) sjell idenuk është optimist,nuk mund tëjetë ndërmjetësues dhe ta mbajë misionin e tij. Ajo është edhe një perde për mimikrinë e brendshme ekonomiko-politike e cila mundëson transfer të paparë të kapitalit, të përqëndruar në holdingun e biznesit partiak të DPMNE-së.

Para dhe pas çdo vizite të Nimicit në Shkup dhe Athinë, qeveria e Gruevskit shpall zgjedhje ose organizon jostabilitet të kontrolluar në marrëdhëniet ndëretnike (Monstra 1 dhe 2, Kalaja, marshi i vehabistëve, amnestia për pjesëtarët e UÇK-së….) ose

Veprimet më të reja me ndryshimin epapritur dhe më masiv deri tani të Kushtetutës, pastaj huamarrja përmes euro-letrës me vlerë për mbushjen e fondeve të shfrytëzuara për neglizhencën zgjedhore: rritje të pensioneve, shlyrjen e borxheve për rastet sociale, pagesën e subvensioneve për bujqit, turizmin, komunikacionin ajror.

KUSHTETUTANë Kuvend hynë 7 propozim-amandamente nga 33 deri 29, me njërën nga novelat më kundërthënëse dhe dispozita simptomatikisht të përpiluara për realizim.

Borxhi publik nuk guxon të tejkalojë nivelin prej 60% të prodhimit bruto- vendor.Borxhi aktual tashmë e ka tejkaluar kufirin prej 50%, dhe me dinamikën e tanishme, kah fundi i mandatit të kësaj qeverie, me siguri do të aarijë edhe cenzusin e ri kushtetues. Sepse edhe përmirësimi i ekonomisë dhe niveli i ulët i vlerës së re të krijuar nuk garantojnë servisim të suksesshëm të borxheve aktuale. Kush dhe si do të mund të marrë obligime për rifinancimin e tyre dhe riprogramimin e borxhit shtetëror? Si do të planifikohet buxhet zhvillues me politika të çimentuara fiskale, si do të reagojnë tregjet financiare botërore për josolvencën e sforcuar me ndalesë kushtetuese? Apo kjo garniturë tashmë e promovon logjikën, PAS NESH – PËRMBYTJE?!?!

Dhe tani, veni re– „në raste të veçanta mund të devijohet nga rregullat fiskale, në rast të katastrofave ose të ndonjë shoku ekstern, rrezikimit të sigurisë kombëtare (lexo-luftë)…)…dhe atë me vendim të miratuar me shumicë prej dy të tretave, që nënkupton edhe rregullin e Badenterit. Edhe në rrethanat e tashme paqësore, pushteti mezi ia doli të sigurojë shumicë dy të tretat për ndryshimin e inicuar të Kushtetutës, dhe si do ia dalë me situatat, intereset dhe prioritetet e ndara etnike- konfliktuoze? Kush garanton se shqiptarët do të ishin të interesuar për një huamarrje të re, mbi cenzusin kushtetues? Si do të menaxhoheshin politikat makroekonomike dhe monetare gjatë një bankrotit eventual financiar, nëse shteti nuk mund ti servisojë borxhet e saja ndaj huadhënësve t jashtëm, ndërsa borxhi është mbi 60% nga BPV? Gjatë kësaj, Maqedonia nuk e ka pas vetes solidaritetin finaciar dhe politik të UE-së, vendime me të cilat shërohen gjendjet në Greqi, në Portugali, dhe në Kroaci dhe Slloveni (borxhe), në Bullgari (kriza bankare).

Dhe në fund të këtyre dilemave, pse bëhet ndryshimi i Kushtetutës me amandament i cili nuk vlen pas dy viteve, nga janari 2017, bile edhe nëse opozita kthehet në parlament? Si do të dukej Maqedonia pas konfliktit më 2001, nëse amendamentet e Marrëveshjes Kornizë do të ishin sjellur me veprim të prolonguar për 2 vite? Dhe nuk është aspak e rëndësishme që propozim-amandamentet në Kuvend janë dërguar me nënshrimin e zv/kryeministrit Stavreski. Vallë kryeministri përsëri lan duart edhe nga ky akt politiko-ekonomik?

