Data e sotme
March 21, 2023

LSDM DHE DPMNE NË KOALICION, GRUEVSKI DHE ZAEVI- POPULIZËM DHE (OSE) IDEALIZËM

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Ky është një tekst i jostandardizuar me dy tituj, por në fakt shpreh, ndoshta vetëm një esencë për paraqitjen më të re të socialdemokratëve. Kjo është taktikë ditore, pa shpikje afatgjate programore për fitore legjitime dhe legale ndaj pushtetit dhe ndërrimin e saj. Mijërave treshe vmroviste do tu kundërvihen 50 mijë socialdemokratë impozantë. Model i blerë nga gruevizmi i tejkaluar. Betejën parlamentare do ta zëvendësojnë me mobilizim të ri, të parakohshëm të të papërcaktuarve, me mbajtjen e kondicionit të anëtarësisë së vetë, me animim të të papërcaktuarve.

Vetëm altruistë politikë mund të besojnë se ndërtimi me dekada i platformës vmroviste me realizim të programit manipulues dhe rrezikshmërisht populist dhe lukrativ mund të rrënohet vetëm me vibracionet nga zëri i popullit, të qytetarëve. Ja, vetëm një reaksion të shpejtë dhe jopërfaqësues të votuesve. Voajerët tradicionalë dhe të mençur që zakonisht janë fotografë më të mirë të jetës së komeneve gazetareske dhe belbëzuesve partiakë, këto ditë shkruan. Reaksionet janë të inçizuar në origjinal.

nga dedo dimo, 21.08.2014 00:48:55

Nuk është kontestuese se kjo kategori i banorëve (socialë, v.j)- duhet të ndihmohet në vazhdimësi, por në këtë mënyrë është evidente se DPMNE në zgjedhjet e kaluara e bleu me para nga të gjithë ne armatën e votuesve. Dhe është normale se edhe në zgjedhjet e ardhshme pritet akcion i ngjashëm dhe ata do të jenë votuesit më besnikë pr DPMNE-në. Dhe tash, bëhu ti opozitë deh kthehu në parlament – këtë LSDM nuk guxon ta bëjë. Përshëndetje.

Моlitva, 21.08.2014 04:49:44

I yni Kole, i cili je në qiell, na fal mëkatet tona, dhe mos na sfido të votojmë për tjetërkënd! Sepse mbretëria e botësë është ytja, edhe fuqia, edhe shkopi edhe paratë, tani, përgjithmonë dhe ndër shekuj! Amin!

MISHKO, 21.08.2014 07:09:07

…Ja tashmë një dekadë populli assesi tia falë opozitës mëkatet e privatizimit gjatë tranzicionit kur ishin në pushtet…kjo mosfalje përcjellet në brezin e dytë të cilit i është rrënuar rinia për shkak të prindit të shkatërruar nga tranzicioni. Siç janë punët, edhe gjatë do të mbeten të pafaluar mëkatet për shkak të arrogancës së humbësit i cili popullin e vet e trajton në mënyrë nënçmuese dhe ofenduese pse nuk voton për atë.

Këto reaksione ishin para dhe pas zgjedhjeve, pas bojkotit të opozitës në të hënën e zezë parlamentare, por edhe pas apstinimit aktual të opozitës. Por vallë ata do të jenë mbështetës ose prijës të alternativës së re socialdemokrate? Cila është oferta- formimi i klasës ës mesme nga 30% të varfër, nga 25% administratë nga të punësuarit e përgjithshëm, që jetojnë nën frikë dhe nën stres? Nga matja neokolonialiste e punës, me ikjen se punëtorëve të aftë dhe kreativë dhe potencialeve të reja? Është mazohizëm politik që ti lejohet pushtetit ashtu blanko ta reformojë Kushtetutën me zona të lira financiare (larëse të parave me eksteritorrialitet ku nuk vlejnë ligjet dhe institucionet e Maqedonisë), me amandament nebuloz për limitin e huamarrjes? Si do ta revitalizojë LSDM-ja revoltin ose iniciativat, pa pjesëmarrje në Parlament, për çka morrën mandat? Nëse nuk munden të jenë kritikues legjitimë dhe të ashpër në Parlament, ku do të kishin mbështetje minimale mediatike, atëherë me çka do të jenë të zëshëm- me autobus radio? A do ta kuptojë tani kryesia e partisë rëndësinë e një A! të fuqishme, me politikë redaktuese tolerante religjiozo-etnike, të formuar nga ekipi i saj gazetaresk, deri në paraqitjen e ambicieve çpersonale politike të disave nga ta?  A mbështetet tani në këshillat publike politike të njërit nga varrmihësit e mediumit për mes infektimit të pronarit me “virusin Cërvenkovski”?

Çfarë boniteti do të fitohet te partisë simotra, nëse nuk jeni parti legjitime parlametare opozitare, nëse nuk jeni në Këshillin e Evropës? Nuk do të ketë pyetje të pakëndshme deputetësh, nuk ka debata konstruktive, iniciativa mujore për debata, nuk ka debata për regjistrimin, ndryshimin e modelit zgjedhor nga ky aktual janiçer shumicë kah Maqedonia si një njësi zgjedhore, me lista të hapura të deputetëve….

