Data e sotme
August 8, 2020

МILIARDA E GRUEVSKIT – PËR ÇFARË KONCESIONE? (Burza ndërkombëtare 7)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Serbia, që të mbijetojë, fitoi 1 miliardë dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, miqtë tradicionalë të SHBA-ve. Që mos të ketë problem me likuiditetin e buxhetit, deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Arabëve të pasur u është shitur JAT-i kombëtar (Air Serbia) dhe një e katërta e parcelave ndërtimore të Beogradit për ndërtimin e qytetit në ujë. Pason edhe xhamia në qendër të nacionalizimit serb, para syve të patritotëve të mëdhenj të Ballkanit.

“Dëshirojmë që Serbia të jetë vend më i suksesshëm, më progresiv dhe bashkëkohor”.Kjo shpresë e re ( e thënë të enjten e kaluar) nga kryeministri serb pason pas vetëm një vit pasiqë Vuçiqi e pranoi ekzistimin e Kosovës si subjekt shtetëror. Territori nga i cili Beogradi zyrtar heq dorë, krahina e deridjeshme ku gjendet patrikana e Pejës, “zemra e burrërisë dhe ortodoksisë serbe,“siç fliste metaforikisht Dobrica Qosiq, është shkëmbyer për petro-dollarët e pritura.

Edhe në transverzalen bashkëkohore populiste Beograd- Shkup- Athinë, ku qeveris(n)in profile identike të liderëve, strategët botërorë e praktikojnë shkëlqyshëm fjalën popullore – ajo që nuk bëhet me para, bëhet me shumë para. Grekët tashmë pesë vite e paguajnë çmimin e kollapsit të tyre ekonomik dhe financiar. Te ata miliardat janë me qindra, defiçiti është treshifror, ndërsa partnerët e Perëndimit nuk e dijnë se edhe sa euro do të nevojiten që të kontrollohet çthurrja nacionalistike greke nga periudha e bllokadave të pakontrolluara ndaj Maqedonisë dhe Serbisë.

Мiliardat janë sinonim për presionet politike dhe gjeostrategjike në rajonin ballkanik, posaçërisht për ish- federatën. Në kohën e qeverive federative të malazezit Veselin Gjuranoviq dhe kroates Milka Pllaninc, Jugosllavia kishte borxh prej 12 miliardë dollarë, 3 herë më shumë se BPV i saj i asokohshëm. Miliardët, në denarë, u bënë sinonim për inflacionet marramendëse, e imponuan modelin e kontrabandës, ekonomisë së zezë dhe shtresimit përfundimtar dhe dështimit të parimeve komuniste për drejtësi sociale dhe barazi.

Edhe sot mund ti dëgjoni romët në Maqedoni të cilët për 1 kg bukë thuajnë – dy miliardë denarë?! Edhepse ëndërrojnë rrugën kah euroja, ata mbesin sinonim sociologjiko- ekonomik për miliardën dhe mjerimin social- edukativ të një etnikumi.  Çergaria përgjatë luginës së Vardarit tash e ndërruan me gjurmim nëpër kontejnerë për 200 denarë në ditë nga kashta dhe pllastika. Të paktën ata që nuk kanë braktisur vendin, të kënaqur nga politika e Amdi Bajramit për derë të hapura kah Unioni Evropian?

Pasoi papritmans jeta ekonomike me mirëqenie, si gomari para vdekjes, kur reformatori Ante Markoviq e morri detyrën e projektit të imponuar për privatizimin dhe dështimin e firmave. FMN i mundësoi që të sigurojë 10 miliardë dollarë rezerva devizore, me 4 miliardë eksport të armëve nga industria e fuqishme e Titos, por edhe 2 miliardë marka neto të ardhura nga turizmi në rritje. Intervenimet në Slloveni dhe Serbi në arkën federale dhe thithja e 3-4 miliardëve nga ajo, filloi fundi i një shteti multietnik, me ahengje të përgjakura dhe dyndje të popujve dhe gjenocid.

Mallkimi i miliardëve e ndjek edhe Maqedoninë. Së paku pesë nga privatizimet dhe embargot u derdhën në xhepat private të tajkunëve të rinj të këtushëm. Ata u bënë sinonim për politikat dhe vlerësimet e gabuara.

