Data e sotme
December 12, 2019

Një lojë e re për të dyja palët

Kalimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit ose mund të rezultojë me një kompromis nga të dy palet ose mund të jetë si ‘lëndë’ për shtyerje dhe forcim të pozicioneve në Nju-Jork

Emri vazhdon ta mbajë peng Maqedoninë. As në NATO dhe as në BE.Të shkohet me Greqinë në OKB dhe atje të hapet përsëri problemi i emrit, mbart në vete disa të panjohura për Maqedoninë.Po ashtu diplomati Nimic gjatë takimeve të fundit nuk tha gjë të re.

Zgjedhjet e shpallura nxorrën në sipërfaqe  problemet e partnerëve në qeveri  dhe mesazhet telefonike të opozitës. Organizimi i zgjedhjeve nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme të Maqedonisë.Gjithëashtu Krimea i ka trimëruar autokratët në Ballkan.

Politika e jashtme e Maqedonisë sipas të gjitha indikatorëve do të ndikohet nga Serbia dhe zhvillimet në lindje. Dhe këtu përsëri, emri i shtetit po i merr përmasat e një teatri diplomatik në Nju-Jork.

Përfitimet për politikën e jashtme të Maqedonisë në OKB, do të ishin minimale.

Ish-Presidenti Ivanov, tani kandidat për president, e paraqiti këtë ide për në Këshillin e Sigurimit (KS), në fjalimin vjetorë të vitit 2013.Duke i njohur raportet president-kryeministër, propozimi me siguri ka fituar një mbështetje paraprake nga kryeministri Gruevski. Ndërkohë partitë shqiptare po ashtu vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për sa i përket cështjes së emrit. Nuk kanë ndonjë mendim rreth “kalimit ’ të cështjes në KS.

Bashkimi Evropian pas raportit të fundit theksoi se  çështja ‘le të kalojë’ në duart e KS -së. Qeveria duke u bazuar në mendimin e parë të Gjykatës Ndërkombëtare dhe ‘fitores së parë’ mbi palën greke,është nisur me supozimin se ndoshta  çështja e emrit në KS do ta forcojë pozicionin e Maqedonisë përballë Greqisë dhe vetos greke në BE.

Veprimi i Maqedonisë ka të bëjë edhe me vetë sigurinë që ka fituar pala maqedonase në skenën rajonale, se ka kapacitet të ballafaqohet apo t’i zgjidhë cështjet me fqinjët në këtë formë.

 

Emri në Nju-Jork nuk garanton fitore

 

Duke u lidhur mirë me shtetet që kanë veto në KS, pala maqedonase është e interesuar ta dobësojë palën greke. U mbushën dy dekada dhe Maqedonia po qëndron në të njëjtat pozicione përballë palës greke.

Në planin e energjetik, Maqedonia me ‘Gazprom-in’ është kthyer në një “fushëbetejë” për llogaritje energjetike dhe gjeopolitike.

Për  çudi në këtë zgjërim të ri rus drejt rajonit, nga disa faktorë të brendshëm ,është duke u penguar korridori energjetik amerikan Adriatik via Kaspik.

Nëse qeveria llogarit se me fitoren që do të korrte kundër palës greke në KS të OKB-së, do ta dobësonte Greqinë ,atëherë më të vërtetë kjo Rezolutë nuk do cojë në normalizmit e marrëdhënieve dy palëshe.

Referendumi i përfolur shumë nga MPJ dhe kryeministri do ta qartësojë këtë ide edhe më shumë. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të qeverisë së re, kabineti duhet të dalë me pika konkrete rreth problemeve aktuale dhe drejtimit të vendit.

Të pakëtn Bashkësia Ndërkombëtare pas zgjedhjeve pret një trajtim tjetër të  çështjes. Përndryshe Samiti i Londrës në shtator nuk do ta ketë në agjendë zgjërimin në lindje.Nëse palët nuk bëjnë ndonjë përparim, kjo lidhet më shumë me Maqedoninë se sa me Greqinë.

Nëse Maqedonia është e interesuar të hyjë në NATO, atëherë duhet ta shfrytëzojë rastin e Krimesë dhe zënkat e fundit amerikano-ruse. Vakumi i krijuar në rajon duhet parë si mundësi e mirë për t’i bërë këto hapa pozitivë drejt NATO-s. apo BE-së.Megjithatë i  gjithë ky proces varet nga Maqedonia. Serbia dhe Maqedonia nuk i kanë tensinouar raportet me Rusinë dhe janë larg vënies apo pro- sanksioneve ndërkombëtare të ndërmara kundër Moskës.

