Data e sotme
January 31, 2023

AFRIM TAHIRI, BFI : BASHKËJETESË NUK BËHET VETËM PËRMES REKLAMAVE

Nuk ishim të ftuar në darkën e iftarit te kryeministri, por edhe nëse do të ishim ftuar, nuk do të shkonim, thotë për intervistën e Inbox7 sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri. „Për herë të parë këtë vit BFI nuk merr pjesë në iftar të organizuar nga lider politik ose funksionar qeveritar. BFI i ka shkaqet e saj- shumë çështje të hapura, shumë premtime të parealizuara“, vlerëson Таhiri

BFI tashmë 4-5 vite kërkon lokacion për ndërtesë administrative  „edhe përkundër faktit që ndihmuam financiarisht në ndryshimin e planit të detajuar urbanistik në Kala, kishim edhe disa takime me kryeministrin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, dhe në fund u eliminuam nga mundësia e pjesëmarrjes në tenderin e blerjes së tokës “, spjegon njeriu i dytë i BFI-së. Sa i përket deklaratave të strukturave qeveritare – në Maqedoni mund të ketë radikalizëm islamik vetëm nëse ekziston edhe radikalizëm i krishterë. Ne jemi kundër deklaratave të tilla, të cilat mund të nxisin reaksione radikale, thotë Tahiri.

Inbox7: Demostratat masive të cilat ndodhën në Maqedoni para gjykatës ku njerëzit e shprehnin pakënaqësinë e tyre nga dënimet e larta gjygjësore, por të cilat çdoherë fillojnë prej lutjes të së premtes në xhaminë e çairit. Edhe VMRO-DPMNE-ja në pushtet tha se në Maqedoni ka radikalizëm islamik i cili ndoshta qëndron pas protestave. Cili është qëndrimi juaj?

 

Таhiri: Protestat nuk fillojnë nga xhamitë, hapësira e Jahja pashës është emri i vjetër i kësaj pjese të Shkupit- asnjë imam nuk ka marrë pjesë në protesta. Ne nuk mund ti ndalim, por protestat duhet të jenë të qeta dhe në bazë të parimeve fetare islame. Ne si institucion jemi kundër çdolloj protestash që nuk kanë organizatorë. Dhe apelet tona ishin që besimtarët të kenë kujdes që të mos manlipulohen nga struktura të caktuara të cilat nuk ja dëshirojnë askujt të mirën. Sa i përket deklaratave të strukturave qeveritare- në Maqedoni mund të ketë radikalizëm islamik vetëm nëse ekziston edhe radikalizëm i krishterë. Në esencë asnjë religjion nuk pranon radikalizëm, ekstremizëm, sepse në librat e Zotit nuk ka që mund të nxisin reaksione radikale.

 

Inboks7: Për muajin e shejtë të Ramazanit edhe kryeministri Gruevski organizoi iftar. Erdhën të gjithë përfaqësuesit politik, por kreu i BFI-së, Reis ul ulema ef. Rexhepi nuk u shfaq atje. A ka ndonjë shkak të posaçëm?

Таhiri:Nuk ishim të ftuar në darkën e iftarit te kryeministri, por edhe nëse do të ishim ftuar, nuk do të shkonim, ne organizuam iftar për krerët e bashkësive fetare dhe ambasadorët dhe nuk kishim asnjë përfaqësues nga jeta politike. Në fjalimin e tij reisi tha se i vjen mirë që u mblodhën liderët fetarë nga Shqipëria, Kosova dhe vlerësojmë se kështu është më mirë dhe vendosëm që të mos marrim pjesë në asnjë iftar të organizuar nga parti politike. Për herë të parë këtë vit BFI nuk merr pjesë në iftar të organizuar nga lider politik ose funksionar qeveritar. BFI i ka shkaqet e saj- shumë çështje të hapura, shumë premtime të parealizuara. Për fat të keq, nuk ka klimë të mirë dhe nuk ka asnjë shkak për iftar të përbashkët. Kemi nevojë për bashkëpunim me të gjitha  institucionet shtetërore por këta takime duhet të jenë takime pune, jo solemne.

 

Inbox7: BFI tashmë disa vite kërkon lokacion për seli të re. Çfarë ndodh në këtë plan, a ka ndonjë lëvizje?  

