Data e sotme
July 22, 2019

Procese gjygjësore maratonike: 17 vite dhe 57 seanca në kërkim të së vërtetës për vrasjen në Shkup

Zbuluam se konteste maratonike po zhvillohen në gjykatat në Shkup, Gjevgjeli, Veles, Strumicë, Manastir, Kavadar, Resnjë, Dibër dhe Delçevë. Mesatarisht, kontestet gjygjësore në vend zgjasin 370 ditë, dhe kur bëhet fjalë për arkëtim të borxhit, qytetarët janë shumë të durueshëm, presin 10 e më shumë vite

Rruga drejt drejtësisë është e vështirë, e gjatë dhe me gjemba, posaçërisht nëse ajo kërkohet nëpërmjet gjygjësisë siç është ajo maqedonase, e rënduar me kualifikime nga të cilat nuk arrin të çlirohet edhe përkundër të gjitha reformave të zbatuara. Sa zgjat rruga maqedonase deri te Justicia, ka analizuar inbox7? Cili është procesi më i gjatë gjygjësor? A kemi procese maratonike gjygjësore? Cilat janë shkaqet për to? Hulumtuam në 27 gjykata themelore të vendit dhe ja në çfarë dëshmi kemi arritur.

Procedurat e falimentimit, arkëtimi i borxheve dhe ndarja e pronës janë kontestet më të shpeshta gjygjësore që zgjasin gjatë dhe atë 5, 10 ose 20 vite. Procesi më i gjatë gjygjësor nga lëmia e veprave penale, i cili zgjat 17 vite dhe ka kaluar 57 seanca, mbahet në gjykatën më të madhe në vend, Gjykatën Themelore Shkupi 1. Zbuluam se konteste maratonike mbahen në gjykatat në Shkup, Gjevgjeli, Veles, Strumicë, Manastir, Kavadar, Resnjë, Dibër dhe Delçevë. Mesatarisht, kontestet gjygjësore në vend zgjasin 370 ditë.

Përgjigjet në hulumtimin për kontestet më të gjata gjygjësore e morrëm pas kërkesës për qasje në informata me karakter publik. Në afatin e paraparë me ligj, nuk morrëm përgjigje vetëm nga 3 gjykata themelore, në Negotinë, Tetovë dhe Krushevë.

osnoven-sud-skopje-1-skopje

 

Edhe pas 18 viteve bredhje nëpr labirintet gjygjësore nuk ka epilog për një pjesë të firmave më të mëdha që në vitet e 90-ta shkuan në falimentim. Kështu, para Gjykatës themelore Shkupi 2, që nga viti 1996 mbahet kontest gjygjësor në të cilin ish të punësuarit  në një firmë të Shkupit, por edhe shteti si kreditor, kërkojnë që tu mbulohen kërkesat e tyre.

Аvokati Тrajçe Arsov  përИnbox7thotë se borxhi se bazë për nisjen e kontesti është shumë i shpeshtë, sepse kemi ekonomik jolikuide, kompani me shumë borxhe, firma me llogari të bllokuara që nuk janë në gjendje ti servisojnë në kohë obligimet ndaj kreditorëve. Edhpse me ndryshimet e fundit të Ligjit për procedurë kontestimore (LPK), të cilat filluan të implementohen në shtator 2011, u përcaktuan shumë afate, thotë Arvov, megjithatë është e pamundër që të njëjtat të respektohen, posaçërisht nga ana e gjykatave si Gjykata themelore Shkupi 2 i cili është stërmbushur me lëndë.

trajce arsov

Тrajçe Arsov

Në gjykatat me numër më të vogël të lëndëve, këto afate janë të pranueshme dhe mudn të respektohen vetëm nëse gjykatësi është efikas. Sa i përket procedurave të falimentimit, para ndryshimit të ligjit të vjetër nga viti 2006, ata zgjasnin shumë gjatë për shkak të kohës që u nevojitej për vlerësim financiar të gjithë pronës së debitorit.  Kjo nënkupton kontste gjygjësore ndaj të gjithë debitorëve që nuk e kanë paguar borxhin, përcaktim paraprak i kreditorëve falimentues, që shoqërohet me procedura të posaçme kontestimore. Për shkak të mbarimit më efikas dhe më të shpejtë të procedurave të tilla, Kuvendi në fillim të vitit miratoi ligj të ri i cili duhet të tregojë se si do të zbatohet dhe nëse do ti japë rezultatet e pritura “, thotë Arsov.

Më shumë se një dekatë në kontest për arkëtim të borxhit

Manastiras  në moshë të mesme, para më se 13 viteve ka filluar procedurë para Gjykatës themelore që ti arkëojë paratë që i kanë pasur borxh. Nuk ka mundur ta durojë presionin dhe harxhimet që i kapasur për taksa dhe të dhëna tjera, dhe ka hequr dorë nga arkëtimi i borxhit. Megjithatë, në fillim të këtij viti ai ka kërkuar nga gjykata e Manastirit përsëri të hapet procedura për arkëtimin e borxhit.

