Data e sotme
July 13, 2020

Мusa Xhaferri, zv.kryeministër: Është joligjore që të punësuarit sipas Marrëveshjes kornizë të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin rrogë

Është çasti i fundit që të punësuarit sipas Marrëveshjes kornizë të cilët qëndrojnë në shtëpi të sistemohen në vende pune. Kjo nuk është mirë për shtetin dhe është e paligjshme, thotë zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, i cili paralajmëron sistemimin e rrteh 1200 të punësuarve sipas marrëveshjes kornizë deri në mars të vitit të ardhshë

Маqedonia shënon 13 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit i cili duhej të sjellë paqe në vend në kushte kur konflikti i armatosur kërcënohej me luftë qytetare. Në këtë temë në intervistën e javës prë inbox7 bisedojmë me zoti Musa Xhaferrin nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Z. Xhaferri, a mund të na jepni një vlerësim se si po zbatohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit 13 vite pas nënshkrimit të saj?

-Ka ankesa të ndryshme dhe ka mundësi për debatë për dinamikën e implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ne, si dhe ata që janë kritikë ndaj përmbajtjes së Marrëveshjes Kornizë, jemi të vetëdijshëm se ka përparim. Vlera historike e marrëveshjes është në atë se në çastin kur ai u nënshkrua e shpëtoi shtetin nga shkatërrimi, dhe është unik në krahasim me marrëveshjet tjera paqësore për arsye se nuk pranon parimin për vendimmarrje në bazë të ndarjes territoriale, por e promovon Maqedoninë si shtet demokratik. Përmes Marrëveshjes kornizë dhe ndryshimeve të Kushtetutës humbet ai majorizim dhe etnocentrizëm ndaj bashkësive të tjera etnike e cila ishte i përpiluar ashtu me Kushtetutën e vjetër, dhe shtohet në Kushtetutë mekanizmi i diskriminimit pozitiv dhe përfaqësimit të drejtë në të gjitha nivelet edhe për bashkësitë tjera. Konflikti ishte me bashkësinë shqiptare, por përmes këtyre ndryshimve përfituan edhe bashkësitë tjera etnike. Duhej që Republika e Maqedonisë të decentralizohet në drejtim të konceptit evropian me qëllim që të jepet më shumë pushtet në nivel lokal. Arritëm që përmes reformës së tillë kushtetuese, pushteti lokal të fitojë përmbajtje edhe në lëmitë siç janë arsimi dhe kultura dhe të arrihen rezultate të mira. Edhepse, matematikisht- përfaqësimi i drejtë akoma nuk është arritur.

 

Sa i përket punësimeve, edhe sa mbetet që të përmbushen përqindjet e përfaqësimit etnik siç është paraparë me Marrëveshjen kornizë?

– Sa i përket administratës shtetërore, aty ka rezultate të kënaqshme, por ky është numër i vogël prej rreth 12.000 deri 13.000 nëpunësve shtetërorë. Sa i përket administratës publike, ku përfshihen edhe sfera tjera si arsimi, shëndetësia, numri ndryshon varësisht nga qytetet. Përqindja ndoshta nuk është në nivelin e kënaqshëm. Vitet e para janë bërë hapa më të mëdhenj, kur në vitet 2002-2003 në rradhët e policisë u sistemuan policë shqiptarë të cilët në komunat e përziera duhej të patrullojnë me qëllim të kthimit të besimit në institucionet e shtetit. Në këtë lëmi janë bërë hapa të mëdhenj, si dhe në armatë.

 

Кur do të duhet të përfundojnë punësimet sipas marrëveshjes kornizë?

– Duhet pasur kujdes me diskriminimin pozitiv. Kjo dinamikë ndryshon periodikisht. Ndonjëherë do të duhet të punësohen kuadro të reja të maqedonasve dhe ky procent në këtë rast ndryshon menjëherë. Përafërsisht, pra, kërkohet kjo baraspeshë. Përndryshe, ne nuk mundemi ta monitorojmë çdo ditë shtetin me përqindje.

 

A keni vlerësim se edhe sa vite do të duhet të kalojnë që të përmbushen përqindjet?

-Varet nga kapacitetet e buxhetit. Nëse dëshirojnë, institucionet mund të marrin vendim që mos të pranojnë nga ata bashkësi të cilat me përqindje janë të tejpërfaqësuara më shumë se sa u takon dhe atëherë mund të arrihet kjo baraspeshë. Për shembull, bashkësia maqedonase sipas të gjitha burimeve është edhe mëtej e përfaqësuar më shumë se përqindja, krahasuar me përqindjen e saj si popullatë në vend. Nëse statistikisht është e përfaqësuar si popullatë me 64-65 %, është e sigurtë se në institucione është e përfaqësuar me diku 68-70 %. Është paksa e ndjeshme nëse i qasesh politikës së tillë se dikënd duhet ta nxjerrësh nga institucioni që të fitosh përfaqësim të drejtë. Ose nëse Maqedonia duhet të bëjë largime nga puna që të kursejë, siç bëjnë shtete tjera, atëherë përsëri do të përballemi me këtë problem të përfaqësimit procentual. Çështja është nëse në atë moment duhet të ketë largime vetëm te maqedonasit ose do të përfshijë të gjitha bashkësitë. Sipas meje, nëse në institucionet e sigurisë dhe prokurorisë e arrijmë përfaqësimin e drejtë, gjendja do të ndryshohet. Por ka edhe probleme tjera institucionale. Për shembull, ne në jurisprudencë dhe prokurori i pranojmë vetëm ato kuadro që e përfundojnë Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, dhe jo edhe profilet tjera të cilët i plotësojnë kushtet.  Dhe këtu duhet të gjendet zgjidhje sepse duhet të pritet gjatë që të përfundojnë kuadrot shqiptarë të cilët duhet të pranohen në jurisprudencë.