Таhiri: Tashmë 4-5 vite punojmë në këtë drejtim, është punuar intenzivisht në tre vitet e fundit por për fat të keq nuk ia dolëm ashtu siç ia dolën bashkësitë tjera fetare që të gjejnë vend të përshtatshëm për ndërtesë adminsitrative për BFI, e cila do ti përmbushte kushtet e një bashkësie të rëndësishme fetare në shtet. Ndihmuam edhe financiarisht në ndryshimin e planit të detajuar urbanistik në Kala, kishim edhe disa takime me kryeministrin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, dhe në fund u eliminuam nga mundësia e pjesëmarrjes në tenderin e blerjes së tokës. BFI ka probleme të mëdha me kthimin e tokës përmes denacionalizimit, ekziston diskriminim në këtë drejtim sepse nga 1998 deri më sot mos të mundemi ta kthejmë pronën tonë, derisa e kemi dokumenacionin e plotë, nuk ëhtë logjike. Kjo çështje u gjet edhe në raportin e bashkësisë ndërkombëtare se BFI, për dallim të bashkësive tjera etnike, është e diskriminuar.

 

Inbox7: Кu frenohet çështja?

 

Таhiri: Thjesht, nuk ka vullnet politik dhe pr 16 vte deri tani na janë kthyer vetëm 16% .

Inbox7: Bëhet fjalë për objekte strategjike nga të cilat shteti nuk mund të heqë dorë?

 

Таhiri: Për Kapan hanin kemi proces gjygjësor, Kushumli hani, Bezisteni, Arabati baba teqe në Tetovë dhe ngjashëm. Janë lëndë të  cilat gjenden para gjykatave ndërkombëtare, siç është Jeni xhamia në Manastir, Husamedin xhamia në Shtip e cila tash është përmendore e kulturës, kurse ka dokumente ku shkruan se shfrytëzues janë BIFM dhe KOM dhe gabime të tilla ekzistojnë. Për fat të keq, disa gabime janë të qëlimshme.

Inbox7: Njëra ndër çështjet e hidhura është mosinkorporimi i Mederesesë në sistemin edukativo-arsimor të Maqedonisë. Me çfarë probleme përballeni dhe si vlerësoni se mund të zgjidhet kjo çështje? Pse kjo shkollë e mesme mbetet e papranuar, të themi kështu, nga shteti? 

Таhiri: Shkollat e mesme fetare janë themeluar në bazë të ligjit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, por nuk bazohen në ligjin për shkollim të mesëm në RM. Deri te ministria dorëzuam kërkesë për medersën e Isa beut, si dhe për shkollën e mesme të KOM-it, kurse nga ana tjetër fakultetet e shkencave islamike dhe ortodokse janë të akredituara. Ekziston diskontinuitet. Këtë vit mbi 800 nxënës të rregullt përballen me probleme kur do ta kryejnë shkollën, një pjesë regjistrohen në fakultete tjera. E kemi përmbushur ndryshimin e programit. Presim nëse kjo do të zgjidhet me vendim të qeverisë ose me ndryshim të Ligjit për shkolla të mesme.

 

Inbox7: Në shoqërinë tonë multietnike, KOM-i dhe BFIM-ja duhet të përkujdesen për bashkëjetesën, por edhe mes jush ka disa çështje kontestuese. Në konferencën e fundit ndërfetare nuk morrët pjesë, kjo ndodh për herë të dytë. A punohet për tejkalimin e kësaj situate? 

 

Таhiri: Ne si BFI kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkësitë fetare dhe me KOM_in takohemi 3-4 herë në vit, kemi pasur edhe apele të përbashkëta.  Nuk ka problem mes BFI dhe KOM. Organizator i konferencës botërore mes religjioneve nuk ishte KOM-i por qeveria e Maqedonisë. Në vitin 2010 kishim kërkesë që menjëherë pas konferencës të fillohet me rikonstruimin e xhamisë së Prilepit, të xhamisë Llazhec dhe çështje tjera por nga atëherë deri në vitin 2013 kur u mbajt konferenca e tretë, punët mbetën aty ku ishin.  Bashkëjetesa nuk bëhet me reklama, por me punë konkrete. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha bashkësitë fetare por kemi vërejtje te institucionet qeveritare. Ata premtuan, nënshkruan marrëveshje dhe asgjë nuk ndodh, ne mbetemi në qëndrimin se ato marrëveshje duhet të respektohen deri në fund që ne të kemi fytyrë të pastër para besimtarëve tanë.  Publikisht thamë se do të marrim pjesë në konferencën e dytë sepse na u premtua rikonstruimi i i xhamisë së Prilepit pas konferencës, dhamë edhe mjete për fazën e parë të rindërtimit, por nuk ka asgjë dhe në 2013 nuk pamë arsye të marrim pjesë. Investojmë në bashkëjetesë dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira, por kjo nuk domethënë se kemi marrëdhënie të mira edhe me institucionet qeveritare. Institucionet qeveritareduhet ti respektojnë marrëveshjet dhe të kontribojnë në zgjidhjen e problemeve.

