Data e sotme
March 21, 2023

Adresa e gabuar, misioni i vështirë

BDI, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë të bashkëqeverisë deri në një gjendje, ku faktori i jashtëm do të detyrohet të kërkojë ndryshime substanciale në Maqedoni, për ti ikur rrezikut së erës që frynë nga Kremlini dhe nga moszbatimi i marrëveshjeve…

NATO nuk do të zgjerohet me anëtarë të rinjë. Samiti i Aleancës në shtator në Britani të Madhe  nuk do të sjellë asgjë të re për anëtarët që aspirojnë të aderojnë në këtë aleancë ushtarake.Samiti  po aq i debatuar në Shkup, nuk pritet të ndryshojë Maqedoninë deri  në  ndonjë  shkallë të theksuar  gjeopolitike që do të detyronte vendin  të shkojë drejt  zgjidhjeve të shpejta.

Ndërkohë  ministrat e Jashtëm  të  vendeve anëtare të BE-së mblidhen të premten në një takim në Bruksel  për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe pushtimin e mundshëm rus.

Por në krahun tjetër të Brukselit, Aleanca është zhytur në kërkim të planeve për të përballuar kërcënimin e ri të Kremlinit dhe njëkohësisht duke kërkuar alternativa të zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinjë nga Ballkani, plus Kaukazi që nuk trashigojnë apo trashiguar tensione të reja rajonale dhe vështirësi për vetë NATO-n.

Maqedonia përshkak të fërkimeve më fqinjët nuk ka arritur të bëhet anëtare e NATO-s, saqë ftesa e vjetëruar ka nisur të mos ngjallë më interesim nga autoritetet lokale.

Përcaktimi global dhe rajonl i qeverisë është po aty ku ka qenë më parë, se Maqedonia është nisur drejt integrimeve euro-atlantike. Problemi disavjeçar me Greqinë ka qenë preteksti, që sipas Shkupit vendi të mos pranojë ftesën e vërtetë për anëtarësim.

 

BDI qëndron brenda

 

Një zyrtarë i lartë i partisë shqiptare në pushtet BDI, tha të hënën se mungesa e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e shtatorit nuk do ta shtyjë BDI-në ta shqyrtojë pozicionin e saj në qeveri. Përkundrazi, BDI do të vazhdojë përpjekjet për agjendën euroatlantike të vendit në kuadër të ekzekutivit.

Pas vizitave diplomatike të vitit të kaluar dhe të ndara nga MPJ, partneri shqiptar në qeveri, ka vendosur ta vazhdojë presionin apo ‘luftën’ drejt partisë më të madhe maqedonse VMRO-DPMNE-, duke besuar se agjenda brenda qeverisë mund të rezultojë në ndryshim të qëndrimit për rreth shumë çështje.

Shtypi në Shkup ka shkruajtur se pas dështimit të partisë së Ali Ahmetit në frontin ndërkombëtar për ti bindur faktorët e jashtëm rreth emrit, BDI është nisur drejt një ‘konfrontimi’ të rangut të lehtë me VMRO-DPMNE-në. Nuk është e njohur se çka mund të sjellë ofensiva e BDI-së dhe sa e vërtetë është kjo.

Së pari kjo lëvizje mund të shfrytëzohet si rast për të minimizuar dështimet e partisë në planin e jashtëm për të ribindur faktorët relevant që të ushtrojnë presion ndaj qeverisë dhe kryeministrit.Së dyti veprimi lidhet edhe me deklaratat e fuqishme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti në muajin prill të këtij viti se “nëse nuk arrijmë gjë deri në shtator, atëherë do të rishqyrtohet pozicioni partiak në qeveri”, e që do të të rezultonte me” ndarje nga partneri dhe ikje nga qeveria”.Për më shumë, sot disa muaj pas  përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, një largim i tillë duket i pamundshëm.

Situata e post –samitit, sipas shtypit, nuk do jetë shkas për ndonjë tronditje të madhe qeveritare.Opozita në të dyja anët nuk ka arritur të konsolidohet dhe është pothuajse e pamundur të rifreskohet skena politike. Megjithatë në Maqedoni vizitat diplomatike dhe ndihmat financiare nuk kanë munguar.