LSDM ka problem me tajmingun e metodave të zgjedhura për betajat politike. Kur duheshin të jenë populistë, ishin elitistë. Andaj, në pranverë as që hyrën në fushat e Xhumalisë, që të përkujtojnë se cirkuzanti nga India dhe subratizimin e logjikës politike dhe ekonomike nga ana e promotorëve kryesorë qeveritarë? A do të shkojnë aktivistët tani në Shutkë që tua spjegojnë romëve mashtrimin më të madh kriminel me votat e blera për tallonet e rrymës, TV ose ndonjë minusit të vogël bankar? Ti pyesin- pse deputeti nga koalicioni në pushtet nuk nxorri para nga xhepi i tij, përballë festimit dasmor në Bosfor?

Në nevojën për katarzë sociale socialdemokratët nuk kanë kanë lidhje as deri te asociacionet klasike majtiste – Lenka dhe Solidarnost. Atë që do ta dëgjojnë nëpër dyert e hapura të shtëpive nëpër shtet- se fati i skamjes dhe punëtorëve soacialë është njësoj i rrënuar në të dy valët e privatizimit vulgar, dhe pastaj edhe me riprivatizimin aktual dhe brutal përmes kërcënimeve tatimore dhe financiare, marrjes armiqësore të ndërmarrjeve, montimeve përmse diskreditimeve të biznesmenëve të kompanive të vogla dhe të suksesshme, zëri që çdokush që nuk është me qeverinë është kundër shtetit?

Tashmë nuk janë problem votuesit. Por mentorët e tyre joformalë. Shikojeni servilitetin e korporatave të fuqishme private, të shefave bankarë të cilët shpejtuan që shlyerjen e borxheve ta kompenzojnë për plasmanet e tyre të rrezikshme prej mbi 400 milionë euro, pa dhënë asnjë përgjegjësi për to, të jenë brutalë merrogat dhe bonuset e tyre deri 3 milionë euro për të paktët nga ekipet e menaxherëve të zgjedhur? Vallë është e logjikshme që një bankar kulminat të deklarojë se për përgjegjësinë shoqërore dhe vendimet autonome të biznesit, për shlyerje të borxhit ka edhe nevojë politike? Si do të arrihet deri te biznesmenët e suksesshëm të frikësuar që kishin nevojë të ndikojnë në politikën makroekonomike, zgjidhjet ligjore? Përmes menaxhuesve servilë të dy Dhomave ekonomike, me siguri se jo? A do të shkohet në sfidë me ndërmarrësit e tyre?

Zaevi nuk është i (vetë)mjaftueshëm në këtë betejë me arrogancën e fuqisë korporative dhe policore të DPMNE-së.

Promovohet strategji e partneritetit me dyerve të hapura. Mesazh i keq është dërguar me fshirjen nga partia të një profesorit universitar dhe gazetar. A është problemi në vendimet e tyre apo në nominacionet e tyre zgjedhore? Këto janë dy profesionet që përballen me presion më të hatashëm, nga frkësimi deri në posesivitet.

Për cilat zgjedhje po përgatitet Zaevi- për zgjedhjet e ardhshme lokale? Vallë do ti lëshojë edhe ato, siç kishte guxim Edi Rama në diskreditimin përfundimtar të Berishës, që të kthehet pastaj si kryeministër i ri i Shqipërisë?

Vendimi për mbetje jashtë parlamentit është në kohën e dridhjeve tektonike në skenën ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

Për fat të keq, etnocentrizmi i Millosheviqit, nacionalizmi i tij i ashpër dhe i lodhshëm po ringjallet, pak më i sofistikuar, në hapësirat ballkanike pas vetëm një çerek shekulli nga shfaqja e tij. Në vigjilje shohet Orban(izimi) dhe jo Putin(izimi) i ndeshjes neokapitaliste mes të së djathtës populiste, të majtë. Për kryeministrin hungarez neoliberalizmi ekonomik është i vdekur, nuk ka nevojë për opozitë demokratike, për mediume të lira dhe për shoqëri civile. Udhëheqësia e kësaj antare të Unionit i proklamon këto modele të reja postkomuniste të KULTIT të personalitetit, dhe jo të demokracisë.

Harku i pushtetarëve korporativë në Evropë është i shtrënguar- Putin, Orban, Vuçiç, Gruevski, Samaras, Erdogan. Një përzierje e çuditshme e shteteve dhe politikanëve në këtë shoqëri joformale antiperëndimore nga regjime (jo)demokratike. A e sheh dikush nga socialdemokratët këtë aleancë të çuditshme dhe jotipike të mbijetimit të regjimeve edhe përkundër protestave masovike antiqeveritare, dhe reaksioneve brutale policore? Kthimi i logjikës së luftës së ftohtë me shenjat e para të bllokadave të reaksioneve dhe proceseve demokratike, në korniza ekonomiko-financiare, politiko-ndërkombëtare, institucionale. Në skenë janë fenomenet e fundamentalizmit politik dhe religjioz. Mbretëron demagogjia, anomia e institucioneve, si vendase ashtu edhe ndërkombëtare.

Në kushte të këtilla LSDM kthehet në ilegalitet. Por në gjenet politike të maqedonasit nuk gjendet “guximi serb bagerist“, gjatë rrënimit të vozhdit serb.

A është në vigjilje procesi i shkatërrimit të LSDM-së? A është e mundur gjimnastika partiake me ndonjë Miro Cerar maqedonas?

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

 

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)