 

Inbox7: Pse ndodh kjo sjellje anashkaluese nga ana e shtetit?

Nuk kemi përgjigje zyrtare….ja, p.sh. për xhaminë e çarshisë në Prilep, nuk dijmë. Para disa vitesh atë e vizitoi edhe një delegacion i OKB-së dhe kjo hyri në raportin e tyre. Ndërtimi i një xhamie tjetër në Prilep është joligjorekjo është arshin i dyfishtë, jashtë ligjit dhe kjo nuk na sjell në rrugë të mirë.

 

Inbox7: Në raportin e fundit të Stejt Departamentit vërejtja kryesore ishte drejtuar BFI-së për arkëtimin e vizave për besimtarët që shkojnë në haxhillëk, ndërsa në fakt vizat janë pa pagesë. Pse e bën këtë BFI-ja, kjo madje ka hyrë edhe në raport si problem? 

 

Таhiri: BFI nuk merr para për viza, por për shërbime. BFI për organizimin e haxhillëkut ka harxhime të mëdha. 3-4 herë në vit dërgon delegacione të saj në Arabinë Saudike, si dhe në ambasadën e saj në Tiranë. Haxhillëkun e organizojmë në bazë të ligjit për bashkësitë fetare dhe akteve tjera normative. Për çdo 15 haxhinj ka nga një udhëheqës, për çdo 50 nga një mjek. BFI nuk guxon të harxhojë më shumë se sa që i lejohet.  Gjatë gjithë 20-24 ditëve sa zgjat haxhillëku, ne jemi në dispozicion të haxhinjve tonë. Vjet shkuan 1.200 haxhinj. Svijet kushton 3.200 euro. Haxhillëku nuk ëështë obligim për ata që nuk kanë para, kjo është vetëm për ata që kanë mundësi materiale. Në Kosovë është 2.200 euro, në Slloveni kushton 3.850 euro, ka edhe haxhinj VIP prej mbi 17.000 euro. Pra, ne bëjmë një mes. Kush dëshiron, askush nuk regjistrohet me dhunë, kush dëshiron të shkojë përmes BFI-së ,aq është. Tërë profitin e drejtojmë në shkollën tonë të mesme. Të gjitha ata institucionet të cilët mendojnë se përfitojmë shumë, le ti marrin harxhimet  e shkollës së mesme islame dhe ne do të distancohemi nga kjo. Sipas Islamit, haxhillëku nuk është obligim i çdo besimtarit por vetëm i atyre që kanë mundësi materiale,  dhe shkohet vetëm njëherë në jetë.

Në haxhillëk duhet të shkojnë vetëm ata që kanë mundësi materiale, nuk kanë obligim fetar. Ne nuk kemi vërejtje ndaj asnjë besimtarit. Ministria e shëndetësisë pranon donacion vaksina nga Turqia, ndërsa besimtarët paguajnë nga 50 euro, thuajnë se arkëtojnë për shërbim. Atëherë pse BFI mos të përfitojë nga shërbimi i saj 100-150 euro dhe këta para të shkojnë në shkollën e mesme?

 

Inbox7: Z. Tahiri, për fund të bisedës- në këtë moment jeni sekretar i përgjithshëm i BFI-së. Megjitjatë, opinioni vlerëson se keni ambicie të mëdha, a mund të presim që në të ardhmen tu shohim në pozitën e kryetarit të BFI-së?  

Таhiri: Assesi. Unë nuk kisha ambicje as për sekretar të përgjithshëm, para 1 muaji dhashë edhe dorëheqje. Më inspirojnë çështje tjera, si librat, përkthimet nga arabishtja, etj, nuk kam ambicie personale të bëhem kryetar dhe tashmë 14 vite punoj këtu. Mbi 90% të aktiviteteve të BFI-së janë investime në institucione arsimore, dhe kjo do të japë rezultat.

 

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

stavrova@inbox7.mk