Data e sotme
November 24, 2017

Zoti dhe djalli

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Ditë më parë, Krye-imami i Arabisë Saudite, Abdel Aziz Al-Sheikh, kritikoj shumë ashpër xhihadistët e “Shtetit Islam” dhe ata të “Al-Qaedas”, duke i cilësuar “armiku numër një i islamit”. Sipas tij, idetë e ekstremizmit, radikalizmit dhe të terrorizmit nuk kanë kurrgjë të përbashkët me islamin. Në fakt veprimet e tyre shumfish janë më të dëmshme se sa vet e keqja në emër të të cilës luftojnë. Dhuna dhe islami në asnjë mënyrë nuk mund të shkojnë bashkë. Veprimet e ISIS, si dhuna ndaj popullsisë civile, vrasjet në grupe, shkatërrimin e objekteve të kultit të pjesëtarëve të besimeve tjera, e shumë krime tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet që dalin nga Kurani dhe traditat e profetit Muhamed lidhur me metodologjinë e trajtimit të problemeve, lidhur me luftën dhe robërit e luftës, me qasjen ndaj objekteve fetare etj. Zatën është ofenduese që Zoti të perceptohet si frymëzues i dhunës dhe i prerjes së kokave apo si rekrutues mercenarësh. Ai po të kishtë dashur, të gjithë njerëzit do t’i krijonte të uniformuar pa asnjë dallim, por ajo është çështje e cila me vjet drite është largë inteligjencës sonë.

Kepërdorimi i Zotit për nevoja politike është realitet në shumë vende pa demokraci apo me demokraci të brishtë. Këtu religjioni shërben për të diskredituar kundërshtarin politik dhe njëherit për të mobilizuar masat e gjëra. Vite me radhë jemi dëshmitar të luftave të shumta në “emër të Zotit tonë e kundët Zotit të tyre”, a Zoti është vetëm një!!! Keqpërdorimi i religjionit edhe ndër ne është shndërrua në çështje rutinore. Pushteti është ai që kryeson në këtë drejtim. Çdo ditë shofim liderë që publikisht kanë nevojë të tregojnë se sa fetar dhe sa të moralshëm janë. Kurse në fakt me te vetëm që synojnë të maskojnë pabesimin dhe pandershmërinë e tyre. Aq fetar dhe kaq kriminalitete e keqpërdorime është e pamundur të bashkëjetojnë. Madje sikur të gjithë politikanët tanë t’i shkrijmë në një person, vështirë do ta kemi që të përfitojmë të vetmin të ndershëm.

Modeli i sekularizmit nënkupton ndarjen e institucioneve fetare prej atyre shtetërore. Kjo absolutisht nuk do të thotë se dikush që merret me politikë të mos ketë bindje fetare, ose të mos jetë besimtar, ashtu siç nuk do të thotë se një prijës fetar të mos ketë një orientim të caktuar politik apo ndonjë simpati për ndonjë subjekt politik. Por, te ne është duke ndodhë diçka krejt tjetër. E ajo është politizimi i religjionit dhe religjionizimi i politikës jashtë çdo logjike. Politikanët vazhdimisht lëvdohen duke promovuar objekte ekstravagante fetare si zavendësim për bukën dhe jetesën e njerëzve. Njerëzit sikur harojnë se ata nuk i kanë zgjedhur për priftërinj e hoxhollarë, pasi të tillë kemi plotë, por për t’i zgjedhur problemet vitale të tyre, të cilat ua kanë premtuar. Por, si duket këto veprime fetare atyre u ndihmojnë që artificialisht të prodhojnë moral, i cili evident se u mungon. Në shtetin sekular, askush nga udhëheqësit nuk e ka të drejtën që publikisht të tregohet se i lutet Zotit. Ajo është çështje thjeshtë private. Lutja është lidhje e jonë e drejtpërdrejtë vetëm me Zotin, përveç nëse ajo aktrohet. Madje shume politikan veten sikur duan ta shofin si zavendësim për Zotin. Ata e dinë mirë se shumë njerëz sikur preferojnë mitologjinë greke – që shumë çudira t’i shpallin për zotëra.

Në kushte krize njerëzit kanë nevojë për kolektivitet. Ata edhe pse politikës nuk i besojnë, megjithate ata kanë nevojë dhe janë të detyruar t’i shkojnë pas, pasi politika sot kushtëzon jetesën. Ajo kushtëzon vendin e punës, kushtëzon karrierën, kushtëzon statusin shoqëror e publik. Njerëzit sot nuk besojnë se rruga më e mirë për të gjetur një vend punë dhe për të bërë karrierë është shkollimi dhe aftësimi profesional, por përfshirja në një forcë politike, në një “bashkësi”, në një ”vëllazëri” të cilat si duket japin siguri sociale dhe garantojnë mbrojtje karshi të tjerëve dhe ligjit. Ndër ne sikur është krijuar njëfar aleance mes politikës të korruptuar, drejtësisë dhe shtetit në tërësi, e cila ka marrë trajtën e një sekti të rrezikshëm fetar, ku të gjithë mbrojnë të gjithë. Ky “sekt” ka pushtuar dhe paralizuar çdo qelizë të shtetit dhe drejtësisë, duke deformuar të gjithë mekanizmin e tij. Madje, ka deformuar edhe sistemin e demokracisë si formë e ushtrimit të pushtetit.

Nga ana tjetër, ëdhë shumë udhëheqës fetar sikur preferojnë ta zavendësojnë Zotin e vërtetë me do “zotëra” të kësaj bote. Shumë nga ta vazhdimisht janë të përafërt me pushtetin dhe bashkëjetojnë me krimin e organizuar. Ferri tani sikur duket i zbrazur pasi të gjithë demonat kanë ardhur këtu. Ata mirë e dinë se nuk mund të ketë fytyrë të bardhë pas xhamëve të zeza të xhipëve luksoz me të cilët voziten liderët fetar. Por, sic thotë Mark Aurelij – Aleksandri i Madhë dhe shërbetori i tij u bënë të barabartë pas vdekjes. Vdekja nivelizon shumë madhësi joreale. Por, para vdekjes duhet të mendojmë për ate se shumçka duhet të jetë krejt ndryshe. Me qëllim që të gjithë të dukemi si njerëz.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Shkruaj një koment

Koment(e)

bilali@inbox7.mk