Lënda është regjistruar në vitin 2001, por në vitin 2003 është parashtruar kërkesë për ndërprerje të procedurës. Një vit më vonë, në 2004 është parashtruar kërkesë pr arkivimin e lëndës, deri në janar të këtij viti kur përsësri është dorëzuar kërkesë për vazhdimin e procedurës “, thuan nëGjykatën themelore në Manastir.

Gjatë hulumtimit tonë zbuluam se konteste të këtilla maratonike, të inicuara për arkëtim të borxheve, ka edhe në gjykatat në Kavadar, Resnjë dhe Dibër.

Qytetarët janë të gatshëm që ta presin drejtësinë me vite, ndonjëherë edhe me dekada edhe kur është në pyetje ndarja e pronës. Këtu gjykata në Delçevë tashmë 5 vite nuk mund të vendosë si ta ndajë pronën mes dy familjeve të atjeshme.

Sipas evidencës sonë, kontesti po zhvillohet mes dy palëve që kanë filluar procedurë kontestimore për dëshminë e pronësisë. Për shkak të faktit se gjykatat për lëndë të vjetër e llogarisin kontestin që nuk është zgjidhur për 2 vite, procedura për lëndën është ndërprerë me vendim. Shkaku për këtë është se palët pas përfundimit të lëndës nuk kanë kërkuar vazhdim të procedurës. Kështu, lënda është vednosur në arkivë si e zgjedhur “, deklarojnë në  Gjykatën themelore Delçevë.

Lëndë të këtilla ende mbahen edhe në gjykatën në Kumanovë.

Аljesa Alii,zëdhënës i Gjykatës themelore në Gostivar, thotë se që kur ka filluar të zbatohet Ligji i ndryshuar për procedurë kontestimore (LPK) më nuk ka lëndë që nuk mund të zgjidhen me vite.

Edhe nëse ka lëndë të tilla, shkaqet për tejzgjatjen e tyre më së shpeshti janë objektive dhe kanë të bëjnë me atë se sa një lëndë është e ndërlikuar. Kështu, p.sh. kur bëhet fjalë për divorce, posaçërisht te ato në të cilat ka pajtueshmëri për divorc, aty nuk ka çka të zgjate. Për dy deri tre seanca, gjykatësi sjell vendim dhe kjo zgjat shkurtë.  Por, kur, p.sh. bëhet fjalë për përcaktimin e vlerës së një prone ose dëmit të shkaktuar, kjo kërkon kohë. Andaj, kontestet e këtilla zgjasin më tepër, dhe ligji lejon që gjykatësi të vendosë për 15 ditë, këtë ta bëjë për më së shumti 1 muaj“, thotëАlii.

Ai spejgon se tani gjykatësit e kanë shumë më lehtë sepse me LPK-në e ri në afat prej 8 ditësh patjetër duhet të thirret seancë përgatitore. Prolongimi nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë, përveç për rast më të rënda ku afati është deri 30 ditë.

Aktvendimi duhet të shkruhet në afat prej 15 ditëve, Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesën në afat prej 3 muajve. Gjykata Supreme duhet të vendosë për revizion në afat prej 8 muaj. Këto janë afatet që i parasheh ligji, dhe që janë në funksion të përshpejtimit të procedurës, spegon Alii.

Sipas gjykatësit Alii, marrëveshja dhe ndërmjetësimi janë zgjidhja për shkurtimin e proceseve të gjata dhe respektimit të afateve të përcaktuara.

Kjo posaçërisht vlen për vepra siç janë shpifjet, ofendimi, lëndimi i lehtë trupor. Por tek ne marrëveshja dhe posaçërisht ndërmjetësimi assesi të jetësohen. Ende e kemi vetëdijen në nivel të ulët “, thotë Аlii.

Procesi më i gjatë zhvillohet në gjykatën më të madhe

ubistvo

 

Edhe gjykatat në  Shkup, Kratovë Vinicë, Radovish dhe Strugë mundohen si ti përmbyllin lëndët penale të filluara para 5, 10 ose 15 viteve.

Hulumtimi i inbox7 tregoi se procesi më i gjatë gjygjësor nga lëmia e veprave penale zhvillohet në gjykatën më të madhe në vend, Gjykatën Themelore Shkupi 1. Kjo gjykatë, edhe pas 17 viteve  dhe 57 seancave të zhvilluara , nuk arrin të përfundojë procesin e hapur për shkak të vrasjes që ka ndodhur më 1997. Sipa të dhënave të marra, procesi gjygjësor ka filluar në mars të vitit 1998 dhe pas 18 seancave të zhvilluara, procedura është dashur të ndërpritet për 4 nga 5 të akuzuarit, sepse vepra për të cilën ishin akuzuar („pjesëmarrje në rrahje “)është vjetëruar. Pas kësaj janë zhvilluar edhe 19 seanca për të pestin nga të akuzuarit, pas së cilës në mars të vitit 2006 është dënuar me 6 vite burgim. Aktvendimi i këtillë është anuluar nga  Gjykata e apelit dhe gjykimi është kthyer për vendim të përsëritur.