 

SHBA, kriza në Krime dhe  çështja e emrit

 

Amerikanët janë të interesuar ta shpejtojnë procesin e hyrjes së vendit në NATO dhe zvoglimit të deprëtimit rus në Ballkan.Diplomatët Nolan dhe Lee deklaruan se konteksti duhet të zgjidhet në mes të dyja palëve. Kriza në Evropë mund të cojë në një zbehje të interesit amerikan për emrin.Do të jetë në agjendë por jo si më parë.

Mirëpo kriza sociale dhe zhvillimet e fundit sikur i kanë  çuar liderët të marrin vendime që mund t’i rrisin tensionet pra jo vetëm që kanë të bëjnë me cështjet e brendshme por edhe me fqinjët.

Faktorët apo karakteristikat që e ecin politikën e jashtme të vendit kryesisht janë të tipit emocional dhe historik.

Viti 2014 është vit i rëndësishëm për Maqedoninë pa zgjidhje apo me zgjidhje të problemeve të jashtme dhe të brendshme.Cfarë pas qershorit të vitit 2014?

Kalimi i kontekstit të emrit në KS, ndoshta lidhet edhe me fuqizimin e raporteve me Rusinë dhe Kinën.

Kinezët dhe rusët kanë më shumë levërdi investuese në Maqedoni dhe Serbi se sa në Greqi dhe kjo ka të bëjë me rivalitetin në mes vetë fuqive të jashtme për rajonin.

Pra edhe pse Maqedonia nuk  çon ndonjë peshë të madhe në politikën ndërkombëtare, kur politikat e sigurisë dhe energjisë gërshetohen në sistemin ndërkombëtar,atëherë ndodh “zgjimi gjeopolitik” dhe ai vend  apo ai territor specifik, fiton  një rëndësi strategjike për lojtarët e jashtëm dhe për vetë vendin.

Nuk dëshirojmë që këtë ‘kalim’ ta emërtojmë si ‘lojë e re në KS’ por,nëse qeveria ka menduar se atje mund ta zgjidhë problemin bashkë me anëtarët e përhershëm të KS-së,atëherë propozim plani është për tu përshëndetur.

Por nëse ky veprim ka vetëm për qëllim forcimin muskulorë të Maqedonisë kundrejt Greqisë,atëherë këtu kemi të bëjmë me një nismë të vështirë diplomatike.

Kompromisi do të jetë shumë larg nëse bisedimet në mes dy shteteve fillojnë më këtë energji dhe formë të vjetër të trajtimit të problemit.

Inciativa për në KS përmban dhe nuancat revoltuese të qeverisë kundër vendimeve të KE-së ndaj Maqedonisë (Raporti 2013).

SHBA-të kanë përkrahur cdo inciativë që ka çuar drejt përmirsimit dhe dhëniës fund të problemit.Por nuk dihet se nëse në KS, cështja  mund të marrë një zgjidhje të shpejtë duke i ditur pozicionet e Fuqive të Mëdha në sistemin votues-vetos në KS të OKB-së.

SHBA kanë kontribuar për paqën dhe forcimin e vendit.Tani cfarë kursi do të mbajë qeveria pas publikimeve të Raportit  vjetor të DASH-it, është për tu parë dhe vëzhguar.Në parim nuk nuk ka pësuar ndryshime, politika e jashtme e vendit kundrejt raporteve ndërkombëtare.

Pas dy raporteve të njëpasnjëshme, të BE-së dhe DASH-it, vendi dhe qeveria mund të zhyten në llogartije që e tensionojnë gjendjen,duke i nxitur emocionet nacionaliste të së kaluarës.Nëse Maqedonia është e interesuar të hyjë në NATO, atëhere duhet ta shfrytëzojë rastin e Krimesë dhe zënkat e fundit amerikano-ruse.Vakumi i krijuar në rajon duhet parë si mundësi e mirë për t’i bërë këto hapa drejt NATO-s apo BE-së.

Për në fund “kalimi” i çështjes në KS ose mund të rezultojë me një kompromis nga të dy palet ose mund të jetë si ‘lëndë’ për shtyerje dhe forcimim të pozicioneve në Nju-Jork.Diplomati Nimic do ta vizitojë përsëri rajonin pas zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë gjendja e brendshme, kapacitetet,niveli i treguar i standarteve demokratike dhe ngjarjet e fundit në Krime , sikur nuk lënë shumë  vend për plane dhe avantura gjeopolitike.

 

ibraimi@inbox7.mk