Data e sotme
December 9, 2019

EDHE PAS MERKELIT- MAQEDONIA SHTET OFF SHORE

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Shoh dhe nuk besoj.– ТVprofil i vajzës së re dhe tërheqëse në lajmet e TV Sitel-it me apel për ndihmë materiale. Vajza paska “KANCER TË GJENITALIEVE“. Paramendoni këtë vajzë tërheqëse pas 10 vitesh se si përgjigjet – çka u bë me kancerin e organeve tuaja seksuale – vulvës, klitorisit, buzëve vaginale?! A do të mund të lindësh- do ta pyesja të fejuarin dhe vjehrrin e ardhshëm…? Vajzës i munguakan 4000 euro, por pandershmëria e këtillë medialtike do ta ndjekë edhe në 40 vitet e ardhshme. Prej nga kjo fuqi mediatike deri në paskrupullshmëri?

Përgjigjja erdhi natën e njëjtë. Nga një studio tjetër, ministri i shëndetësisë propozoi formim të zonave të lira shëndetësore me vendose të spitaleve të njohura botërore. Në to nuk do të guxojnë të shërohen pacientë nga maqedonia dhe Kosova?! Por, pse të munden nga Presheva dhe Bujanovci në Serbi ose nga Shqipëria dhe Bullgaria? Rastet, si e vajzës së gjorë nga informata e TV Sitelit për KANCERIN E GJENITALIEVE  të saj, në të ardhmen, në vend  jashtë vendit, do të trajtoheshin në kampin e mbyllur spitalor në territor të Maqedonisë. Ndoshta të kufizuar me tel me gjemba, kinse është kamp i Pentagonit nga rajonet luftarake?  Vallë ministri i shëndetësisë këta spitale off-shore i ka parë gjatë vizitave të tij të paradokoshshme të London Hurley street, rruga sinonim për shëndetësinë kulmore botërore, ose spitalin Harli, ose qendrën Wellington, ose spitali në Portland, ose në Klinikën Mbretërore të fëmijëve  të spitalit Great Ormon, ku është operuar njëri nga princat e rinj britanik. Ato janë pjesë e institucioneve botërore shëndetësore ku, me pako minimale shëndetësore në tre etazhet e para shërohen pacientët vendas, ndërsa në tre etazhet e ardhshme janë apartamentet për pacientët privatë nga bota. Përballë këtyre modeleve, ofrohen edhe përvojat nga Turqia dhe Abu Dabi, vende larg Unionit dhe standardeve botërore doktrinare dhe farmaceutike.

Kjo ide e ministrit të shëndetësisë për shëndetësi off-shore, është pjesë e një plani më kompleks qeveritar – nga Maqedonia të bëjnë off-shore shtet. Janë formuar dhjetëra zona të lira ekonomike, ku filluan të dominojnë kompani nga Gjermania, me solidaritet të shkathtë të lokalizimit rajonal dhe theksimit maksimal për lehtësime tatimore, përfitime doganore, deri në stimulimet e qeverisë dhe shfrytëzueshmëri të shtraf- industrisë.

Eksporti nga zonat në gjysmëvjetorin e parë është 550 milionë euro, dhe deri në fund të  vitit mbi 1 miliardë euro. Por, edhe gazetat e kontrolluara në maqedoni shkruajtën se eksportuesi më i madh është edhe importues më i madh, që tregon qartë për neto-efektin. Kapitali përfundon jashtë, ndërsa në shtëpi kryesisht mbeten paratë për rroga të të punësuarve, të cilat poashtu i subvencionon shteti.

Strategjia për kantonizim ekonomiko-politik të Maqedonisë vazhdon me amendamentin kushtetues për formim të zonës Ndërkombëtare financiare, ne të cilën do të duhet të tërhiqen fondet investuese, kompanitë e sigurimit, bankat me departamente për depozite dhe plasmane të rrezikshme. Kjo Qendër për inxhinering të dyshimtë financiar në Maqedoni do të jetë eksterritor brenda shtetit. Në të nuk do të sundojnë ligjet e shtetit, ,e drejta tatimore, komerciale dhe qytetare e RM , ku nuk do të vlejë pushteti gjygjësor. Në të nuk do të ketë qasje në larjet e parave nga droga, terrorizmi, shitja ilegale e armëve, nuk do të mund të zbatohet supervizion nga Banka Populllore.

Oazë e legalizimit të 110 milionë dollarëve që nga ballkani, në dekadën nga viti 2001 u derdhën në ishujt e parajsës financiare nëpër botë. Sipas studimit të Institutit Adriatik Maqedonia në periudhën e njëjtë  ka humbur 4,6 miliardë dollarë nëpërmjet “formave të kriminalitetit, korrupsionit dhe evazionit tatimor, mitos, ka derdhe të parave nëpër banka të ndryshme. Patjetër duhet të bëhet diçka në lidhje me këtë. Shifrat janë shokuese. Kjo nënkupton më pak para për arsim, mbrojtje shëndetësore, infrastrukturë, pensione,”deklaroi kryetarja Natasha Srdoç.