 

NATO në mision të thellë strategjik, Maqedonia e pasigurtë

 

Ndërmjetësi i OKB-së Nimietz dhe sekretari i NATO-s Rasmussen përkundër vizitave të shpeshta nuk arritën të ndryshojnë sjelljen e qeverisë së Shkupit e as të Athinës.

Të paktën sekretari i NATO-s ishe më i drejpërdrejtë, duke kërkuar më shumë fleksibilitet nga ana e Maqedonisë.BE duke pasur para vetes një krizë të theksuar në Eurozonë, dhe duke u munduar se si ta përballojë agresivitetin e ri rus në Evropë, problemet e Ballkanit Perëndimor mund ti kalojë në plan të dytë.

Për politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke shtuar këtu edhe sanksionet e fundit të perëndimit kundër Rusisë, dhe krejt në një gjendje të tillë kaotike nuk përbën më ndonjë pengesë për KE-në, që përparësi për BE të jetë vetë unioni e jo më Ballkani.

Sa për këtu, çështja së pari duhet parë tek faktorët e brendshëm në Maqedoni dhe Greqi.Vështirë e kanë anëtarët e Partneritetit për Paqë ,pra shtetet si Maqedonia dhe Bosnja të anëtarësohen shpejtë në Aleancat apo unionet.

Të dyja vendet paraqiten si një ndër shtetet më problematike për të hyrë në një të ardhme të afërt në BE dhe NATO.

Serbia,Mali i Zi dhe Kosova kanë gjasa më të mira aderimi krahasuar me Maqedoninë dhe Bosnjën.

Nëse NATO deri më sot ka shërbyer si strukturë mbrojtëse për perëndimin dhe shtetet post-komuniste,  për Maqedoninë, aneksimi dhe mundësia  e pushtimit rus të Ukrainës Lindore, mund të paraqesë një rrezik të nivelit të mesëm.

NATO është duke vazhduar me konceptin e saj të sigurisë për shekullin XXI, ndërsa Maqedonia vazhdon të jetë nën presion për të zgjidhur emrin dhe çështjet e hapura.

Për shtetet e Balltikut ,Evropës Lindore dhe Kaukazit, rreziku nga kërcënimi rus është i përhershëm dhe ndihma që janë duke kërkuar këto qeveri nga SHBA dhe NATO janë të karakterit të sigurisë.

Krahasuar me keto vende, Maqedonia është duke qëndruar në një status të padefinuar të sigurisë.

Rumania dhe Bullgaria janë pengesa kryesore për një depërtim të thellë rus në rajon.Mirëpo kjo nuk nënkupton se kufizimet gjeografike dhe Aleancat mund të pengojnë shtetet të mos bëhen apo luajnë rol balancues apo kundërshtues ndaj fuqive tjera në Ballkan apo atyre të mëdha.

Në planin e brendshëm,partitë politike mund të ndihmojnë në kapërcimin e një gjendje, nëse arrijnë të formojnë koalicione ashtu njëjtë si në Kosovë së fundi.Deri më sot në Maqedoni këtë zhvlliim nuk e kemi parë.

Ngecja do të vazhdojë dhe raportet e brishta etnike do ta vështirësojnë edhe më shumë anëtarësimin e vendit.As Samiti i Pragës, Stambollit,Bukureshtit dhe Çikagos apo edhe ky i fundit në Britani, nuk  do të sjellë  ftesën e vërtetë për të hyrë në Aleancë.

Largimi i Maqedonisë nga statusi i një vendi që mund të luajë rolin e një amortizatori ka qenë një ndër qëllimet e Amerikës.Uellsi ndoshta do të jetë një moment për të bindur vendet e rajonit që qëndrojnë jashtë NATO-s të motivohen ti plotësojnë kërkesat.

Ndërkaq BDI, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë të bashkëqeverisë deri në një gjendje, ku faktori i jashtëm do të detyrohet të kërkojë ndryshime substanciale në Maqedoni, për ti ikur rrezikut së erës që frynë nga Kremlini dhe mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara vendore.

Nga samiti në samit, shtetet që nuk do të përshtaten në terrenin e ri evropian të sigurisë, do të bëhen pre e politikave dhe tregjeve që do të përplasen me BE-në dhe vetë Aleancën. Kërkohet zgjidhje për Maqedoninë!

ibraimi@inbox7.mk