Prandaj nuk guxojmë ti përsërisim gabimet e vjetra. Kushtetuta e re, natyrisht, nuk guxon të sillet me shpejtësi dhe pa pajtimin e shqiptarëve. Angazhohem për referendum pikërisht për atë sepse jam i bindur se partitë e mëdha, kjo vlen edhe për partitë maqedonase edhe për ato shqiptare, tani nuk mund të arrijnë pajtueshmëri të këtillë. Por, nëse shumica e popullatës dëshiron të ketë shtetin e vet, përfaqësuesit e saj politik do të duhet ta kuptojnë seriozitetin e momentit dhe sfidat që i sjell koha dhe ti parandalojnë problemet, dhe jo të veprojnë post festum. Nevojitet konsensus, së pari mes partive maqedonase, që të munden me me të dretë të plotë morale dhe autoritet të një pushteti seioz Evropës ti thuajnë se edhe ne duam Kushtetutë evropiane dhe rregullim shoqërior evropian, dhe jo akt fisnor të imponuar...“

Kjo deklaratë për Utrinski Vesnik, më 2006, është e profesorit të së Drejtës Kushtetuese, Savo Klimovski. Ai, bashkë me prof- d-r. Svetomir Shkariq i vlerësojnë kushtetutëbërësit e parë si jokompetentë. Por tani, si pensionistë askush nuk ka qëllim ti dëgjojë. Nëse përjashtohen kritikuesit kujdestarë të pushtetit, Maleski dhe Fërçkoski, ku janë profesorët e sistemit politik, për finaca, për të drejtën dhe procedurën penale, për të drejtat demokratike dhe të njeriut, për rregulativën europiane nga dhjetëra fakultete jurikdike në Maqedoni:Mangovska, Tupançevski, GeorgievskiDavitkovski,Asterud, Deskovska…? Vallë dy zonjat për TV –promovime të veprimeve qeveritare dhe kritikues kujdestarë të LSDM-së do të jenë adutët kryesorë të qeverisë në mbrojtje të këtyre amandamenteve jologjike, me realizim të paparashikueshëm politiko-juridik.

Nëse përjashtohen disa kritika sporadike dhe të kontrolluara gazetaro- ekspertike, nga mbështetësit lojalë të politikave të kësaj qeverie, në shtet mbretëron HESHTJE.

HUAMARRJETArritën borxhet për harxhimin jashtë mase rreth Shkupit 2014, për partizimin joracional dhe jokritik të administratës sipas Marrëveshjes Kornizë. Rradhën e ka kredia aktuale rivolvuese ndaj financuesve ndërkombëtarë, për kthimin e borxheve në mot prej më së paku 650 milionë euro.

Pasi që në shtet u rradhitën zëdhënës uashingtono- brukselas, ndësra Merkel e morri rolin joformal të ndërmjetësuesit mes Shkupit dhe Athinës, kryeministri maqedonas, me virtuozitetin e tij tashmë të njohur dhe të lejuar në manaxhimin financiar, e futi shtetin në borxh me 500 milionë euro të reja. Është interesant post-reagimi dhe publikimi i rezervave te Banka Botërore dhe FMN ndaj udhëheqjes gjithnjë e më joracionale të politikave fiskale dhe të shkallës së huamarrjes. Është lëshuar letra me vlerë me shitjen e së cilës menaxhonin zyra brokerësh të bankave kryesore gjermano-amerikano-britanike, ndëra është blerë nga fonde investuese me nominim të panjohur të aksionerëve dhe kapitalit të tyre. Por kjo tani për tani është vetëm interes i profitit, politika adresohen më vonë, nga lojtarët e mëdhenj të skenës botërore.