Dëgjoj dhe hesht. Ndryshimet kuhstetuese inicohen ad hok, në kohë të mungesë të opozitës nga institucioni ligjvënës, që deri tash është e pashënuar në praktikën demokratike dhe parlamentare. Bile edhe kur shqiptarët nuk e votuan aktin më të lartë juridik të Maqedonisë së pavarur, deputetët e tyre aktivisht merrnin pjesë në të gjitha debatet publike në Komisionin kushtetues. Andaj edhe përshpërimat gjithnjë e më të zëshme për vlerësimet për rregullim të shpejtë për formimin e zonës financiare janë përpjekje e oligarkisë biznes-politike që ti legalizojë paratë e saj të dala nëpër arqipelaget atlantike. Dy të tretat e hexh-fondeve janë regjistruar në Ishujt Kajmane.

I tërë koncepti bazohet mbi shfrytëzimin optimal të kohës derisa Maqedonia gjendet në dhomën e pritjes së UE-së. Me hyrjen në  Union ndërpriten përfitimet doganore, eks-territori financiar duhet ti nënshtrohet kontrolleve të institucioneve vendase bankare dhe të revizionit.

Deputetët e qeverisë u munduan që ta arsyetojnë këtë reformë të ngutur zgjedhore. Posaçërisht e zbrazët ishte deputetja e socialistëve. Ajo në parlament e para dhe me pasion e mbronte konceptin e zonës financiare në Maqedoni.Ndoshta mbi përvojën e ish-liderit të saj partiak i cili në të 90-tat e hershme e provoi receptin e parajsës së pakontrolluar financiare dhe nga Kratova bëri një komunë të vërtetë off-shore në të cilën në vend të denarit vlenin kuponat e Sileksit?

Në mbrojtje të amendamentit për zonë financiare me paralelen se është e njohur ajo e Dublinit, vetëm informata se çudia ekonomike irlandeze, para 8 vitesh, u shpartallua për vetëm 90 ditë, pasiqë edhe ministri i atëhershëm i financave Brajan Lenihan më 2010 deklaroi se i rekomandon qeverisë që të kërkojë borxh (disa dhjetëra miliardë euro) dhe të fillojë negociata të hapura formale me kreditues ndërkombëtarë për dalje nga kriza e huamarrjes në të cilën gjendet Irlanda. Duhej të shpëtohen bankat me të cilat menaxhonin kryesisht fonde të rrezikshme irlandezo-amerikane.

Asnjëherë mos e provpni thellësinë e lumit me ty dy këmbëtUoren Bafet, njëri ndër mogulët botërorë të transaksioneve investuese.

Paramendoni fytyrat e politikanëve dhe gazetarëve në Maqedoni që kanë opsesion filantropin George Soros, nëse vetëm një pjesë e vogël e Hexh-fondit të toj nga 24,4 miliardë dollarë të mund të stacionohej dhe të bëhet operativ në zonën e ardhshme eksterritoriale në Maqedoni. A do të qetësoheshin atëherë kundërshtarët e tij nga tabori i “sorosoidëve”maqedonas. Apo atëhetë puhsteti do ta promovojë pozitën e saj reale dhe pragmatike profesionale – paratë nuk kanë ideologji? Por le të mos nevrikosen! Sorosi fondin e tij të pasur duhej ta shnëdrrojë në kompani familjare, sepse sipas rregullave të reja dhe strikte të SHBA-ve për kontrollë të transakcioneve rrjedhëse të hexh-fondeve, ata rregullohen me rregula (Dodd- Franck). Ata duhej të regjistrohen te Komisioni i letrave me vlerë në Uashington më së voni deri në mars 2012. Kusht ishte që të përpilojnë programe sipas standardeve të përcaktuara me ligj, të marrin pjesë në lajmërim sistematik për rrezikun, që nënkupton se do të duhet ti japin qeverisë amerikane më shumë të dhëna për strategjinë e tyre të biznesit afatgjatë. Kjo masë është pasojë e krizës financiare që i kaploi SHBA-të më 2008 dhe e iniconi krizën hipotekare, për të cilën Rubin edhe më tej pohon se do të ketë valë tjetër si devalvimi i letrave me vlerë.

Мaqedonia dëshiron të bëhet Luksembur i ri! Fat i madh që nuk ka det. Nga Ishujt Virgjine janë investimet më të mëdha që kanë ardhur nëpërmjet Bankës popullore. Aq për rregullshmërinë e rrjedhave financiare të kapitalit ilegal vendas. A nuk është kjo formalizim i idesë për AMNISTIMIN e saj?

Pas 4 viteve Gjermania, ndoshta edhe Merkel, do të vlerësojnë se si  ecin reformat reale në Ballkanin Perëndimor. Vallë harruam se policia financiare gjermane i zbuloi shkelësit më të mëdhenj tatimorë, sportistë kulminantë, biznesmenë, yje të estradës, politikanë, investitorë lokalë, të cilit kishin konto të fshehura në Zvicër dhe Luksemburg.

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)