Data e sotme
August 20, 2018

Reportazhë: Јurukët si Amishët dhe Aborixhinët

Јurukët jetojnë jetë tradicionale, merren me blegtori dhe kultivimin e duhanit si para 1.000 viteve kur filluan me shpërngulje nga Kaukazi në Azi të vogël, dhe nga aty edhe në Maqedoni.

IF
Јurukët flasin gjuhë karakteristike turke e cila dallon nga ajo që e flasin turqit tradicionalë të Maqedonisë. Burrat më të moshuar nga fshatrat vështirë flasin maqedonisht, ndërsa gratë aspak nuk e dijnë gjuhën zyrtare në shtet, edhepse jetojnë në këto hapësira tashmë 700 vite.


Në një hulumtin prej para 15 viteve, për emancipimin e bashkësive etnike vetëm gjysma e burrave e dinin çka është treni. Mbi 90% të grave pr mjet transportues kanë shfrytëzuar bagëtitë – për veturë ose traktor, tren ose aeroplan nuk kanë dëgjuar.
Ata tërheqin vëmendje të madhe te etnologët dhe historianët botërorë që vijnë në Maqedoni që ti hulumtojnë. Një ngjarje të tillë na spjegoi edhe Tamer Jamakovski, historian nga Shtipi.

tamer

Tamer Jamakovski

Para disa vitesh kryetarja e Organizatës botërore të historianëve kërkoi nga unë që ta dërgoj në vendbanimet e jurukëve. Ajo u befasua nga mënyra e tyre e jetesës “, shton Jamakovski.
NJë pjesë të zakoneve dhe traditave i kanë braktisur, por në këto fshatra ende mund të vërehen njerëz që jetojnë si paraardhësit e tyre nga Kaukazi.

 

 

 

 

 

 

Nuse për 3.000 еuro

 

Pagesa për nuse është zakon që edhe sot praktikohet në një pjesë të popullatës juruke.

Аli Osman, pensionist nga Sellca e Shtipitthotë se kjo traditë është mbajtur nga shumë herët.

IF

Аli Osman

Јurukët sot paguajnë nga 3.000 euro për nuset. Djemtë do të ruajnë bagëti, do të shkojnë edhe çobanë që ti fitojnë ato para që të martohen. Dhëndri ia jep paratë babgjyshit, që t`ia japë vajzën “, thotë gjyshi Ali.
Përvojë të këtillë ka edhe Mehmed Ismail nga fshati Koxhali, Radovish.

IF

Mehmed Ismail

Babai më martoi kur kisha 22 vjet. Për gruan time pagova 190.000 denarë. “, shton Ismail.
Kohëve të fundit e kanë ndryshuar këtë zakon. Babai dhe nëna e nuses do ti marrin paratë, do të blejnë flori dhe me ata para dhe do tia dhurojnë vajzës. Nuk është si më përpara kur paratë i mbanin për vete.
Unë nuk paguajta për asnjë nuse, dhe as që morra para për vajzat. Djemtë morrën nuse me të ikur, edhe vajzat më shkuan me të ikur, por unë jam njeri i mirë dhe nuk u hidhërova me asnjërën nga bijat që shkuan me ikje pa më pyetur “, shton gjyshi Ismail.
Megjithatë, kjo traditë dhe terminologji të rinjtë e interpretojnë më ndryshe. Sipas imamit kryesor të Myftinisë së Shtipit Sejdali Ibraimov, nuk bëhet fjalë për pagesa për nuset te Jurukët, por kjo është obligim i çdo myslimani dhe e përcaktuar në Kuran.

 

IF
Shitja e nuseve te jurukët është interpretim i gabuar. Çdoherë theksoj se njeriu nuk mund të blehet me 3.000 ose 5.000 euro. Sot askush nuk ka para të paguajë njeri tjetër. Kjo në fenë islame është traditë e vjetër e cila quhet mehir. Kur vajza martohet, djali është i obliguar të paguajë para si garancë për nusen, nëse ata më vonë divorcohen, që të ketë me çka të jetojë një periudhë të caktuar. Nusja, sipas islamit nuk guxon të martohet 3 muaj pas ndarjes“, thotëIbraimov.
Ai shton se më parë ky zakon ka qenë i pranishëm edhe te shqiptarët dhe te maqedonasit myslimanë.
Kohëve të fundit mehri shërben për pajtimin e dy familjeve, sepse shumë shpesh në fshatrat juruke ka nuse të ikura. Nëse ndodh një gjë e tillë, vjehrri shkon te babai i vajzës  dhe i ofron mehir (para ose pronë) që të pajtohen.Kjo tashmë nuk është shitje, vajza martohet me kë dëshiron a paratë jepen më vonë„ thotë Ibraimov.