Derisa janë shkruar këto rreshte, lajmërohet se Argjentina është para bankrotit teknik të shkaktuar nga Hexh- fondet amerikane, të njohura për investime të shpejta dhe të rrezikshme, të cilat për garancë të letrës me vëerë të papaguar prej 550 milionë euro kërkojnë 3 herë më tepër. Këto janë format e reja të marrjes së letrave me vlerë nga ana e këtyre fondeve të rrezikshme investuese. Por pas këtoj kontesti, nga 30 korriku Argjentina përsëri është izoluar nga tregjet botërore financiare, dy dekada pas bankrotit të saj faktik.

Pa marrë parasysh PR-në politike se huamarrja është kryer me kamatën më të ulët, manevrimi i fundit financiar i tregjeve botërore të parave u bë në kohën e ndryshimeve të inicuara kushtetuese. Me to do tu ndalohet të gjitha qeverive të ardhshme të kenë borxh më të madh se 60% e BPV. Është dyftyrësi politike të miratohen kufizime kushtetuese në kushte kur obligimet e përgjithshme ndaj kreditorëve të huaj tashmë arrijnë 45% pa letrën me vlerë, sipas informatava na FMN.

Vlerësimet e fundit të huamarrjeve të qeverisë, ndërmarrjeve publike, komunave dhe agjencive edhe më tej komentohen me rehati politiko-ekonomike. Stili dhe fjalori i ruajtësit të kasës shtetërore mbeti i njëjtë – me politikat makroekonomike të realizuar me sukses Maqedonia përballet me krizën… Ky ambient është ideal që të na kumtohet se pensionet dhe rrogat në sektorin publik në shtet do të rriten, për dallim nga Kroacia dhe Serbia, ku shpenzimet buxhetore do të priten radikalisht.

Në Maqedoni ka shtatë fakultete ekonomike- financiare, me së paku njëqind profesorë nga sfera e financave publike. Vetëm në katedrat e Fakulteti ekonomik në Shkup, është përqëndruar elita e ekspertëve të shpenzimit buxhetor, bankierisë, ekonomisë, financave publike dhe kontrollit të tyre, të udhëhequr nga veteranët M.Petkovski, M.Nestorovski, Lj. KekenovskiB.Shuklev, V. Filipovski, T.SllavevskiTë gjithë heshtin. As pozitivisht as negativisht. Nëse nuk ishte profesor A. Bexheti, i cili është aktiv në media, akademikët tjerë: Т. Fiti, G. Petreski, flasin vetëm nga ish-katedra, ndërsa ish-ministri i financave, herën e fundit në shkurt sivjet nga MANU foli për rrezikun nga harxhimi tejmase dhe borxhi, për aventurierizmin buxhetor të qeverisë. Harxhohet mbi vlerën reale të krijuar në ekonominë e Maqedonisë. Heshtin bile edhe profesorët e pensionuar me ndikim, autorët e politikës së TVSH-së, ekonomisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të qeverive me FMN dhe Bankën Botërore. Nëse nuk ka virtyt shkencor, atëherë sugjeroj që ti thërrasin emrat e nderit botëror dhe profesorë të Fakultetit ekonomik: Adixhes, Prodi, Brada. Aq për ambientin autonom të ekspertëve. Paramendoni krahasimin me aktivitetin dhe lirinë e analitikës shkencore dhe fjalës së qartë publike të nobelistëve: Stiglic, Spence, Kidland, Phelps, oseNostradamusitekonomikRubini?

Njeriu vjen më afër perfeksionimit të tij, atëherë kur e plotëson aplikimin e tij për punësim,“ ka thënë Stenli Rednell, biznesmen dhe politikan.

Ja, prandaj menaxhimin financiar i teknokratëve politikë Gruevski dhe Stavreski kaq qëllim të qartë me politikë dhe shpërndarje populiste buxhetore të kënaqin votuesit dhe të fshehen anomalitë e shpërndarjes së dytë pas-tranzicionale të kapitalit dhe pronës së krijuar shoqërore, shtetërore, por tashmë edhe private.

Përktheu nga maqedonishtja : Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)