Data e sotme
November 19, 2019

Burg për luftëtarët e fronteve të huaja

Në shtator do të ndryshohet Kodi penal, parashihen dënime me burg për pjesëmarrësit e fronteve të huaja, dhe jo vetëm për ata që bindin dhe organizojnë shtetas tonë që të luftojnë, siç është sipas ligjit aktual. Propozimi vjen nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov

Edhe shtetas të Maqedonisëjanë të kyçur në frontet në Siri, Irak dhe Afrikën veriore. Ata në numër gjithnjë e më të madh kthehen nga rajonet e krizës dhe zbatohet rekrutim i ri. Sipas ish njeriut të parë të MPB-së, Pavle Trajanov, ekziston kërcënim real për Maqedoninë dhe Ballkanin, andaj nevojitet veprim parandalues.

Në Kodin penal shkruan se akt penal kryen ai që organizon, bind dhe dërgon shtetas tanë në formacione paraushtarake dhe ushtarake në rajoent e krizës.

Inbox Standard logo

Pavle Trajanov

„Unë përgatita ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, në të cilin propozoj ai që merr pjesë në formacione paraushtarake dhe ushtarake të dënohet me burg prej 3 muaj deri në vite. Këtë projekt ligjor e dorëzova para një muaji për harmonizim të brendshëm partiak dhe pres përgjigje pozitive menjëherë pas pushimeve të fillojë procedura për miratimin e tij  “, spjegon Pavle Trajanov në intervistën për Inbox7, të cilën do ta publikojmë së shpejti.

Мinisterja Gordana Jankullovska dje deklaroi se zgjidhja aktuale ligjore duhet të ndryshohet dhe të parashihet sanksionim edhe për personat që shkojnë të luftojnë në Siri, Irak ose Avganistan.

gordana-jankulovska

Gordana Jankullovska

„Personalisht mendoj se ka hapësirë për përforcim të rregullativës, respektivisht definim të aktit të ri penal ose zgjërim të aktit penal të tashëm, në të cilin do të parashihen sanksione për personat për të cilët do të vërtetohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të tilla“, tha Jankullovska.

„Deri tash në Siri në anën e rebelëve kanë humbur jetën 7 shtetas tonë. Vlerësimet janë se disa dhjetëra, ndoshta edhe mbi 100 janë të përfshirë në formacione paraushtarake, që trajnohen për kryerjen e aktiviteteve luftarake, aktiviteteve terroriste, mund të shfrytëzojnë mjete për shkatërrime masive, mjete eksplozive, si dhe lloje të tjera të armëve. Ata kanë trajnime të posaçme, së pari ua „lajnë trurin “ se duhet të vrasim për shkak të qëllimeve më madhore, përfshirë edhe gra dhe fëmijë, etj. Kryejnë vrasje të brutale, likuidime brutale. Pavarësisht kësaj, ata janë kërcënim serioz për sigurinë e çdo shtetit të lokaliziar në Ballkan dhe këta janë kërcënim për intereset tona strategjike dhe territoriale“, thotë Trajanov.

Sipas tij, pas intervenimit të SHBA-ve në Irak këta persona në numër gjithnjë e më të madh kthehen nga rajonet e krizës në Siri dhe Irak në vend të sigurtë, ndërsa sigurtë për ta është aty ku ka kanë lidhje, komunikime dhe kontakte.

„Tashmë një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë, me siguri edhe në Maqedoni dhe ata mund të organizohen bashkë dhe të fillojnë me sulme kundër intereseve tona strategjike. Kjo është mundësi reale dhe kërcënim objektiv në Maqedoni “ vlerëson ish njeriu i parë të MPB-së.

Bëhet rekrutim i ri

Njeriu i parë i Bashkësisë fetare islame në Maqedoni Reis ul ulema Sulejman Rexhepi në deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe e thekson problemin për të cilin thotë se nuk mund ta fshehim – BFI nuk ka kontrollë mbi dy xhami.

reis sulejman redzepi

Sulejman Rexhepi

Janë xhamia e Jahja Pashës dhe e Tutunsëzit. Në këto dy xhami, edhepse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur murterverli, nuk është i yni por është i imponuar. Ne megjithatë jemi të lirë dhe nuk mund të na e ndalojnë hyrjen, por nuk kemi kontroll të plotë të këtyre dy xhamive. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vetë, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz  – për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe jo në objektet tona,  thotë kryetari i BFI Sulejman Rexhepi.

Sipas tij, motivi kryesor i shqiptarëve që shkojnë në Ukrainë Siri ose Irak është interesi material.

Ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë dëmi na bëjnë ne si myslimanë dhe si shqiptarë. Kam një porosi për të gjithë ata të cilët e duan paqen, duan kulturë dhe civilizim: kërkoj që të funksionojë shteti juridik,аpelon Rexhepi.

Ai thotë se nuk mund të bëhet hero (shehid) një njeri që ka shkuar nga këtu në luftë qytetare mes pushtetit dhe opozitës, dhe shton se organizatat të cialt luftojnë në Irak dhe Siri si IDIL-i, nuk kanë asnjë lidhje me Islamin, por janë tërësisht terroriste.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov spjegon se bindja është mbi baza fetare, se ajo është luftë e shenjtë- xhihad, se duhet tu kundërvihen fuqive imperialiste dhe çdo gjëje të lidhur me SHBA-të, Anglinë, Gjermaninë, se kjo është kërcënim serioz për intereset e tyre.

„I motivojnë mbi baza fetare, por vlerësoj se këtu ka edhe ndikim global politik, sepse ata që udhëheqin me këto procese posedojnë dhe fuqi të madhe financiare. Në një mënyrë ose tjetër i motivojnë i bindin njerëzit, posaçërisht të rinjtë janë të ekspozuar për ndikim“, vlerëson Trajanov.

„Bëhet rekrutim i ri, andaj duhet ët jemi shumë të kujdesshëm dhe të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të ndërmerren para së gjithash, masa preventive. Nëse na ndodh ndonjë ngjarje e ngjashme me Liqenin e Smilkovcit, pasojat mund të jenë të tmerrshme për gjendjen e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë. Dhe atëherë sigurisht që do të kërkohet përgjegjësi, sepse nuk mund të lejojmë që institucionet shtetërore të pohojnë se gjendja është e qetë dhe stabile, ndërsa nga ana tjetër të gjitha qendrat me ndikim që i hulumtojnë çështjet e sigurisë dhe gjendjet politike në botë paralajmërojnë se ka qytetarë tonë të cilët marrin pjesë në koflikte luftarake dhe se ata janë kërcënim serioz për sigurinë e të gjithëve “, thotë Trajanov.

Policia e Maqedonisë nuk ka të dhëna zyrtare për atë se sa shtetas të Maqedonisë marrin pjesë ose kanë qenë luftëtarë në luftërat e Lindjes së mesme dhe Afrikën veriore. Dje në Siri u vra një 24-vjeçar shqiptar, i cili sipas raportimeve të mediave shqiptare ka qenë nën ndikim të xhihadistëve. Zyrtarisht, 36 shqiptarë etnikë janë vrarë duke luftuar në rradhët e ekstremistëve në Siri dhe Irak, nga të cilët 7 janë nga Maqedonia. Në aksionin e fundit të policisë së Kosovës u arrestuan mbi 90 xhihadistë, njëri nga to kishte shtetësi maqedonase.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

stavrova@inbox7.mk