Data e sotme
December 5, 2019

Jurisprudencë virtuele

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Jurisprudenaca jonë, jo vetëm që ka prekur fundin, por ajo ka vazhduar edhe më thellë në nëntokë, ku si duket ndjehet shumë më komode. Është duke u shndërrua në isntitucion virtuel që funksionon në bazë të ligjeve virtuele. Shpeshë në vedn të ligjeve u shërbejnë urdhërat e truprojeve apo vozitësve të persoave kyq në pushtet. Pastaj është krejt normale që – incizimi të mos jetë incizim, zëri i premierit të mos jetë i tij, fletëpagesa e nënshkruar nga ministresha të mos jetë e nënshkruar, e nënshkrimi të mos jetë nënshkrim. Gjithça duket virutele. Vetëm neve na duket ndryshe. Me rëndësi është që askush nuk mund të na bëjë aq padrejtësi të madhe sa ne mund të durojmë. Zvrlevski vetëm që e vërtetoj ate që edhe shpezët e dinë, e ajo është se sitemi ynë i jurisprudencës ka shumë fytyra – njërën për pushtetin, tjetrën për përkrahësit e tij, të tretën për neutralët, të katërtën për krimin e pavarur, të pestën për opozitën. Tani më shërbimet e sistemit tonë gjyqësor kanë fituar edhe çmin tregu (jo vetëm atij të zi). Nëse ofroni çmim të volitshëm do të fitoni drejtësi të volitshme. E njëjta vlenë nëse keni pushtet. Mjerë ata që s’kanë asnjërën.

Definitivisht erdhi koha kur edhe Zagoraci (të cilin pushteti e ka shpallur si person krimi që t’ia zvogëloj forcën e provave), t’u mbajë leksionоn organeve të drejtësisë. Ai me të drejtë thotë – “Mos haroni, madje edhe sikur të jeni të vendosur në mbrojtjen dhe fshehjen e krimit të ministreshës suaj, ajo do të jetë vetëm gjer në një kohë, pasi përgjigjen që keni dhënë si prokurori është e shpejtuar dhe e paqëndrueshme. Por, keni haruar të deklaroheni për dyshimin thelbësor se Jankullovska personalisht ka marrë para, pa dallim funksionit që ka pas dhe ingjerencat. I bindur jam se do të ketë kontradiktoritet në hetuesinë tuaj kur ju do të zavendësoheni me një prokuror të vërtetë të pavarur, pasi provat edhe atëherë do të jenë nw qasje”. Si duket sipa prokurorisë problem paska qenë ajo se – a ka qenë ajo atëherë funkcionere partiake Jankullovska ose jo!!! A përse kjo na qenka me rëndësi, e jo ajo se dikush ka marr para?! Pushteti gjyqësor nuk gjeti përgjegjësi as te “Aktor”, as te “Milionçe”, as te “Ndriçimi rrugor”, as te banesat e Bonevës, as te ndërtesa kolektive e VMRO-vcëve, as te lokalet e banesat e shumta partiake, madje as te “Makedonska banka”. Përgjegjësi nuk u gjet as as te do reketime, vrasje e rrënime. Por, u gjeti përgjegjësi te protestuesit e “dhunshëm” të cilët gjzkata i dënoj me nga tri vjet burg!!! Këso çudie nuk ka ndodhur në gjithë kosmosin. Si duket gjykatat dhe prokurorët në vend të ligjeve punojnë sipas direktivave dhe dëshirave personale të bartësve të funsioneve më të larta shtetërore. Te afera “Makedonska banka” prokurori i pavarur tregoj se është i pavarur nga çdo normë elementare juridike e morale. Incizimi nuk paska qenë i autorizuar, Gruevski s’paska marrë para në dorë, lënda qenka vjetërsuar e shumë çudira tjera!!!

