Data e sotme
August 8, 2020

Мuzika e tregoi fuqinë – bashkoi dy botëra të largëta

Kënga popullore maqedonase tingëlloi në Kueta, Pakistan. Për herë të parë në këtë pjesë të Botës.

Projekti i parë bashkëpunues i cili i lidh kulturën maqedonase dhe atë Hazargi, pas punës dhe përgatitjeve disamujore, më 17 gusht e përjetoi prezantimin e saj të parë publik në zemrën e bashkësisë Hazara në Baloçistan.

pesna

Melodia e lehtë e „Mbrëmë deshta të të vij (Cношти сакав да ти дојдам)“  në mënyrë aq natyrale i mban vargjet e poezisë Hazargi, të cilët, nga ana tjetër, „shkrihen“ në atmosferën e mrekullueshme të njërës nga këngët më të bukutra maqedonase. Si performues vokalë të këëngës paraqiten Ana Simonovska dhe Shaabdula Alami, ndërsa pjesë të tyre si perkusionistë kishte edhe i talentuari Muçi Habibi.

pesna7

Të pranishmit në prezantim, përmes projeksionit të video-materialeve, prezantimit të veshjeve popullore, mes të cilave edhe një veshje maqedonase, të cilën nikoqirët e përgatitën vetë, njëkohësisht kishin mundësi të njihen me pasurinë e begatshme kulturore dhe bukuritë natyrore të Maqedonisë.

Мuzika përsëri e tregoi fuqinë e saj të madhe për tejkalimin e dallimeve dhe bashkoi dy botëra në shkimi të parë të largëta.

 

Për bashkësinë Hazara

pesna1

Bashkësia Hazara kryesisht jeton në Avganistanin qendror, ku janë bashkësia e tretë etnike më e madhe, rreth 650 mijë jetojnë në Pakistanin fqinj dhe një milion në Irak. Janë pasues të Islamit Shiit, kurse flasin Farsi (persisht), Dari (dijalekt persik që flitet në Avganistan) dhe Hazargi (që paraqt kombinim i fjalëve farsi, dari dhe mongole).

pesna3

Prejardhja e Hazarëve nuk është rikonstruktuar plotësisht. Atributet e tyre fizike, struktura e eshtrave të fytyrës dhe pjesë të kulturës dhe gjuhës së tyre i ngjajnë atyre të Mongolëve dhe Turqve në Azinë qendrore. Testet gjenetike pjesërisht e vërtetojnë besimin e popullarizuar se Hazarët kanë prejardhje mongole, respektivisht se janë pasardhës të Xhingis Kanit.

 

Për Ana Simonovskën

pesna6

 

Muziciente e diplomuar, teroriciente dhe pedagoge, i bie pianos, instrumenteve popullare maqedonase dhe gitarës. Në skenën muzikore maqedonase debutoi me performancën në Festivalin e Shkupit më 1999, kur e këndoi „Еја (Дојди ми)“, pastaj në kontestin kombëtar për Eurosong më 2002 kur u prezantua me „Si ndjehem unë (Кako ми е мене)“ dhe më 2009 me „Fund i mirë (Добар крај)“. Më vonë në klubet e natës pasuan performanca të shumta live me grupin Barbut, nga bashkëpunimi me të cilët u lind kënga „Merr fuqi (Собери сила)“, ndërsa individualisht i inçizoi këngët  „Ndalu (Застани)“, „ Ftohtë (Студени)“, „Where do we go“, „Tash je ti (Сега си ти)“ dhe  „MIku (Пријател)“.

pesna5

Para gjysmë viti, Ana Simonovska kthehet me video-punimin e këngës së titulluar „Mëngjesi pa ty (Утро без тебе)“, muzikën dhe tekstin e së cilës e nënshkruan vetë, ndërsa për aranzhimin u përkujdes Darko Tasev, dhe për produksionin Zlatko Simonovski dhe studio Do-re-mi. Përveç Tasevit dhe Simonovskit, Ana ka bashkëpunuar edhe me Kristijan Gabroskin dhe Valentino Skenderovskin.

Ana tashmë gati dy vite jeton në Islamabad, Pakistan ku arriti bashkëpunim të suksesshëm me producentin muzikor Taimur Mirza, me grupin ndërkombëtar „Кhaas Collaboration“, ndërsa kishte edhe performime individuale.

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu