Data e sotme
December 9, 2019

Shtetit nuk i intereson fati i të miturve të varur nga droga

Në Maqedoni thuajse nuk ekziston program i specializuar i dizajnuar për të miturit e varur nga narkotikët. Të rinjtë që janë me moshë më te re se 18 vjeç, në vend që të përfshihen në programe speciale për kurim dhe risocializim, aktualisht janë lënë në duart e fatit

Latest posts by Кристина Озимец (see all)

Kirja 20 vjeç, nga lagjja Kozle është i lumtur që akoma është gjallë. Edhe pse si i varur nga heroina ka kaluar në ferr të vërtet, dhe  thuajse ka shitur gjithçka që ka, ajo që është  sot  këtu të flas për të kaluarën e tij është çudi e vërtet. 

“Fillova kur isha 15 vjeç, në fillim  konsumoja narkotikë të tjerë si kokainë dhe ekstazë dhe pastaj  fillova të marr heroinë, edhe pse ky nuk është parakusht për të marr heroinë.  Doja të provoj sepse kisha dëgjuar se kjo drogë të jep ndjenjë të pa përshkruar.  Kjo ndjenjë nuk përshkruhet, por sa më shumë bëhesh i varur aq më shumë të shkatërron. Shumë shpejt fillova këtë drogë ta kërkojë gjithandej dhe të frekuentoj ato qarqe…ndonjëherë isha unë, ndonjëherë ishte dikush tjetër, por me patjetër duhej ta gjejmë drogën, kësaj nuk mund t’i shmangeshim.  Fillova kur isha 15 vjeç,  në fillim konsumoja narkotikë të tjerë si kokainë dhe ekstaze”,  thotë djaloshi Kire.

Thotë se as që i ka rënë ndër mend të hiqte dorë nga droga, derisa  paratë nuk janë harxhuar deri në denarin e fundit.

“Kur  nuk kisha   të holla, tek fajdexhinjtë fillova të shesë sendet personale, por edhe sende të shtëpisë i nxora në shitje. Shita laptopin, orën, florinjtë e familjes. Në  momentet kur nuk ke as një denarë në xhep dhe të gjitha burimet më ishin shterur, atëherë  më lindi dëshira që të heq dorë dhe fillova  marr metadon. Nuk mund ta blija në formë legale, ilegalisht e blija nga Tetova dhe  Gostivari, gjithmonë  isha i vëmendshëm dhe kisha shumë kujdes mos përdor të njëjtën gjilpërë”, shton ai

Edhe pse heqja dorë ishte shumë e vështirë, me  dhimbje në të gjithë trupin, pagjumësi dhe makthe të tmerrshme,  djersitje etj. megjithatë ai është ballafaquar me  këtë proces.

“Nuk të ahet, nuk të flihet,  asgjë nuk të intereson, dëshiron të jesh vetëm me veten tënde. Isha me fat që kisha kush të më përkrah, pranë vetes kisha njerëz, dhe me një këmbëngulje të madhe më ndryshuan perceptimin e  të mirave të jetës”, përfundon Kirja.

Megjithatë, jo të gjithë kanë fatin e  këtij djaloshi të ri. Disa nga të varurit  nga narkotikët  nuk kanë familje, të cilat do t’i përkrahin gjatë procesit të kurimit ose vijnë nga familje ku edhe vet prindërit janë të varur nga droga. Deri tani  për këto persona  shteti nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje.

Maqedoni  thuajse nuk ekziston program i specializuar i dizajnuar për  të miturit e varur nga narkotikët.  Të rinjtë me moshë  nën 18 vjeç, në vend që të përfshihen në programe speciale për kurim dhe risocializim, aktualisht janë lënë në duart e fatit.

Nga sektori civil thonë se kjo që shteti nuk ka programe për trajtimin e të rinjve të varur nga narkotikët paraqet problem serioz. Ilaçet e regjistruara si kurues nga varshmëritë si metadoni dhe bupernorfini mund të merren në moshën 16 vjeç, por  veç kësaj në tre vitet e kaluara me këto ilaçe nuk është trajtuar asnjë person nën moshën 18 vjeç. Të rinjtë përkohësisht  trajtohen në institucionet ekzistuese, më  së shumti në Klinikën e Neuropsikiatrisë, në Repartin e veçantë  të fëmijëve dhe adoleshentëve, megjithatë nuk ka program  të specializuar për trajtimin e të miturve nën moshën 18 vjeç.

