Data e sotme
January 16, 2018

Fërçkoski: Opozita nuk duhet të japë blanko mbështetje për emrin

Profesor Fërçkoski, pas 13 viteve, a ka mundësi për revidimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit?

-Jo. Мendoj se polemikat për revidimin janë në fakt spin politik me të cilin dy partitë në pushtet më përgjegjëse për të mundohen të spjegojnë se pse nuk u ec realizimi i marrëveshjes, ndërsa nuk u ec për shkak të shkaqeve nga më të ndryshmet, dhe ta akuzojnë dikë tjetër se dokumenti qenka problematik, se është i tejkaluar dhe se në pjesë të caktuara nuk po realizohet.  Në fakt, dy partitë më përgjegjëse, maqedonase dhe shqiptare e trajtojnë marrëveshjen si kopil, respektivisht si fëmijë i padëshiruar nga shkaqe dhe aspekte të ndryshme. Përndryshe, marrëveshja e kënaq kriterin e Angela Merkelit për kompromis dhe marrëveshje të mirë, të dyja palët janë të pakënaqura me atë, siç thotë ajo, edhe nga aspekti pasues- marrëveshja krijon zgjidhje e cila e ruan Maqedoninë si shtet unitar, me të cilën tashmë shgqiptarët nuk janë të kënaqur. Këtë ata nuk e thuan haptaz, por mundohen që ta fusin nëpërmjet kërkesave për ndonjë marrëveshje të re. Nga ana tjetër, marrëveshja u jep të drejta në pjesën e të drejtave gjuhësore, për të cilat maqedonasit vlerësojnë se janë të tepërta ose të pamerituara. Pra, të dyja palët në njëfarë mënyre janë të pakënaqura. Por problemi është se ata nuk e implementojnë marrëveshjen nga aspekte të ndryshme, dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë askënd tjetër pr veç marrëveshjen si akt. I gjithë problemi qëndron në realizimin e tij dhe këtë e konstatojnë mirë në takimin e fundit e cila është polemikë e zbrazët rreth marrëveshjes. Ata konstatojnë se marrëveshja është e mirë, por realizimi është i keq. Si është kjo e mundur? Përndryshe, VMRO këtë marrëveshje e vlerëson si e keqe e patjetërsueshme. Sepse e keqja e patjetërsueshme nënkupton se realizohet aty ku është patjetër. Jo, VMRO-DPMNE nuk e zbaton marrëveshjen askund përveç aty ku ka presione dhe kërkesa nga të huajt ose nga partneri për ndonjë shkak konkret si p.sh mbetja në qeveri, tejkalim krize në vend që si parti më e madhe të ketë përgjegjësi për realizimin e marrëveshjes. Pra nuk e trajton as si të keqe të patjetërsueshme, por vetëm si të keqe e cila duhet të shmanget çdokund ku mundet. Dhe për shkak të kësaj ka probleme jo në realizimin e pjesëve të marrëveshjes që nuk janë jokoherente me marrëveshjen, por  politikën e zbatimit. BDI, nga ana tjetër,  për shkaqet e saj e shfrytëzon si mjet simbolik për inaugurimin e rolit të saj politik, fitores, rolit në qeveri, si bartëse e marrëveshjes, edhepse në atë kohë nuk kanë qenë negociues por rebelë. Por, fjalët e tij i trajton joseriozisht. Nuk janë të kënaqur me të sepse ai e definon Maqedoninë si shtet unitar dhe shqiptarët me të drejta gjuhësore i definon kryesisht në kulturë dhe arsim, përveç pjesës për rekrutimin e administratës shtetërore dhe parimit të Badinterit. Nuk ka diskutim serioz çka  nënkupton zhvillimi i sistemti politik në frymën e Marrëveshjes së Ohrit që e përsërisin. Partia do të duhet të bëjë studim se si zhvillohet marrërveshja e Ohrit. Së pari, në pjesën e ligjeve të Badinterit që duhet të mbështeten me votim për buxhetin e shtetit në pjesën e arsimit dhe kulturës me shumicë të Badinterit. BDI nuk e parashtron buxhetin dhe votimin e tij të pjesërishëm me shumicë të Badinterit si problem.Kjo do të ishte në frymën e Marrëvesjes së Ohrit.  Pra, nuk mund ti miratoni ligjet me Badinter, ndërsa buxheti të miratohet me shumicë dhe mos të parashihen mjete për ligjet tuaja dhe çdo gjë u dështon.  Është logjike që buxheti, në pjesën e arsimit, shkencës dhe kulturës, ku janë mbështetjet pr ligjet, 46 nga to, të bëhen poashtu me Badinter. Por këtë ata nuk e inicojnë, ndërsa e dijnë. Pse, pyetni ato.

