Data e sotme
October 23, 2018

Këtë vit 1500 nxënës të klasës së parë më pak se vjet

Мinistri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi u uroi vit të mbarë shkollor rreth 280.000 filloristëve dhe nxënësve të shkollave të mesme dhe rreth 20.000 nxënësve të klasës së parë  që për herë të parë ulen në bankat shkollore, si dhe kuadrit mësimdhënës dhe të gjithëve të përfshirë në procesin arsimor.

spiro ademi gorce petrov

Bashkë me zëvendës ministrin Spiro Ristovski ai e vizitoi shkollën fillore „Мirçe Acev“ në komunën Gjorçe Petrov, dhe bashkërisht do ta lëshojnë në përdprim edhe objektin e ri të SHF  „Rajko Zhinzifov“në Draçevë, të ndërtuar me mjete të Qeverisë së RP të Kinës. Ademi sot e vizitoi edhe skollën e rikonstruktuar fillore „Bajram Shabani “ në Saraј.

„Për fat të keq, këtë vit janë regjistruar 1500 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar, kur kishim 21.500 nxënës të klasës së parë“, tha ministri  Ademi duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit.

Shkruaj një koment

Koment(e)