Veshja  juruke, unike në Ballkan

IF
Sipas specifikave të saj veshja juruke te femrat nuk është ndryshuar tashmë 1000 vite. Për dallim nga veshjet e bashkësive tjera, te femra juruke pjesa e poshtme përbëhet nga pantollonat, ndërsa pjesa e sipërme mbulohet me kaput të gjatë dhe të lehtë. „Veshja te jurukët ka traditë të gjatë, posaçërisht ajo e femrave. Është karakteristike me pamjen e saj të jashtme. Një veshje juruke përgatitet 1 deri 2 muaj , thotë Еnis Omerov, nënkryetar i shoqatës së Turqve të Maqedonisë lindore.

IF

 

Gjatë përpunimit të saj gratë shfrytëzojnë lesh, penj dhe ministra që vetë i përgatisin.
Por kohëve të fundit nuset më të reja shpesh e vizitojnë edhe tregun e Radovishit. Tashmë krejt garderoba ime është e blerë. Mos ishte shamia dhe keçeja nuk do të njihesha se jam turk , qeshet Mehmet Ismail nga fshati Koxhali.

Se rrjedhat bashkëkohore dhe mënyra e përgatitjes së veshjeve gjithnjë e më shumë pranohen edhe nga jurukët, vërteton edhe imami Ibraimov.

Кush janë Jurukët?

IF
Atdheu i lashtë i Jurukëve është rajoni rreth liqejve Kizilkum dhe Karakum në Kaukaz. Në shekullin 10 janë shpërngulur në Anadolli dhe në Iranin verior. Në shekullin 14 kur tuqit e kanë gjunjëzuar Ballkanin, një pjesë e njerëzve që kanë ardhur në hapësirat ballkanike kanë qenë ushtarë, një pjesë tjetër administratë, dhe pjesa e tretë popullatë fshatare nomade. Pasiqë osmanlinjtë e kanë pushtuar hapësirën, sllavët janë shpërngulur nga hapësira të caktuara dhe në vend të tyre kanë ardhur fise turkmene siça janë Jurukët.
Vendbanimet e para juruke në Maqedoni janë formuar më 1830 në territorin e Maqedonisë së Egjeut. Vnedbanimet e para juruke në Maqedoninë e sotme janë fshatrat e Prilepit Kanatllarci dhe Vasharej që ekzistojnë edhe sot. „Popullata juruke në Maqedoninë Lindore ka ardhur nga rajoni Konia, nga Turqia, saktësisht nga rrethina e qytetit Karaman. Ata janë popullatë fshatare turke andaj dallohen nga të tjerët “, thotë historiani  Таmer Jamakovski.
Në Maqedoni Jurukët jetojnë në 3 regjione të Vallandovës, Dibrës dhe rrethinës së Plaçkovicës. Në rrethinën e Radovishit, Shtipit dhe Karbincit ka rreth 70% Jurukë. Në rrethinën e Radovishit rreth 20% e popullatës janë turq.

 

 

Pelivanëtsimbol i kulturës juruke

IF
Mundja është aftësi luftarake që buron nga Azia e vogël. Fjala pelivan do të thotë luftëtar. Por, për dallim nga mundja pelivania ka rregulla tjera. Kështu, tek mundja ka kategori sipas peshës së mundësve, ndërsa në pelivani kategoritë përcaktohen sipas shpërblimit për të cilin janë paraqitur mundësit.
Sulejman Jonuzov, refer pelivanësh nga Radovishi thotë se rregullat në pelivani janë më të rrepta se rregullat e mundjes klasike.

Karakteristikat e pelivanisë si aftësi është se mundësit nga mesi e lartë janë lakuriq, lyhen me vaj që të rrëshqasin dhe kundërshtari të mos i kapë. Pelivanët janë këmbëzbathur, dhe veshin pantollone të shkurtëra të lëkurës të quajtura kastete ,thotë Јоnuzov.

IF
Еnis Omerov thotë se pelivania është sport tradicional juruk që e kanë sjellur gjatë shpërnguljes së tyre nga Azia. „Sivjet për 11 kategori janë paraqitur 61 pelivan. Shpërblimet ishin nga 600 deri 24.000 denarë për pelivanët më të mirë “, thotë Оmerov.
Ai shton se në Maqedoni ka gjithsejt rreth 150 pelivanë.

Omer Vejseli pelivanski sampion

Оmer Vejseli

Kampion sivjet ishte Оmer Vejseli nga Shkupi që njëkohësisht është më i mirë në Ballkan.  
Betejat e para i kisha në moshën 15 vjeçare dhe me këtë sport merrem tashmë 15 vite. Pelivania është traditë Dajët e mi dhe babai im ishin pelivanë. Në Greqi sivjet u bëra kampion dy herë. Kampion isha edhe në Bullgari, ndërsa në Turqi fitova vendin e dytë thotë Vejseli.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

lefkov@inbox7.mk