E dyta, nuk e inicojnë çështjen për të drejtën e qasjes në administratën shtetërore, jo vetëm aty ku shqiptarët janë shumicë, por çdokund mund të realizohet e drejta e dokumenteve të jetë në gjuhën amtare. Pse nuk e kërkojnë këtë të drejtë, përsëri nuk e kam të qartë. Kjo është zhvillim i të drejtave në drejtim të duhur dhe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ata kërkojnë diskusion për gjuhën nëpër ministri, kjo është jashtë Marrëveshjes së Ohrit. Këtu duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Zhvillim të vërtetë në dobi të qytetarëve shqiptarë, BDI nuk inicon. Andaj vlerësoj se e shfrytëzojnë si flamur simbolik, por e trajtojnë joseriozisht. Prandaj mendoj se të dy prindërit në qeveri e trajtojnë si „kopil“, respektivisht fëmijë të padëshiruar, që e shfrytëzojnë, nuk dinë çka ti bëjnë, është aty, të huajt dhe shërbimet sociale e trajtojnë dhe nuk mund ta hudhin dhe në këtë kuptim ka fat të keq, por njëkohësisht është dokument bazik i cili do të mbijetojë. Dokumenti do ti mbijetojë papërgjegjësitë e tyre dhe për fat të mirë, do të jetë në dobi të shtetit maqedonas deri në fund, deri në hyrjen e Maqedonisë në UE. Ai edhe më tutje do të mbetet dokument që është mbi standardet e UE për të drejtata e pakicave dhe njerëzore dhe për këtë shkak do të mbetet i vlefshëm.

 

Sipas jush, a erdhi deri te shtrembërimi i Marrëveshjes kornizë sa i përket punësimeve ku, sipas perceptimit të opinionit, shkohet në kënaqje të përqindjeve, por jo edhe të kualitetit të administratës. Deri kur do të vazhdojë kjo garë kah përqindjet?