Sikur të ishim shoqëri elemntarisht normale, premieri dhe Jankullovska do të duheshte të japin dorëheqje që të mundësojnë procesim të paanshëm të dyshimeve para gjzgjësorit. Po të dilnin të pastër, atëherë do të fitonin kredibilitet plus. Kështu te çdokush mbetet dyshimi thellë se na udhëheqin njerëz thellë të përzier në krim! Ku është këtu morali publik?! Dihet mirë se me asnjë ligj morali publik nuk parashkruhet (vjetërsohet). A mund të ketë kredibilitet qeveria me këso dyshime dhe akuza të rënda? Kjo është shumë më tepër se drejtësia dhe procedurat e saja.

Në një shtet normal, gjykatat qëndrojnë në mes pushtetarëve dhe qytetarëve, për t’i mbrojtur këta të fundit nga të drejtat e pakufishme që shpeshë vet i marrin pushtetmbajësit (veçanarisht këta tanët). Njerëzve u duhet siguri juridike, a kjo është e pamundur me këso gjygjësie, e cila nuk është e aftë as veten ta mbrojë. S’ka demokraci pa shtet juridik dhe sundim të së drejtës. Kushtetuta parashef – qëndrueshmëri të gjykatësve gjatë vendosjes sipas Kushtetutës dhe aplikim të kodeskit të etikës gjygjësore. Të mos flasim për standarde që parashifen nga Rekomanda II (94) 12 e Komitetit të Ministrave Të Këshillit të UE për gjygjësorin e pavarur. Cerçili do të thotë – gjykatësi dallohet nga funksionarët tjerë pasi ai ndanë drejtësin jo vetëm në mes njerëzve, por edhe në mes qytetarëve dhe shtetit.

Jurisprudenca jonë ka nevojë për një remont serioz, ashtu siç kanë bërë shumë shtete tjera. Së pari duhet të largohen dhe penalisht të ndiqen të gjithë ata gjykatës që kanë shkëlur ligjet qoftë edhe me presion nga pushteti (mos hapja procedurë, fshehja apo mos përfillja e fakteve dhe provave nga vepra penale etj). Pastaj, seleksionim profesional të të gjithë tjerëve (me prezencë të ekspertëve nga jashtë). Jo profesionistët në shtëpi. Nuk mban konstatimi se prokurorët dhe gjyaktësit kanë qenë të detyruar nga pushteti në shkelje të tilla. Askush nuk mund të lirohet nga përgjegjësia penale për shkak se ai ate e ka bërë nën ndikim të ndokujt nga lartë. Prej ku frika e tyre qenka më e rëndësishme se sa jeta e shumkujt dhe siguria juridike e dy milion njerëzve në shtet!?  Në kushte të diktaturëa në njëfar mënyre çdokush i është nënshtruar ndonjë presioni. Shumë individ që vite me radhë ndeshen frontalisht me këte regjim kanë pasë mundësi të jetojnë shumë më mirë po të mos kundërshtonin keqpërdorimet e regjimit. Megjithate, ata zgjodhën formën më të keqe për ta, por të udhëhequr nga instiktet njerëzore – nderi, drejtësia, barazia dhe përgjegjësia, të cilat nuk vijnë pa flijim.

Pushtetarët që kanë shkelur ligjet, përvec që duhet të përgjigjen për kriminalitet e korrupsion, ata duhe të ndiqen edhe penalisht për shkak të rrënimit të rendit juridik dhe kushtetues në shtet. Kjo shumë përngjanë në grushtet të heshtur, duke suspenduar institucionet dhe duke shkelë ligjet, e duke dëmtuar thellë interestat dhe dinjitetin e njerëzve. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale. Mandej duhet sekuestruar dhe konfiskuar të gjitha vlerat materiale që paligjshëm janë fituar, madje jo vetëm këtzre, por edhe të të afërme dhe lidhjeve shoqërore që nuk mund të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë. Çdokush duhet të dëshmoj se prej nga pasuria që ka. Nëse këte e bëri Serbia, pse ne jo? Atëherë shumë vet do të binden se më mirë do të kishin pas sikur të kishin qarë me të ndershëm se sa që kishin kënduar dhe festuar me vjedhësa.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

 

bilali@inbox7.mk