Procesi gjygjësor përsëri filloi në prill 2007. Janë zhvilluar 20 seanca kryesore dhe në shumicën nga to nuk janë përmbushur kushtet ligjore që seanca të mund të mbahet. Nuk janë paraqitur dëshmitarët e prokurorisë, prokurori, personi ekspert, ndërsa në disa raste as avokati i mbrojtjes “, pohojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Në vitin 2011 i akuzuari përsëri është dënuar për vrasje, këtë herë me burgim prej 6 viteve, por Gjykata e apelit përsëri e anulon vendimin dhe lëndën përsëri e then në gjykim të ri. Gjykimi i tretë ka filluar më 2012, dhe deri tash janë zhvilluar 10 seanca kryesore. Procesi vazhdon në shtator të vitit 2014.

Аvokati Zvonko Davidoviq,  i cili tashmë 6 vite mundohet të dëshmojë se klientët e tij, vëllezërit Gjorgjievski nuk janë fajtorë për vrasjen e banorit të fshatit Oreshe të Velesit, shkakun për proceset e gjata e sheh në, siç thotë, gjykatësit jo të edukuar.

Ka gjykatës që nuk i njohin ligjet, ose nëse i njohin, nuk i zbatojnë. Thjesht, janë të paaftë, dhe as që kanë guxim të vendosin. Konkretisht rasti Oreshe zvillohet tashmë 6 vite dhe për herë të katërt është kthyer në gjykim të përsëritur. Gjykata e apelit assesi të vendosë, andaj vetëm që e kthen lëndën në gjykim të përsëritur. Edhepse më rrallë, por megjithatë kam pasur raste të vjedhjes ose hajnisë që kanë mbaruar pas 3 seancave të zhvilluara. Një pjesë të fajit për mosrespektimin e afateve e ka edhe prokuroria e cila në raste të caktuara di që disa herë ta ndryshojë ose të plotësojë akt-akuzën, të propozojë ose të tërheqë shumë dëshmi. Kjo veçanërisht vlen për raste e krimit të organizuar siç ishte rasti  ʼКаlldrmaʻ, në të cilin kishte 86 të akuzuar “, thotëDavidoviq.

Rast gjygjësor i përfunduar për dy ditë

Rasti me të miturën Аleksandra Boshnjakovska është proces i cili përfundoi në afat rekord të skurtër. Babai, gjyshi dhe gjyshja e Aleksandrës u dënuan me dënim me kusht prej viti burgim ( në periudhë prej 4 viteve nuk guxojnë të shkaktojnë verpr tjetër penale). Sipas aktvendimit, ata ishin fajtorë për marrjen e vajzës nga e ëma e saj, Tatjana.

Përndryshe, gjykimi për „Каlldrma, rasti më i madh deri tani në Maqedoni, zgjati gati një vit. Filloi kah fundi i korrikut të vitit 2012, dhe përfundoi në maj të vitit 2013.

Gjygjet në Кratovë, Vinicë dhe në Radovish tashmë 5 vite nuk mund të sjellin aktvendim për të akuzuar për vepra penale: dhunë, pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, si dhe për veprat penale: vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

NJëri nga rastet më interesante që zgjat tashme 12 vite duhet ta zgjidhë Gjykata themelore në Strugë. Gjykimi prolongohet sepse i dënuari është në ikje. Lënda është regjistruar në gjykatë në vitin 2002, dhe për të dënuarin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Edhe për prokurorët vlejnë afate

Në opinion mbizotëron mendimi se prokuroria nuk ka afat në të cilin duhet të kryhet një hetim. Megjithatë, Ligji për procedurë penale (LPP),i cili filloi të zbatohet nga viti 2013, përcakton se në procedurën parahetimore, prokurori publik është i obliguar që në afat prej 3 muajve të vendosë për çdolloj aktpadi penale, dhe nëse ka hetim, ajo duhet të përfundojë në afat prej 6 muaj. Ky afat mund të zgjatet edhe për 6 muaj plotësues nga ana e prokurorit të lartë ose edhe për 3 muaj me vendim të prokurorit publik. Për vepra të sferës së krimit të organizuar, vazhdimi nga ana e prokurorit publik mund të jetë edhe për 6 muaj. Pas përfundimit të hetimit, ekziston afat prej 15 ditëve për paraqitje të aktakuzës, e cila për vepra të sferës së krimit të organizuar mund të zgjasë deri 30 ditë.

 

 

 

 

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk