Data e sotme
March 21, 2023

Marrëveshja e Ohërit- toalet letër?!

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Marrëveshja e Ohrit bëri që me sukses që të pushoj konflikti i vitit 2001, poa ajo edhe pas 13 viteve nuk ka arrijtë as elementaren nga ato që quhen – tolerancë, bashkëjetesë, barazi qytetare, mundësi të barabarta, pushtet demokratik, sundim të së drejtës dhe zhvillim të gjithmbarshëm. Përkundrazi, në shumë sfera kemi këthim pas. Kështu që tani, në vend të pajtimit kemi urrejtje; Në vend të tolerancës kemi rahje e sulme nëpër autobuese, shtëpi e rrugë; Në vend të kohezionit kemi demolime shtëpishë e lokaleve afariste; Në vend të sundimit të së drejtës kemi sundim partiak diktatorial; Në vend të zhvillimit, kemi varfëri të skajshme (jemi më maje të listave botërore); Në vend të gjygjësisë së pavarur kemi procese të montuara politike. Pra, këtu gjithçka është në ramje të lirë, përveç krimit të organizuar i cili vayhdimisht lulëzon. Jemi shndërrua nw shoqëri pa ligje, pa moral, pa turp e pa perde.

Nga gjithë këto negativitete të mëdha në të gjitha domenet të krijuara në kuzhina politike të nëntokës, Marrëveshja e Ohrit aq që ka mund të jetë një përjashtim pozitiv. Fakt është se situata tani është më e vështirë se në kohët para nënshkrimit të marrëveshjes, por kjo nuk është aq për shkak të defekteve të mëdha që ka ky dokument, sa për shkak të shkeljeve drastike të tij. Tani më tepër se kurdoherë, njerëzit nuk besojnë në jetesë të përbashkët. Këto janë të lashtat që i korrim nga mbjelljet që ky pushtet i papërgjegjshëm vite me radhë i ka mbjellur, por të cilit dukshëm edhe vet i kemi ndihmuar. Kur të mbjellim urrejtje nuk mund të korrim tolerancë. Më kujtohet nga fëmiria një xhaxhi Ramko i cili e shëtiste një arri duke i bindë njerëzit se bisha, jo vetëm që di të luaj, por edhe shëron nga çdo smundje. Kështu ai mblidhte para nga njerëz me dhimbje të ndryshme. Por, kur fëmijtë të frikësuar nga bisha gjatë “terapisë” traumatiyoheshin, xhaxhi Ramko thoshte se ajo është shenjë shumë e mirë, pasi e keqja del nga trupi. Por, kjo e keqja jonë asesi të del nga shpirti e trupi! Arriut i ishin nxjerr dhëmbët që të mos kafshoj dikend, por, si duket edhe këtyre tonëve që tani 13 vite aktrojnë pushtet të një sekretariati qesharak që si duket më shumë i gjason një biroje për punësim pa kurfar kriteriumi, ndokush ua ka nxjerr dhëmbët, madje edhe ua ka mbyllë gojën. Madje s’kan të drejtë as të ankohen se ajo që punojnë nuk është më shumë se ZERO.

Por, a është e gjithë për shkak të marrëvëshjes? Përgjigja është jo. Nuk mund të ekzisotoj aso kushtetute, ligji apo marrëveshje që ky pushtet nuk mund ta përkëmbë dhe ta shpall toalet letër. Në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohërit rregullisht nuk janë prezent kryetari i shtetit, premieri, e as ndonjë ministër i VMRO-se. Madje as ndonjë toalet pastrues. Me siguri nga ajo se ata Marrëveshjen e trajtojnë toalet letër. A gjithçka fituan nga partneri i tyre. Fituan rrëzimin e cenzusit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit nga 50 në 40 për qind. Shpirti na delë që diçka plus të avansojmë, a ndokush këte dikujt ia fal në çini!!! Fituan zgjedhje të parakohëshme; Fituan raundin e dytë për zgjedhje presisdenciale bashkë me ata parlamentare; Fituan kryetarin e shtetit përmes gjoja bojkotit; Fituan gratis marrëveshje poszgjedhore; Fituan hapjen e procedurës për ndryshime të reja kushtetuese (që ka qëllim legalizimin e finansave të dyshimta), e çka jo tjetër?! Kurse si shpërblim fituam vetëm nënçmime e poshtërime publik. Si duket ndokush me mazoizmin e vet përjeton në sadizmin e VMRO-së!

Por, e gjithë kjo ka fundin e vet. Udhëhëqësia e partisë shqiptare në pushtet dukshëm po delegjitimohet ndër Shqiptarë. Gruevski tani sikur vetëdijsohet se ç’gabimi të rëndë ka bërë duke manipuluar për të kënqur epshet e ulta të elektoratit të tij. Por, tani shteti është në prag të shpërberjes së tij. Mjafton vetëm një shkas. Atëherë ai do të vëhet në shtyllën e turpit, po nga ata pëkrahës të rrrugës. Mund të paramendojmë sikur Merkel të mos ishtë prezent në manifestimin e 70 vjetorit të zbarkimit në Normandi!!! Ajo do të ishtë skandal i përmasave botërore. Përkundrazi, fotografia ku Merkel qafohet me Olandin ishtë spoti kryesor reklamues i atij manifestimi. Por dallimi në mes Merkelit dhe Gruevskit është ma i madhë se sa dallimi në mes parajsit dhe ferrit. Ky i fundit nga absurditeti i vet ka vendosur afro 300 statua, ku asnjëra nuk përfaqëson ndonjë Shqiptar. Madje as ata tre statua me çmim qesharak nuk janë duke parë dritën (si duket as që janë paguar). Kjo fletë për gjendje tejet serioze shndetësore të personit që menagjon me qeverinë. Ai mbanë përgjegjësinë kryesore për shembjen e dy shyllave kryesore të shtetit – shtyllën euroatllantike dhe atë të marrëdhënieve ndëretnike. Historia është përplotë me tragjedi nga këso kodi mental të menagjimit me njerëz.

Definitivisht kemi nevojë për një marëveshe të re në mes popujve të ktuit. Së pari duhet të konstatojmë se a është e mundur apo jo një bashkëjetesë e përbashkët? Unë akoma mendoj se popujt do të ishin shumë më tolerant sikur politikanët të mos t’i nxisin. Problemi qëndron aty se këta politikan dështimet e veta dhe krimin e organizuar në kontinuitet e maskojnë duke shpallë veten si mbrojtës apo shpëtimtarë të kauzave të popujve të tzre, të cilat në fakt janë të rrezikuara vetë këta.Nga të gjitha plagët, më të rrezikshme janë ata që shkaktohen nga gjuha e urrejtjes. Për fat të keq, Marrëveshja e Ohërit nuk disponon as me imunitet elementar për mbrojtje nga tërbimi politik i udhëheqësve të pangopur, andaj ai si i tillë është vetëm një dokument pa vlerë. Por, ne akoma e kemi vështirë të kuptojmë se nuk i jepet votë atij që ka nevojë për mend.

 

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk