Data e sotme
December 12, 2019

GRUEVSKI…ËSHTË HIPOKRIZI!!! (Burza ndërkombëtare 6)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Cilën faqe e lëmonte kryeminstri maqedonas, i ulur pas familjes mbretërore britanike, pas kryetarëve, atij gjerman Gauk dhe francez Oland?

Gruevski u gjind në një ngjarje  „celebrity“ që ishte pjesë e edhe një manifestimit për pajtimin e madh të armiqve tradicionalë Gjermanisë dhe Francës, të cilët me Monenë dhe Shumanin krijuan Unionin e vlerave të reja? Mendoni se është lehtë të harrohen mbi 50 milionë viktima në 3 dekadat e pamëshirshme të luftës permanente botërore? Në çastet memoriale ishin edhe Gllasgou skocez dhe Monsi francez, me varrezat e atjeshme në Sent-Simforien, si përkujtim i përbashkët i 230 mijë ushtarëve francezë dhe 280 mijë ushtarëve gjermanë të vrarë në periudhën e viteve 1914- 1918.

Shoh dhe mendoj, në Liezh, Gruevski e mbante faqen e tij të djathtë- evropiane. Nëse e ka fokusuar shikimin e tij nga ajo anë, atëherë kryeministri maqedonas ishte ulur në shoqëri të duhur dhe në vend të duhur, edhpse titulla e tij patriotike është dashur ta durojë referencën FYROM. Në takimin e historive, ai u nis me profil politik të patriotit të madh dhe mbrojtësit luftarak të identitetit maqedonas. Më 2 gusht i definoi si hipokritë trashëgimtarët e Adenauerit, De Golit, Çerçillit, sepse: „Që të pranohet publikisjt nga disa nga ta se negociohet për emrin dhe identitetin, në situatë kur mohohet identiteti i dikujt, është baraz me fshierjen e një kombi!“

Krenar dhe burrështetas, në Pelince, ishte i zëshëm kryeministri i madh i Maqedonisë së vogël, edhepse pas vetëm një muaji kancelarja Merkel, në Berlin do të jetë nikoqire e liderëve ballkanikë që ti shqyrtojnë perspektivat e reja të rajonit, ku takojmë.

Për mediat dhe portalet pro-qeverirae maqedonaseishte më e rëndësishme të kërkohen, të shënohen me marker të kuq, pamjet e figurës së rreptë të kryeministrit maqedonas, të ulur pas trashëgimtarëve të Pallatit të Bakingemit, se sa të emitohen mesazhet e burrështetasve botërorë. „Miqësia mes Francës dhe Gjermanisë dëshmon se vullneti i mirë mund ta fitojë armiqësinë dhe kjo duhet të jetë shembull i tejkalimit të krizave dhe të respektimit të së drejtës ndërkombëtare“.

Nuk jam i sigurtë se cilën pjesë të kësaj sekuence retorike në Liezh të kryetarit francez Olland do ta pranojë opinioni i këtushëm. Nëse përqëndrohen në modelin e miqësisë për zgjidhjen e armiqësive luftënxënëse, atëherë Jugu i Ballkanit do të mund ta mbërrijë Veriun e Evropës. Kur respektimi i të drejtës ndërkombëtare pasqyrohet përmes realitetit të rendit botëror, për shembukk, përmes ngjarjeve aktuale në Ukrainë dhe në Gazë, bashkëmendimtarët e Gruevskit do të kenë të drejtë se si politikan pragmatik i ka kuptuar dhe po i zbaton modelet e hipokrizisë të burrështetasve të mëdhenj.  Sepse asnjë e drejtë dhe rend ndërkombëtar nuk mund të arsyetojë agresion dhe aneksion.

Hipokrizia, marrëzia dhe heshtja e elitës intelektuale, e artistëve, e shkencëtarëve dhe e mediave për rritjen e pandalshme të regjimeve totalitare do të mbesin kujtim pikëllimi i shekullit 20, thekson Adam Mihnik, në fjalën e tij të fundit për opinionin botëror.Ky  shoqërues i Leh Valensësë dhe „Solidaritetit“ polak në ndryshimet demokratike të shtetit të tij, paralajmëron.

Askush nuk ka përmendur aq shumë fjalë patetike për paqen dhe të drejtën ndërkombëtare si Hitleri dhe Stalini, por askush nuk ka kryer më shumë krime se këta dy diktatorë.

Sot Evropa përsëri hesht për politikën agresive, imperialiste të Kryetarit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Perëndimi heshtazi toleron një politikan i cili publikisht e then sovranitetin e shteteve të tjera si Moldavisë, Letonisë, Gjeorgjisë, dhe natyrisht, më së shumti, Ukrainës. UE sillet si me qenë vetëm botim i Zvicrës neutrale. Posaçërisht elitat politike dhe ekonomike evropiane sillen pikërisht kështu. Por Evropa nuk mund të jetë neutrale, sepse ajo ka përjetuar dy luftëra të përgjakshme botërore, që fillimisht kanë filluar në territorin e saj.

Është e rekomandueshme të shihet harta më e re e „Uashington Post“ me ndryshimet e kufinjve shtetërorë në Botë, në 100 vitet e fundit. Në të Maqedonia shfaqet me emrin e saj kushtetues, nga viti 1992. Për një shekull, kryesisht në Evropë, janë ndryshuar dhjetëra mijëra kilometra kufinj shtetërorë dhe janë krijuar rreth 20 shtete të reja.

Në Luftën e parë botërore, nga gushti 1914, kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga Nju faundlend nga Amerika Veriore me rreth 3400 viktima. Dy dekada më vonë, ky shtet atëbotë i vetëshpallur e shpall bankrotin. Pastaj, me intergim paqësor, bëhet pjesë e Kanadasë.

Njëri nga katër pjesëtarët e dinastisë Rotchild ka transferuar në Amerikë mesazh trashëgimie. „Nuk je i varfër nëse ke ide, i bankrotuar asnjëherë më nuk është i pasur“.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)