Data e sotme
November 24, 2017

Sigurim edhe për motoçikletat

Кur ligjvënësi do të bëjë gabime në ligje, qytetarët jo vetëm që i vuajnë pasojat, por shpesh ata janë të vetmit që mund të inicojnë ndryshime dhe ti korrigjojnë palogjikshmëritë. Para një iniciative të tillë siç shkruajti para do kohë edhe inbox7 gjenden qytetarët që janë viktima në aksidente koomunikacioni të shkaktuara nga motoçikleta të cilët nuk mund të arkëtojnë dëmshpërblim. Të tanguarit janë në disavantazh vetëm për shkak se në në Ligjin për siguri në komunikacion rrugor motoçikleta nuk hyjnë në kategorinë e automjeteve motorike, dhe kjo nënkupton se nuk i nënshtrohen sigurimit të obligueshëm. Inbox7 publikoi raste në të cilat qytetarë të dëmtuar në aksidente komunikacioni të shkaktuara nga motocikleta pas të gjitha aventurave të kaluara nëpër labirintet gjygjësore nuk ia dalin të arrijnë deri te drejtësia.

 

Ndryshime ligjore

 

Dhe pikërisht për këtë shkak ata propozojnë ndryshime në ligje, ndërsa hapat konkrete në këtë rast duhet të fillojnë nga institucionet kompetente –Zyra Kombëtare e sigurimeve, Këshilli republikan për siguri të komunikacioni rrugor dhe ngaAgjencioni për supervizionin e sigurimeve. Propozimi i këtillë është mbështetur edhe nga inxhinierë dhe ekspertë të komunikacionit:
„Мotoçikletat, si dhe çdo automjet tjetër me fuqi motori që mund të shkaktojë dëme serioze duhet detyrimisht të jetë e siguruar dhe vetëm ashtu mund të zhgjidhen problemet e qytetarëve që dëshirojnë ta arkëtojnë dëmin që e kanë përjetuar në aksidente komunikacioni, thotë Zoran Joshevski, profesor i sigurisë në Fakultetin Teknik në Manastir.
Ai spjegon se kur një motoçikletë e paregjistruar, bile edhe moped, ka shkaktuar dëm ndaj personit të tretë pala e dëmtuar më së shpeshti drejtohet ose te Zyra Kombëtare e sigurimeveоse te ciladoqoftë kompani e sigurimeve sepse e di se vështirë do të mund ta arkëtojë dëmin nga vozitësi. Problemi del në çastin kur palë të caktuara janë refuzuar me arsyetim se motoçikleta nuk është automjet me motor dhe nuk i nënshtrohet sigurimit të detyrueshëm. Atëherë dëmin e paguajnë zyra dhe kompanitë e sigurimit. pas kësaj, ata kërkojnë arkëtim për regres nga shkaktuesi i aksidentit dhe procedurat e tilla gjygjësore shkojnë deri në pafundësi.
„Shikuar nga aspekti i komunikacionit dhe teknik, problemi do të zgjidhej me ndryshimin dhe precizimin e disa dispozitave ligjore dhe me urdhëresë se çdo automjet me fuqi motorike duhet detyrimisht të jetë i regjistruar “, thotë Joshevki.
Të kontrollohet përgjegjësia e ekspertëve

Kur zgjidhen raste gjygjësore për përcaktimin e fajit te shkkatuesi i aksidentit në komunikacion, si dhe për përcaktimin e arkëtimit të dëmit ekziston ndeshje e më tepër ligjeve, thotë avokati Аleksandar Nakov.
Sipas tij, përveç ndryshimeve në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor(LSKR) dhe Ligjin për sigurim të detyrueshëm (LSD) duhet të shqyrtohet edhe mundësia për ndryshime në Ligjin për ekspertë.

„Në raste të këtilla gjykatat aktvendimet e tyre zakonisht i bazojnë mbi ekspertizat e ekspertëve edhepse kjo është vetëm një nga dëshmitë e cila nuk është e domosdoshme që si e tillë të prfshihet. Andaj vlerësoj se duhet të ketë ndryshime në Ligjin për ekspertë në pjesën e kompetencave të ekspertëve. Përveç kësaj, ndryshime duhet të pësojnë edhe Ligji për procedurë kontestimore (LPK) dhe Kodi penal  në pjesën, ku dhe si prcaktohet faji i shkaktuesit të aksidentit dhe kur dhe si i dëmtuari mund të kërkojë arkëtim të dëmit “, thotë Nakov.
Sipas dispozitave ekzistuese ligjore të dëmtuarit mund ti akordohet dëmshpërblim dhe para se gjykata të përcaktojë nëse motoçikleta është fajtore ose jo për shkaktimin e aksidentit.
Përballë këtij qëndrimi të Nakovit, profesori Joshevski thekson se nëse diksuh shkakton aksident komunikacioni ai njëkohësisht përgjigjet edhe para ligjit, pa marrë parasysh a është vozitës i motoçikletës, mopedit ose veturës.
Profesori Joshevski thekson se vetitë konstruktuese dhe mënyra e lëvizjes janë parametra kyçe për shkak të së cilëve motoçkleta është përjashtuar nga kategoria e automjeteve me motor, edhepse edhe ajo është automjet me motor. Por, edhe përkundër kësaj, ai është decid se patjetër duhet të bëhen ndryshime në ligjet.
„Моtoçikleta është automjet me dy rrota në raport me automjetet tjera që janë me katër rrota dhe të cilët zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 25 kilometra në orë. Pikërisht për shkak të këtyre fakteve, por edhe për shkaka të disa parametrave të tjerë motoçikletat janë përjashtuar nga kategoria e automjeteve me motor “, spjegon Joshevski.

Përktheu nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk