Data e sotme
December 16, 2017

Pse humbi karakteri i Këngës Jeho!?

LivertaNga Liveta Arsllani

 

 

 

 

Struga, një ndër qytetet me pozitë më të bukur gjeografike, me një folklor të pasur i cili ndryshon nga fshati në fshat. Si etnomuzikologe, nga informacionet të cilat i kisha dëgjuar nga profesor, koleg, shok e shoqe u bëra aq kureshtare saqë një ditë vendosa ta vizitoj Strugën dhe të njihem me folklorin e tyre drejt për së drejti.

Me të aritur në Strugë kuptova se punën do ta kem edhe më të leht, pasiqë nuk do të duhej të vrapoja nëpër fshatra për tu njohur me folklorin e kësaj krahine, por po këto ditë struganët do të mbanin festivalin me karakter tradicional “ Këngë Jeho”, që u realizua me datë: 08, 09, 10/ Gusht 2014 ku dhe do të shpalosnin  të gjithë folklorin e tyre.

Nuk do të ndalem në të tre netët nga fillimi deri në fund ngaqë do të më duheshin shumë faqe të një gazete për të mbushur. Pikërisht do të shkruaj për natën e dytë, ku sapo afrohesha rreth skenës në prapavijë ndëgjoja këngën “Dasma e madhe” e kënduar nga Nusret Muqiqi, dhe mendova me vete ç’po bëjnë këto dasmorë që festojnë me aq zë të lartë dhe i pengojnë organizatorët në realizimin e këtij festivali kaq të bukur tradicional. Por jo ishte e kundërta, ishte moment kur unë u shokova, pasi bëra ca hapa afër skenës pash që kjo këngë ishte pjesë e repertuarit të festivalit.

U zhgenjeva! U vendosa në mesin e publikut dhe tek po ndëgjoja “folklorin” e tyre: Agim Poshkën, me këngën “O moj bukuroshe”, një nxënëse nga shkolla fillore më këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa surpriza e kësaj nate për mua dhe të gjithë publikun ishte Pajazit Murtishi “aktor” nga mërgimi i ftuari special i mbrëmjes.

Edhe pse sytë i kisha të koncentruar drejt skenës, vazhdimisht mendoja se kam gabuar datën ose informacionet për këtë festival. I dhash vetes edhe pak durim deri sa të mbarojë nata e dytë e festivalit, por krejtësisht nga fundi në skenë u ftuan Sh.K.A Burimet e Shumit, ata ishin të vetmit të cilët e zbukuruan këtë natë, dhe sollën në skenë një atmosfer të ngrohtë, duke shpalosur traditën dhe folklorin e tyre.

Nata e dytë ashtu si filloi dhe mbaroi, një natë e zbeht me program shumë të varfër, një publik i  pakënaqur dhe një mysafire si puna ime, një etnomuzikologe e ardhur nga Tetova për të mësuar traditën e bukur Strugane, por e habitur nga fakti se nuk mësova asgjë dhe përsëri u dëshprova duke dëgjuar të zakonshmen.

Për hir të këtij qyteti të bukur që duket si një panoramë, traditës dhe pasurisë folklorike që posedonë, edhe pse e zhgënjyer vendosa që të  ndjek edhe natën e tret të këtij festivali,  thellë në mbrendësi shpresoja të ishte ndryshe, por programi thuajse ishte i njejt. Duke mos haruar të përmendim faktin edhe pse ideja ishte boshe por të paktën tradita vazhdoj, disa Shoqëri kulturore artistike ishin e vetmja freski e këtij festivali, të cilët shpalosën folklorin dhe traditën e tyre. Thjesht mund të theksoj se unë ngela e habitur, me aq sa ma lejojnë këto vite të studiuara etnomuzikologjij dhe titulli im prej një etnomuzikologu, në këtë festival unë ndëgjova dhe pash çdo gjë, aktrim, muzik rok, por jo atë për të cilën unë kisha ardhur, nuk ndëgjova askund çiftelin, sharkin, rapsodet tanë e aq më pak këngët polifonike strugane.

Kurioziteti sa vazhdonte e rritej akoma më shumë, dhe pyetja veten vallë!  ku ishin ata profesor të mi nga të cilët mësova, ata kolegë që studiuam bashk, dhe mbaruan muzikologjinë dhe  etnomuzikologjinë, vallë përse vepruan në këtë mënyrë?! Nga kureshtja vendosa të qëndrojë për të marrë informata nga publiku: por informata e dhëna ishin edhe më shokuese, ishte moment kur unë kuptova se profesorët dhe kolegët e mij nuk ishin aspak të përfshir dhe se festivali realizohej tërësisht nga persona jo adekuat, duke filluar nga një drejtor amatorist dhe  duke vazhduar tek të tjerët me radhë, por i vetmi muzikant i përfshir ishte profesori i nderuar Zylqyfli Ziba, ku dhe isha e sigurt se ato pak pika të përzgjedhura qe shpalosën traditën  ishin meritë e tij.

Por për fat të keq është një fakt të cilin unë dhe të gjithë ata organizator Strugan duhet ta dimë është se “me një lule nuk vjen pranvera”.

 

Autorja është etnomuzikologe

Shkruaj një koment

Koment(e)