-Marrëveshja kornizë e parashtron mirë këtë çështje, respektivisht mundohet të regrutojë administratën shtetërore përmes marrëveshjes politike dhe ti përmirësojë prqindjet e pjesëtarëve të bashkësive që janë pakicë. Dhe kjo është në rregull, kjo është standard. Ata paguajnë tatim dhe dëshirojnë të jenë të pranishëm në administratën shtetërore që vetë e paguajnë. Ajo që është problematike është implementimi nga ana e partive në pushtet.Mos kërkoni fajtorë tjerë për marrëveshjen. Ata e partizojnë procesin e regrutimit, filtret e tyre janë kyçe për parnim në vend të kualiteti të njerëzve. Mua më ankohen studentët shqiptarë se nuk mund të konkurrojnë normalisht nëse nuk hyjnë nëpërmjet filtrit partiak. Se i eliminojnë, edhepse janë më të mirët. Ky është problemi. Por, ky është keqpërdorim tipik i dispozitës së Marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk është problem i përqindjeve, është problem i kualitetit të njerëzve që i punësoni, veçanërisht i shqiptarëve. Edhe maqedonasit nuk kanë problem të tillë, por për fat të keq punësohen në të njëjtën mënyrë. Pra, partizimi i listave të punësimit është problem, por ky është problem i keqpërdorimit tipik i partive në pushtet të dispozitave të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Nuk mund të keni problem gjatë punësimit me atë që duhet të ketë përfaqësim adekuat të pjesëtarëve të bashkësive pakicë në administratën shtetërore. Kjo ka qenë, dhe çdoherë do të jetë OK. Kjo dispozitë nuk është problematike. Problematik është partizimi, gjatë kësaj kualiteti i njerëzve është më i dobët dhe keqpërdoret intenziteti. Inçizohet vetëm pranimi i kandidatëve shqiptarë dhe jo edhe të VMRO-së ndërsa ato janë 3 herë më shumë. Dhe tash, çka ndodh? Përqindja e shqiptarëve në administratë, edhepse ka pranim intenziv, mbetet e njëjtë bile në disa pika edhe zvogëlohet sepse pranimi i maqedonasve në administratën shtetërore është 3 herë më i madh.Ky numër është rritur nga 90.000  në 160.000. Pranimet shqiptare janë para kamerave, ata maqedonase prapa kamerave. Por, përqindja mbetet e njëjtë. Pse? Shqiptarët i pranojnë, por përqindja e tyre mbetet e ulët. Pse? Sepse maqedonasit i pranojnë tre herë më shumë. Në vend që ky proces të ndalet, nëse duhet, më intenzivisht të pranohen vetëm pjesëtarë të bashkësive pakicë. Kjo është e vështirë, por qeveria duhet ta durojë. Kjo është marrëveshje sepse maqedonasit janë të tejpërfaqësuar. Kjo është e pakëndshme. Më parë nuk i kanë pranuar, tash i pranojnë më shumë, por kështu është. Edhe pranimi duhet ët bëhet me kritere. Ilaçi është që komisionet për pranim duhet të kenë ekspert ndërkombëtar ose procesi të implementohet nën mbikqyrje të basjkësisë ndërkombëtare. Këtu në qeveri do të krijohet panikë. Nëse ka brenda të huaj, ata do të insistojnë në kualitet, nësse nuk janë të huaj të korruptuar. Atëherë do ti pranojnë shqiptarët, por sipas kualitetit, dhe jo sipas vijës partiake.

Çka dëshironi të thoni me këtë – para dhe prapa kamerave?

-Nuk e dijmë numrin e vmro-vistëve të pranuar në administratën shtetërore, ndërsa e dijmë numrin e shqiptarëve të pranuar. Dhe ky numër i vmro-vistëve është shumë i madh, është 3 herë më i madh se i shqiptarëve, a duhet të jetë më i vogël se i shqiptarëve që të rritet korrigjimi i përqindjeve të shqiptarëve në administratën shtetërore. Duhet të pranojnë vetëm shqiptarë. Për shembull, në konkurs për 200 veta duhet të pranojnë 120 shqiptarë dhe vetëm 80 maqedonas. Duhet të rritet numri.

 

Кur tashmë e përmendët bashkësinë ndërkombëtare, a vlerësoni edhe më tutje se nevojitet ndihmë e huaj për formimin e qeverisë teknike?

-Кur them ndihmë e huaj nuk mendoj se ata duhet ta formojnë qeverinë teknike por duhet të konstatojnë se me para të tyre, me fonde të tyre, me moskujdesin e tyre dhe mosdijen e tyre në kuadër të prezencës së tyre diplomatike në vend, në Maqedoni u ndërtua një sistem autoritar populist, u rrumbullakësua deri në fund. Këtë ata nuk e kuptojnë. Këtë ata nuk e konstatojnë si problem të shtetit në këtë apo atë sferë, e shohin në pjesë. Nuk e shohin fotografinë e madhe, se sistemi në Maqedoni është seriozisht i fuqishëm, i rrumbullakësuar. Në Serbi po ndërtohet një sistem i tillë, por nuk është rrumbullakësuar deri në fund.