Маnipulimet me miliarda lidhen edhe me Tupurkovskin. Ky kuadër ish-jugosllav, si shpresë e gjeneratës së re kadrovike maqedonase, i përkdheluri i gjeostrategëve perëndimorë, në një ditë të bukur të vitit 1992 ateroi nga Vjena dhe shkoi te kryetari Gligorov. Austria, përmes Alojz Mokut, diplomatit të saj të parë, e dërgoi mesazhin – një miliardë marka ndihmë për ndryshimin e emrit.

U bëmë FYROM, paratë nuk erdhën. Fati deshti që Cileja i popullarizuar të jetë promotor i ndërhyrjes tajvaneze në Maqedoni, nëpërmjet idesë që zonat e lira ekonomike në Bunarxhik të bëhen anije financiaro- ekonomike për Evropë të kinezëve nga ishulli. Edhe në atë qeveri ishte ministri Nikolla Gruevski. U fillua me një strategji të paparë me promovimet optimiste të kabinetit të atëhershëm të Georgievskit, balloni financiar u fry deri në 5 miliardë dollarë kapital tajvanez për tregimin lindor të Maqedonisë. Shteti u izolua, UNPREDEP-i u përzu, ndodhi konflikti i luftës. Patriotizmi lukrativ maqedonas u përball me pranverën nacionaliste shqiptare. Dhe aq nga të hyrat devizore milionëshe.

Ka ende tregime, por nuk ka miliarda. Posaçërisht ajo nga vagabondi botëror Subrata Roj, para të cilit ra në gjuj tërë ekipi qeveritar. Nuk mund të besoj në koinçidencën se bumi turistik i Ohrit në Shën Naum i sharllatanit indus, i cili në Shkup në një manifestim shundi e solli Tony Blerin, i ngjan idesë beogradase për qytetin në Danub dhe Savë.

Subratizimi i ekonomisë maqedonase është vetëm pasqyrë për mbështetësit main- stream të Gruevskit të cilët edhe më tej e shohin perspektivën kah Lindja. Andaj, në këtë krizë europiano-ruse na ofrojnë tregjet alternative të Egjiptit të përgjakur, Irakut konliktuoz… Ç`të bësh, aq dijnë fëmijët në gazetari, veçanërisht ata të cilët nga rruga, në ekran, na i lexojnë tekstet e shkruara në Qendër. Vallë si e kishte emrin?

Edhe Gruevski e ka miliardën e tij – 500 milionë kredi kineze dhe po aq nga letra me vlerë e lëshuar. Plus, mbi 200 milionë euro kamatë për to. Po mirë, më në fund ndërtohen rrugët! Por, pse paratë nga letra me vlerë shkojnë për harxhimet pa kontrollë të pushtetit? A nuk do të sigurohej vlerë më e madhe e shtuar nëse me 300 milionë euro do ta ndërtonim vetë HEC Çebren. Edhe rrymë, edhe akumulim të ujit, prodhimit më të shtrenjtë në tregun botëror. Deri sa nuk arrin x- dy- o nga Marsi. Ky sistem energjetiko-ekologjik do të shpaguhej vetëm me kursimin nga importi.

Me çfarë hipoteke do ti paguajmë borxhet? Na mbetën vetëm resurset ujore të shtetit, MEPSO, aty-këtu ndonjë fushë ekologjike?  Nëse shpresën nuk e kemi në minierat e arit që i hulumtuan kanadezët? Serbia i privatizoi 5 kapacitete gjigande prodhuese, shet mbi 200 firma publike, pason TEKO, bazeni energjetik dhe miniera më e madhe e thëngjillit në Evropë. Por, rishikohen edhe disa shitje të dyshimta të pasurisë kombëtare për çmime shumë të lira ose për përfitim personal të elitave biznes-politike të atjeshme. Greqia i liciton limanet, i redukton kapacitetet bankare, shet ishuj…

Serbia- Maqedonia- Greqia, çdokush me barrën e saj nga politikat e patritëve të fundit lukrativë:Vuçiq- Gruevski- Samaras.

Мiliardat merren çdo ditë e më lehtë, dhe kthehen çdo ditë e më vështirë. Nuk mendoj se Merkel në Berlin i mblodhi rastësish udhëheqësit rajonalë. A nuk kërkuan Gruevski dhe Ivanovi që SHBA-të dhe Gjermania të përfshihen në zgjedhjen e problemit me emrin? A thua dikush mendon se Kancelarja aq lehtë e harxhon bagazhin e saj botëror ose kapitalin e taksapaguesve gjermanë?

Për patriotët e këtushëm tek do të shpalosen koncesionet. Pa marrë parasysh se a do të jetë kjo plan i Nimicit ose strategjia Riker?!

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)