Nuk ka as protokoll për trajtimin mjekësor të të miturve edhe pse sipas të dhënave burimore të sektorit civil para do kohësh u formua grupi punues, për të  përpiluar këtë protokoll, por akoma nuk është i publikuar. 

Vllatko Dekov nga sektori civil HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme,  vetëm sipas të dhënave që kemi për mbidozën nga narkotikët, kryesisht me heroinë, prej në vitin 2001 deri në vitin 2005 nga gjithsej 1436  intervenime si pasojë e mbidozës, 606 ose 42,2% janë intervenim tek fëmijët,  përkatësisht të moshës nën 18 vjeç.

“Tani më kur kemi një popullatë të këtillë, duhet të ofrohet trajtim e ne këtë nuk e kemi. Ky është problem serioz, sepse përveç që nuk kemi trajtim mjekësor nuk ekzistojnë as programe për risocializim dhe rehabilitim. Kur bëhet fjalë për fëmijët, kjo është çështje kyçe. Nëse kemi një program mjekësor, deri diku mund të jap rezultate, megjithatë tek një numër shumë i madh i fëmijëve që vijnë nga familjet e varfra ose jofunksionale, ne nuk mund të zgjidhim problemin vetëm me atë që do t’iu japim ilaçe. Duhet të zgjidhen edhe problemet e tjera, sepse fëmija nëse njëherë  është bërë pre atij rrethi, do të bjerë sërish dhe sërish do të filloj të përdor”, thotë Dekov.

Sipas informacioneve të HOPS-it,  të miturit e varur e nga narkotikët në kuptimin e plotë të fjalës funksionojnë me premisën  “bëji qare jetës dhe dilja si di vet”. Nëse i mituri vjen nga një familje funksionale ose familje që kanë më shumë mjete financiare ia dalin. Problemi qëndron tek një numër më i madh i fëmijëve që vinë nga familjet më të varfra, ose ata që nuk kanë familje dhe duhet të kurohen. 

“Jashtëzakonisht e rëndësishme është të hapen programe mjekësore dhe sociale, ilaçet  të regjistrohet në atë formë që të mund ta përdorin edhe moshat më të hershme dhe ata programe mos lejojnë që të përzihen moshat. Këto janë gjërat kyçe të cilat duhet të kuptohen, natyrisht të miratohet edhe protokoll për trajtim, që të ketë dokument zyrtar,  për tu evidentuar.  Duhet të punohet paralelisht, dhe ai program me patjetër të ketë komponenti social. Nëse prindërit janë shkaku pse fëmija përdor drogë, atëherë duhet të punohet me prindërit, madje edhe tu merret e drejta prindërore e kujdestarisë, nëse ata janë shkaku kryesor për këtë gjendje. Por, programe konkrete nuk ka, bëhet fjalë vetëm për aksion afatshkurtër, kur  paraqitet ndonjë rast dhe atëherë bëhet pak bujë  dhe këtu përfundon gjithçka”, thotë Vlatko Dekov.

Sipas organizatave civile, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë janë ato të cilat duhet të punojnë programe të këtillë, por edhe vazhdimisht të bashkëpunojnë për zbatimin e tyre.

Edhe pse deri tek Ministra e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë dorëzuam pyetje se çfarë konkretisht bëjnë për këtë çështje dhe a planifikojnë hapjen këtyre programeve të specializuara për kurim, deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi përgjigje.

Darko Kostovski, mjek dhe koordinator i Qendrës për trajtim  të varshmërive në spitalin “8 Shtatori”, thotë se trajtimi i të miturve  dhe adoleshentëve të varur nga narkotikët në  shtet nuk është  i përshtatur në raport me dimensionin e problemit e keqpërdorimit të  substancave narkotike. 

“Institucionet këtë popullatë e trajtojnë në kuadër të sistemit të shëndetësisë, nuk janë të dizajnuar dhe të trajnuar për këtë problem. Klinika e Pediatrisë asnjëherë nuk ka trajtuar të varur nga narkotikët, Klinika e Psikiatrisë ka Repartin e psikiatrisë  së fëmijëve, por atje personeli mjekësor është  i mbingarkuar me rastet psikiatrike dhe në Spitalin e Psikiatrisë “Bardovoci”  nuk mund t’i trajtojnë, sepse në bazë të ligjit ata nuk guxojnë t’i trajtojnë të miturit. Gjithashtu, për  të miturit nuk kanë qajse për të konsumuar metadon dhe nuk guxojnë t’iu bëjnë kontrolle mjekësore”, thotë Kostovski dhe shton se qëndrimi i stigmatizuar ndaj këtyre personave dhe moralizimi i panevojshëm nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit.