U rrumbullakësua një sistem autoritar, të cilin shumë vështirë do të mund ta ndryshojnë dhe i cili seriozisht manipulon me të huajt. Ata janë shumë nënshtrues ndaj këtij sistemi. Do të shkruajnëë diçka më ashpër në ndonjë raport, por asgjë jashtë kësaj. Ka ambasada që janë jashtëzakonisht korrekte, por pjesa më e madhe e tyre heshtin dhe nuk bëjnë problem në raposr me qeverinë, janë të qetë, dhe në ndërkohë i tërë procesi vijon në drejtim totalitar.Vuajnë të drejtat qytetare, liria e informimit, institucionet që janë tërësisht të partizuara dhe këtu arrijmë te problemi i qeverisë teknike. Opozita ka problem të madh- a ti legjitimojë institucionet e këtilla që janë tërësisht të uzurpuara nga partia në pushtet dhe tu japë legjitimitet të gjitha vendimeve të tilla të ardhshme ose të mundohet që, me veprimin e saj jashtë këtyre institucioneve të tregojë se ku është problemi.  Kjo politikë është e rrezikshme, mund të ndodhë dobësimi i opozitës, pastaj përpjekja që ajo të bëhet jorelevante. Por, kungulli tashmë ka plasur, në shtet ka krizë seroze. Andaj opozita duhet të durojë bashkë me bllokun e organizatave joqeveritare në alarmimin se kemi punë me një sistem me diktaturë të rrumbullakësuar i cili nuk mendon lehtë të hiqet dhe ku kriza politike duhet të formojë një çarje në këtë sistem totalitar. E para e çarë do të jet problemi me emrin. Ata do të kenë problem që ta zgjidhin vetë, do të kërkojnë mbështetje nga opozita. Opozita këtë do të duhet ta luajë mirë. Ata pas 8 viteve të budallakive vijnë te qëndrimet e opozitës dhe u thotë: këtë e deshtët ju, pse nuk na mbështetni? Оpzita duhet të shprehë dyshim në aftësinë e lidershipit të VMRO-DPMNE-së ta udhëheqë këtë proces të negocimit, të cilin nuk dinte ta udhëheqë 8 vite dhe na solli në shkallë që bile edhe identitetin të fillojmë ta diskutojmë në opinion. KJo është pika e parë dhe këtu duhet të negociohet me ta se si do të ai „unitet“ senzacional rreth pozitës së emrit që pason së shpejti.

Çështja e dytë është kolapsi i plotë i ekonomisë. Kur do ti shihni Putinin dhe Erdoganin, për shembull, Putini për 15 vite, dhe Erdogani për 7-8 vite qeverisje direkte e kanë zmadhuar rrogën mesatare të rusit mesatar për 50 herë, nga 500 rublja në 20.000 rublja. Nuk mund ti pranoj, por mund ti kuptoj. Ky i joni na ka varfëruar në të gjitha aspektet të gjithëve, nuk e ka zmadhuar, por e ka ulur rrogën e të gjithëve që marrin rroga buxhetore. Kjo do të shpiejë në krizë, shteti nuk ka para. Ky element është pozita e dytë e opozitës, ata duhet ta parashtrojnë këtë element- se ne dështojmë pa e prekur fundin. Kjo nuk mund të kalojë qetë. Të gjithë varfërohemi në të gjitha aspektet. Ne ishim më të mirë, para Kroacisë, ndërsa tash jemi nën Shqipëërinë dhe Kosovën. Kjo është skandal. Këtë lement opozita duhet ta shndërrojë në politikë të ndryshimit. Mjeti për hyrje dhe dalje nga Parlamenti është instrument për këtë politikë. Duhet të luftojnë deri në fund, pa komplekse.

A janë të drejta hapat e opozitës, e cila bojkotin rrugor paraprak e zëvendësoi me bojkot të kabineteve?

-Nuk e di. Këtë ta përsërisin- Rezistencë me atë masivitet tani nuk mund të bëjnë andaj as që mundohen. Por, duhet të qëndrojnë në parimin e negacionit të legjitimitetit të institucioneve. Mund të negociojnë, por nuk mund të zhvillojnë dialog me pushtetin. Dialog zhvillohet me dikë që ka bazë për kuptim. Ata duhet të negociojnë që ti shpëtojnë ishujt tonë të lirisë, diçka ka liria mediatike, por nuk mund të zhvillojnë dialog me pushtet diktatorial. Ky  është proces i vështirë i negociatave. U dëshiroj fat. Institucionet nuk guxojnë ti trajtojnë si të vërteta, serioze. Me siguri janë në proces të konsolidimit të bazës partiake. Besoj se do të fillojnë më intenzivisht nga shtatori, tetori, por e kanë vështirë. Opozita nuk e ka lehtë. Përplasja do të jetë e fuqishme.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

Shkruaj një koment

Koment(e)