 

A keni vlerësim se në cilat institucione implementohet më mirë Marrëveshja kornizë, dhe në cilët më pak?

-Duhet të jemi të hapur. Aty ku menaxhojnë shqiptarë, është bërë përpjekje dhe dinamikë më e mirë dhe më lehtë arrihen rezultatet e mira. Kjo varet prej politikës së partisë. Për fat të keq, krijohet percepcion se shqiptarët janë ata që investojnë në zbatimin e marrëveshjes kornizë sepse kanë interes të drejtpërdrejtë nga votuesit dhe pala tjetër e cila është kundër, e cila nëse e realizon këtë si prioritet do ta humbë trupin votues. Këtu ka edhe politikë ditore e cila, megjithatë, në politikë është e pranueshme.

 

Gjatë viteve që kaluan, nuk heshtën kritikat se sipas Marrëveshjes kornizë artificialisht po punësohen njerëz nga bashkësi të ndryshme etnike, kurse nga ana tjetër ka njerëz që rrijnë në shtëpi dhe marrin rrogë shtetërore. A do të vazhdohet edhe më tutje me punësime edhe nëse rritet numri i njerëzve të cilat nuk do të sistemohen?

-Bëhet fjalë për mungesë të kapaciteteve dhe jogadishmëri të institucioneve që ti pranojnë me kohë këta njerëz. Kemi numër të atillë i cili nuk mund të sistemohet me kohë shpejt pas pranimit sipas konkurseve.Ne në qeveri kemi qëndrim se është çasti i fundit që këta njerëz të sistemohen, ose të zhvillohet ndonjë trajnim përmes së cilit do të testohen aftësitë e tyre. Dikujt ndoshta nuk do ti pëlqejë vendi i punës dhe do të heqë dorë vullnetarisht. Por, aq kohë të gjatë të mos sistemohen këta njerëz, kjo nuk është mirë për shtetin.

 

Për çfarë numri bëhet fjalë?

-Ne pranojmë kuadro edhe në gjysmën e dytë të vitit 2013 edhe tani. Tani kemi 600-700 të punësuar të rinj, dhe me ato plotësues, për të cilët nuk jam i sigurtë, maksimalisht mund të ketë 1100-1200 njerëz që nuk janë sistemuar.

A keni dhënë afat konkret deri kur do të ishin sistemuar këta njerëz?

-Kemi kuadro të cilët ende qëndrojnë në buxhet. Marrin rrogë nëpërmjet Skretariatit, ndërsa janë të punësuar nëpër institucione tjera. Dhe ne tani shpresojnë që ti rishpërndajmë me përpilimin e buxhetit të ri. Atëherë do të kemi pasqyrë më të qyrtë sa kanë mbetur në Sekretariat. Mendoj se mund ti sistemojmë deri në shkurt, mars të vitit të ardhshëm. Do ta shfrytëzojmë mundësinë që me buxhetin e ri ti sistemojmë edhe institucionalisht.

 

A nënkupton kjo edhe garancë se të punësuarit sipas Marrëveshjes kornizë nuk do të rrijnë më në shtëpi?

-Duhet ti sistemojmë, këtë e kemi obligim. Së pari, nuk është ligjore. Nuk ka koment tjetër këtu.

 

A i azhuroni rregullisht këto lista të këtyre personave?

-Po.

Si reagoni ndaj kritikave se bashkësitë tjera etnike janë të majorizuara me implementimin e Marrëveshjes kornizë,sepse kishte kritika edhe nga turqit edhe nga romët se ata e shohin veten si qytetarë të rendit të dytë në raport me maqedonasit dhe shqiptarët?

-Unë kisha qëndrim se Sekretariati duhet ti trajtojë të gjitha bashkësitë etnike. Nuk e di pse bashkësitë më të vogla pranuan që të kenë Agjenci të posaçme për ato që janë nën 20 përqind. Ata zgjodhën qasje tjetër, ndoshta sepse janë në koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE-në, dhe në atë mënyrë ndoshta i menaxhojnë bashkësitë më të vogla. Ne si Sekretariat nuk ndjehemi përgjegjës për bashkësitë më të vogla sepse ata vetë u ndanë në këtë mënyrë.

Marrëveshja kornizëe Ohrit në rradhë të parë u nënshkrua që të sjellë paqe në vend, por përvoja na tregon se edhe incidenti më i vogël fiton tingull etnik. Pse është kjo kështu?

-Kishte shumë argumete se nga kjo përfitojnë disa parti politike dhe organizata joqeveritare. Kjo është papërgjegjësi përmes deklaratave publike. Për shembull,  VMRO-DPMNEkur ishte në opozitë këtë e përdorte shumë drejtpërdrejtë. Mendoj se partitë maqedonase duhet të jenë më të guximshme dhe të thuajnë se kjo politikë afatshkurtër duhet të ndërpritet. Ne duhet të kemi projekte tjera, vizione, programe, dhe kjo nëpërmjet përleshjeve të dëshmohemi kush është më i guximshëm dhe kush do të ketë më shumë beneficione nga pushteti. Mendoj se partitë më të mëdha duhet të nisin kah ky drejtim.

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

zafirova.zafirova@gmail.com