Sipas tij, shoqëria në përgjithësisht është pafuqishme të gjejë një përgjigje të koordinuar të përshtatshme për të miturit e varur nga substancat narkotike.

Sociologu Nelko Stojanovski thotë se më mirë është të punohet në atë që mos vjen deri tek varshmëria e të rinjve nga  substancat narkotike.

“Megjithatë, sa vjen e më shumë rritet  varshmëria nga narkotikët edhe atë në moshat më të hershme, shumica e tyre fillojnë me droga më të lehta e pastaj kalojnë në ato më të rënda. Shkolla, familja, policia, duhet të alarmojnë dhe të përforcojnë kontrollin. Shoqëria dhe shteti nuk janë të qetë  se ka edhe të mitur me varshmëri  të këtillë. Duhet të mendohet edhe në atë drejtim që të kyçet shkenca dhe shteti në përpilimin e planit për parandalim nga substancat narkotike dhe risocializim të të rinjve të varur nga narkotikët”, konsideron Stojanovski.

Nga viti 1999 deri në fund të vitit 2012 HOPS-i ka kontaktuar me gjithsej 3410 persona të cilët kanë përdor substanca narkotike. Prej tyre 2291 janë meshkuj  dhe 256 janë femra, ndërkaq për 863 persona nuk ka të dhëna për seksin dhe moshën  si dhe kohën kur është bërë evidentimi në HPOS.  Në përmbyllje me vitin 2012 në bazën e të dhënave janë evidentuar 43  persona, të cilët gjatë kontaktit të parë kanë qenë në moshën nën 18 vjeç. Sipas raportit të HOPS-it, në vitin 2012 janë kontaktuar  9 persona të mitur me varshmëri të substancave narkotike edhe atë nga mosha  5-17 vjeç, pesë femra dhe katër meshkuj. Në vitin 2012 një person ka vdekur. Sipas llojit të drogës që e përdorin, 3 kanë përdorur ngjitës, 6 prej tyre rregullisht kanë përdorur heroinë, dhe herë herë kanë përdorur heroinë, ngjitës,metadon dhe benzodiazepine.

Redaktor: Tamara Çaushidis

Përktheu: Luljeta Ademi

Fëmija 8-vjeç injekton drogë!

Sot është 13 vjeç, por për herë të parë me ekipin e HOPS-it ka kontaktuar kur ka qenë 8 vjeç, kur edhe ka filluar me injektimin e drogës, më parë ka thithur aromën e ngjitës. Ai nuk ka kujdesin e familjes  dhe ka qenë i vendosur në Entin publik për fëmijë dhe të rinj “25 Maji”- Shkup. Nga maj i vitit  2011  ka qenë i rehabilituar në Klinikën e Pediatrisë në Shkup, si pasojë e mbidozës nga narkotikët. Fëmija në këtë klinikë është trajtuar nga varshmëria e drogës dhe sëmundjeve të tjera si pasoja të drogës. Në gusht të vitit 2011, për shkak të komplikimeve nga përdorimi i gjatë i  narkotikëve dhe injektimi, fëmija pastaj është hospitalizuar në Klinikën Ortopedike të Specializuar në Ohër. Pas disa ditëve, pa intervenim kirurgjikal, pikërisht për atë se nuk ekziston institucion i specializuar trajtimi, kujdesi dhe rehabilitimi të fëmijëve të varur nga  substancat narkotike Qendra Sociale komunale e  Qytetit të Shkupit e kanë rehabilituar në Institutin Gjeriatrisë  “Sju Rajder” në Shkup”.  Nga Klinika e Pediatrisë kanë rekomanduar se fëmija ka nevojë emergjence për intervenim kirurgjikal të këmbës, mirëpo Klinika e Ortopedisë refuzon ta pranon. Ky është vetëm njëri nga rastet ku drejtpërdrejtë  hasen problemet me fëmijët që përdorin substancat narkotike dhe nuk kanë terapi të duhur për trajtimin e tyre, si dhe program për kujdes, rehabilitim dhe risocializim pas trajtimit mjekësor. Fëmija është lëshuar nga spitali në maj të vitit  2012 dhe iu është besuar familjarëve më të largët të cilët do të marrin mjete financiare, dhe si rezultat i kujdesit jo të duhur fëmija vështirë mund të lëviz  në karrocë. Sipas informacioneve të fundit të HOPS-it, fëmija para disa kohësh është kthyer tek nëna e tij dhe sërish ka filluar të merr heroinë.