Data e sotme
November 17, 2018

Do të fundosemi apo do të dalim në sipërfaqe?

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Ndodhemi në një udhëkryq historik. Do të  pajtohemi me katastrofën apo do të bëjmë hap  kah normalja. Me një pushtet të këtillë shumë humbëm. Gruesvki tash më mban titullin “  varrmihës i së tashmes dhe së ardhmes”. Ai jo vetëm që shtetin e solli në kolaps ekonomik, me një varfëri rekorde,  me partizim total të institucioneve, deri në  futje të borxheve piramidale dhe gjithçka që është  piramidale,  shkaktoi një gjendje të tillë të përgjithshme në shtet, që  tashmë qendrat relevante botërore diskutojnë për këtë- çfarë ndodh  me këtë shtet që ngjason me një foshnje, që as rritte e as nuk vdes!

Dihet se konsumimi i populizmit dhe nacionalizmit, Millosheviçi e dogji gjithë Jugosllavinë,  bëri ferr Bosnje dhe Hercegovinë,  shpërnguli serbët dhe kroatët dhe mbeti pa Kosovën. Dhe vet mbaroi jetën me jo aq famë. Pasi ishte kokëfortë dhe qonte inat jo vetëm me realitetin por, edhe me të gjithë botën,  mirëpo kjo nuk ndikoi që kryeministri ynë të merr mësim jam i bindur se shumë shpejt do të shohim fundin e kësaj politike të bazuar në megalomaninë e liliputit, me qëllim të hipnotizimit të mendjes dhe normales, por me prapavijë fshehjen e krimit megaloman. Ky njeri  thuajse tetë vite fluturon me pjatën fluturues të quajtur “EMËR”, shumë shpejt do të bjerë në muret e kështjellës imagjinare antike.  Edhe pse shteti humbiste me të madhe ai fitonte me “emrin”. Gjithë kohës popullit  i thoshte se do t’i ngrohë dhe i dogji deri në palcë. Para 8 viteve ishim lider të integrimeve, e tani jemi lider të varfërisë. Kryesim  jonë integrues me plotë  vetëdije u hodh në erë me eksplozivin e antikës. E  tani nuk i plotësojmë kushtet as për Unionin Afrikan. Situatën e këtillë me vite të tëra po na konfirmojnë institucionet relevante ndërkombëtare – “ Freedom Hause”, raportet e State Department”, Reporterët pa kufij, Standard dhe Purs si dhe  shumë raportet zyrtare nga Uashingtoni dhe Brukseli. Para një dite edhe shefi i misionit vëzhgues OSBE/ ODIHR Gert Arens deklaroi se ne kemi problem serioz për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte.

Ky regjimi në vazhdimësi ka animuar antiamerikanizmin dhe anitevropeizmin edhe pse ata me qëlli më të mirë na kanë sugjeruar të mos luajmë me letrat e së kaluarës, por t’i kthehemi së ardhmes.  E tani akoma nuk e dimë kah  lundrojmë. Nuk kemi frikë nga piratët sepse ata kanë hipur në anije dhe po mbajnë timonin dhe lumturinë e tyre e shohin në fatkeqësinë tonë. Për këto vite të humbura, Kina 8 herë ka rritur standardin jetësor. India madje për 4 herë. Shtetet fqinje thuajse mesatarisht tri herë kanë rritur standardin jetësor. Kurse udhëheqësit tonë i fryjnë nacionalizmit dhe kultivojnë patriotizëm të rrejshëm. Kanë mbjellë gënjeshtra të bardha  duke korrur para të errëta, të zeza. Dhe në të mashtruar me lot qeshnin për veprimet e tyre. Nga një pushtet i këtillë do të na mbeten vetëm  monumentet historike “Porta e dështimit”,  “Mërgimtari  mbi kalë”, “Muzeu i varfërisë” dhe shumë të tjerë.

Tani është momenti.  Do të lejojmë që sërish të na shkelin dhe gënjejnë përsëri?! Ose do ta kuptojmë se na duhet diçka  krejtësisht e re. Krejtësisht më ndryshe nga kjo që ndodh. Patjetër duhet t’i shmangemi frikës. Duhet të jemi të guximshëm për  veten tonë dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të pranoj fitoren eventuale kriminale.

Përktheu: Luljeta Ademi

bilali@inbox7.mk