Data e sotme
December 5, 2019

Askush nuk i kërkon eshtrat nga „Neproshteni“

Edhe përkundër dispozitave precize ligjore për atë se kush është kompetent dhe si duhet të ruhen materialet e dëshmive, raportuesi ynë regjistroi depo të improvizuar të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup ku ruhen në mënyrë joadekuate dëshmitë edhe atë për akte të rënda të kryera penale

co-author: Zhaklina Haxhi- Zafirova

 

dokazen materijal 2

Grumbuj të materialeve për dëshmi, nga brekë, fanela, pallto, dyshekë, gjësende të ndryshme të ngjira me gjak që dëshmojnë për vrasje, me vite të tëra qëndrojnë në depo të improvizuar të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup. Era e rëndë kundërmon nga hapësira e vogël në të cilën shërbimet e Institutit i kanë shpërndarë dhe i kanë shënuar në qese të posaçme, edhepse as institucionet dhe as të prekurit nga këto raste nuk i kërkojnë prapa. Intitucionet ia hudhin fajin njëri tjetrit për atë se kush është kompetent për materialet, të cilët sipas ligjit mund të aktualizohen përsëri në procedurë të re eventuale për lëndën e njëjtë.

 

 

 

slika duma 3

Aleksej Duma

„Ne as që jemi të autorizuar që ti ruajmë. Por nëse edhe do të ishim, kjo nënkupton edhe kosto të caktuara për rrymë, ujë, njerëz. Miratuam një akt të brendshëm se pas gjashtë muajve mundemi ti asgjësojmë këta dëshmi pa asnjë përgjegjësi, por kjo nuk është e drejtë. Këta materiale dëshmish pas një kohe të caktuar, me zhvillimin e teknikave të caktuara mund të shfrytëzohen për përsëritjen e procedurës gjygjësore “, thotë  drejtori iInstitutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksej Duma, për inbox7.  Sipas tij, ata si institucion janë të obliguar që ti ruajnë materielet e dëshmive sepse ata duhet të jenë në duart e gjykatave ose tani, me Ligjin e ri për procedurë penale (LPP), në duart e Prokurorisë Publike (PP).  

 

Materiale për dëshmi të vjetra edhe nga 10 vite

Ndrë materialet më të vjetra për dëshmi të cilat prë më se 10 vite qëndrojnë në Institut janë eshtrat e banorëve të kidnapuar të fshatit tetovar Neproshten gjatë konfliktit më 200. Siç thotë Duma, ata askush nuk i kërkon, veçanërisht pas mbylljes së ligjit për amnisti në 2011.  

„Kemi problem të madh me marrjen e materialeve të dëshmive në Institut. Krijuam hapësirë të posaçme për ruajtjen e këtyre materialeve, por kjo nuk mjafton. Shumë shpesh dërgojmë letra deri te gjykatat. Përveç Gjykatës Themelore Shkupi 1 i cili iu përgjigj gati të gjitha kërkesave tona, gjykatat tjera nuk përgjigjen. Eshtrat nga „Neproshteni“ ende janë këtu, ndoshta ka edhe materiale më të vjetra. I drejtohemi Gjykatës Themelore Tetovë  ndërsa ata na përgjigjen se kompetente është prokuroria “, thotë Duma.  

dokazen materijal smesten vo sudska medicina

 

Edhe me rastin e gjashtëvjeçares  Аngela Gjorgjieva, e cila u zhduk në gusht të vitit 2009 situata është e njëjtë – kafka e saj e gjetur në vitin 2010 ende qëndron në Institut.

 

Zharko Veleski, u.d. kryetar i Gjykatës Themelore në Prilep  thotë se kjo gjykatë nuk ka probleme me ruajtjen e materialeve dëshmitare sepse ekziston sektor i veçantë detyra e të cilit është që të përkujdeset për to.

 

„Është e vërtetë se marrim shkresa nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe ne u përgjigjemi atyre shkresave. Neve nuk do të na paraqiste ndonjë problem që ta marrim kafkën, por presim përgjigje nga prindërit e vajzës  “, thotë Veleski.

 

Si ruhen dëshmitë?

 

Sipas LPP, sendet që duhet të merren ose që mund të shërbejnë si dëshmi për procedurën penale, i jepen në ruajtje prokurorit publik ose institucioni tjetër tëë përcaktuar me ligj, siç janë gjykatat, bankat, policia ose Agjencioni për menaxhim me pronën e konfiskuar. Ajo që është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen adekuate të dëshmive është fakti se në urdhëresën që e lëshon gjykata duhet saktësisht të përcaktohen objektet që konfiskohen, përshkrim të detajuar për dukjen e tyre, si dhe vendi ku duhet të ruhen deh afati në të cilin duhet të konfiskohen.

Në gjykata duhet të ketë hapësirë të paraçarë, të quajtur bunker, në të cilin ruhen dëshmitë.

 

„Në procedurën qytetare është më lehtë. Marrëveshjet, aktet e ndryshme ose çdolloj dokument që parashtrohet në gjygj si dëshmi ruhen në fasciklat e lëndës si origjinale. Pa përfundimit të procedurës palët kanë të drejtë që përmes kërkesës së sjkruar ti marrin nëse iu nevojiten  “, thotë  u.d. kryetari i Gjykatës Themelore në Prilep, Zharko Veleski,

 Коstadin Kizov, kryetar i Këshillit të Prokurorëve publikë  siguron se dëshmitë nuk mund të asgjësohen ashtu lehtë.

kizov 2

„Në parim, dëshmitë ruhen ose në depon e Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) ose nëpër muze varësisht nga ajo se për çfarë dëshmie bëhet fjalë. Ata aty janë të sigurta pasiqë mund të nxjerren vetëm me urdhër të gjykatësit ose të prokurorit publik. Nëse procedura është në fazë të hetimit, atëherë dëshmitë, sipas LPP-së të re ruhen tek prokurori publik. Nëse ai më vonë ndërmerr aktakuzë atëherë dëshmitë shkojnë në gjykatë. Kur rasti do të mbarojë deri në fund, gjykata me urdhër vendos se ku do të ruhen“, spjegon Kizov.

 

Gjykata vendos edhe për atë se sa kohë do të ruhet një dëshhmi. Nga MPB-ja thuajnë se pas përfundimit të analizave, ekspertizës dhe masave tjera të ndërmarra, dëshmitë e fituara, bashkë me aktpadinë penale i dërojnë në Prokurorinë publike (PP).

 

„Dëshmitë të cilët prokuroria dhe gjykata i kanë dorëzuar në polici ruhen në mënyrë adekuate varësisht nga lloji dhe natyra e dëshmisë. Edhe në aspekt të afateve, policia vepron sipas urdhërit të Prokurorisë publike dhe gjykatës të cilët vlerësojnë sa është e nevojshme që të sigurohet një dëshmi e caktuar “, thuan nga МPB.

 

Nga ana tjetër, në  Institutin e Mjekësisë Ligjore, пpërveç eshtrave njerëzore mund t gjenden edhe organe dhe inde njerëzore. Siç spjegojnë nga atje, nga indet bëhet ose ekstrakt për analizë toksikologjike ose bëhen kallëpe për analiza histologjike. Mostrat nga AND-ja njerëzore ruhen në kartela të posaçme që nuk marrin shumë hapësirë.

 

 

Përktheu na maqedonishtja- Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk