Data e sotme
July 22, 2019

Drejtimet profesionale: të kërkuara në treg, joatraktive për nxënësit

Paragjykimi i shkollave profesionale për bujqësi, komunikacion. tekstil apo elektronikë vlerësohet se vjen nga botëkuptimi tradicional i arsimit ku secili që mbaron shkollë të punësohet në administratë

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Fillimi i shtatorit sjell në bankat shkollore shumë nxënës të rijnë të cilët përgatiten për të ardhmen e tyre nëpërmjet arsimit fillor, të mesëm dhe gradave tjera të edukimit.

Republika e Maqedonisë fatmirësisht ofron shumë zgjedhje për nxënësit dhe studentët për shkolla të përgjithshme dhe ato profesionale. Vendi ynë numëron shkolla të konsiderueshme të profileve të ndryshme si në ato publike dhe ato private.

Abdulaqim Ademi: Ministria është duke përgatitur një projekt për profilizimin e fazave të hershëm të nxënësve

Abdulaqim Ademi: Ministria është duke përgatitur një projekt për profilizimin e fazave të hershëm të nxënësve

Problemi që vendi ynë has është mungesa e kuadrove të nxënësve që zgjedhin shkolla profesionale në krahasim me ato të përgjithshme. Në një konferencë për shtyp pak ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollorë, ministri i Arsimit  Abdylaqim Ademi u bëri thirrje filloristëve të zgjedhin ndonjërën prej profileve të shkollave të mesme profesionale, sepse sipas tij, tregu i punës ka nevojë për kuadër teknikisht të edukuar dhe përgatitur mirë të cilët do ti ballafaqojnë sfidat e zhvillimit të shpejt teknologjik.

Ndërsa për Inbox7 ministri Ademi shpjegoi që ministria është duke përgatitur një projekt për profilizimin e fazave të hershëm të nxënësve.

“Për arritjen e këtij qëllimit duhet angazhim më i madh i arsimtarëve në arsim fillor, veçanërisht në klasat VIII dhe IX që nxënësit të orientohen në drejtime profesionale”.

 

Koncepte të vjetra për shkollat profesionale

 

Ademi më tej shtoi se për këtë vit nuk është dhënë pëlqim për uljen e pikave për pranimin e nxënësve në drejtimet e gjimnazit, mjekësisë dhe asaj ekonomike, sepse me anë të kësaj nuk është lejuar rritja e numrit të nxënësve në këto drejtime. “Kemi dashur  të stimulojmë regjistrimin e nxënësve në drejtimet profesionale duke mos lejuar uljen e pikave nëpër shkollat që frekuentohen më shumë si gjimnazet, shkollat medicinale apo ato ekonomike”.

 

Profesione që sigurojnë punësim

 

Elektroinstalues, instalues të rrjeteve të ujit dhe gazit, gastronomë, teknikë të ndërtimtarisë, personel mjeksor, ekspertë të komunikacionit, agronomë. Janë këto vetëm nga disa profesionet deficitare, të cilat duket se janë më pak atraktive në Maqedoni por që janë të kërkuara në treg.

Sipas ekspertëve, investitorët e huaj dhe të vendit kanë nevojë më shumë për kuadro nga drejtimet profesionale sesa për administratorë.

 

Pavarësisht thirrjeve të shumta, dhe projekteve pozitive të qeverisë për ti stimuluar gjenerata e reja të zgjedhin shkolla të mesme profesionale, duke që një fenomen i tillë nuk merret parasysh te nxënësit filloristë dhe një vendim i tillë vërehet më së shumti tek nxënësit shqiptar.

Albert Hani vlerësoi që arsyet se pse nxënësit shqiptarë nuk zgjedhin shkolla profesionale buron nga fakti që popullata jonë akoma edukohet me koncepte nga e kaluara.

“Fenomen i çuditshëm që besoj se lidhet me mënyrën e edukimit familjar që mbështetet në koncepte të vjetërsuara, koncepte që aspak nuk kanë të bëjë me trendet botërore dhe me kërkesat e tregut të punës, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallit, si dhe koncepte tradicionale që promovojnë moton “mëso që mos e kapish kazmën””.

 

Së shpejti  fushatë sensibilizimi

 

Qytet i Tetovës numëron shtatë shkolla të mesme ku përveç gjimnazit, të gjitha të tjerat janë shkolla profesionale. Por përveç shkollës ekonomike dhe medicinale, shkollat tjera profesionale anashkalohen nga nxënësit shqiptarë, thënë më qartë, ato nuk konsiderohen si shkolla të mira.

Hani vlerësoi që një gjë e tillë vjen si pasojë që shumë të rinjët e shohin veten në një punë administrative në të ardhmen prandaj dhe zgjedhin gjimnazin për tu edukuar.

Albert Hani: Të rinjët e shohin veten në një punë administrative në të ardhmen prandaj dhe zgjedhin gjimnazin për tu edukuar

Albert Hani: Të rinjët e shohin veten në një punë administrative në të ardhmen prandaj dhe zgjedhin gjimnazin për tu edukuar

 “Shumica e rinisë shohin perspektivë në punësimet në administratë, kështu zgjedhin te bëhen juristë dhe ekonomistë, dhe për këto drejtime gjimnazi jep më tepër mundësi për zgjedhje se sa shkollat e mesme profesionale. Mirëpo, unë personalisht besoj se do vijë koha që punëtorët e administratës shtetërore do ti braktisin postet kur do ta shikojnë se nuk janë poste që i përmbushin nevojat materiale për jetesë modeste”,thotë Hani.

Shpend Beqiri,  nxënës i cili ka zgjedhur gjimnazin si shkollë të mesme për tu përgatitur për të ardhmen thotë se arsyeja pse ka zgjedhur pikërisht gjimnazin është se ai personalisht është regjistruar më herët  në shkollën fillore dhe gjatë shkollimit fillor ka menduar që nuk ka marrë nivelin e duhur të edukimit për në të ardhmen.“ Pasi sistemi fillor arsimor është 8 vjeçar dhe nga arsye se jam regjistruar në shkollë më herët se sa duhej, në momentin e mbarimit të shkollimit fillor nuk kam qenë plotësisht në nivelin e duhur për të zgjedhur institutin e duhur për tu zhvilluar dhe që do të më ndihmojë me ndërtimin e një karriere të mirëfilltë”,spjegon ai.

Por ajo çfarë thekson Beqiri është dhe problemet apo paragjykimet që shkollat profesionale ballafaqohen edhe atë me një  “reputacion jo të mirë”. Është bërë si etiketim që nxënësit që studiojnë nëpër shkolla profesionale nuk janë nxënës të mirë apo janë nxënës me sukses të dobët që nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen në gjimnaz. Beqri e konfirmon një gojëdhënë të tillë i cili thotë se”ky fakt ndikon në përzgjedhjen e shkollave të mesme profesionale tek nxënësit e shkollave fillore”. “ Reputacioni i ulët dhe mosnjohja me mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale, ka ndikuar tek  unë dhe te shumë nxënës tjerë në zgjedhjen e gjimnazit si një instituticion i cili do të na ndihmojë të gjejmë veten”.

Fatkeqësisht, sipas Beqirit, shumë nxënës të cilët mund të jenë të shkëlqyeshëm në shkollat profesionale bien pre e paragjykimeve.

Ministri Ademi paralajmëroi që këtë vit në bashkëpunim me komunat do të zhvillohet fushatë për të rritur interesimin e nxënësve për tu regjistruar në shkollat e mesme profesionale. “Duhet sqaruar që nevojat e tregut janë të mëdhaja për kuadro që përfundojnë shkolla të mesme profesionale dhe me lehtë arrihet deri te vendi i punës.”

 

Redaktor:Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk