Data e sotme
July 22, 2019

Komunat me mungesë transparence

Komuna e Tetovës dhe Kërçovës nëpër ueb faqet zyrtare nuk posedojnë shifra në lidhje me transparencën e buxhetit, vendimeve dhe ligjeve të aprovuara nga organet komunale

Në vitin 2013 Maqedonia organizoi zgjedhje lokale për të gjashtën herë që nga pavarërsia e saj. Qytetarët e këtij vendi kishin mundësi të shohin një fushatë zgjedhore më ndryshe në krahasim me të kaluarat. Përvec premtimeve klasike të politikanëve për një infrastrukturë më të mirë, ujë të mjaftueshëm dhe ambiente më të pastërta, gjatë fushatës, votuesit e Maqedonisë kishin rast të dëgjonin premtime të reja nga kandidatët, ku theks të veçantë ju dha transparences komunale dhe raportit të hapur me qytetarët.

Komuna e Tetovës dhe Kërcovës pa raporte buxhetore

555-Komuna e Struges

Aktualisht komuna e Tetovës dhe Kërçovës nëpër ueb faqet zyrtare nuk posedojnë shifra në lidhje me transprencën e buxhetit, vendimeve dhe ligjeve. Përgjigjet e përgjysëmuara dhe të justifikuara nga ana e përfaqësuesëve  të  komunës së Tetovës dhe Kërcovës , nuk tregojnë për ndonjë linjë të hapur konkrete të pushtetit lokal ndaj qytetarëve. Komuna e Tetovës u deklarua që problemi qëndron tek azhurnimi i ueb faqes së re dhe se ky problem do të zgjidhet brenda një muaji.

Komuna e Strugës në fillim njoftoi se informata me të detajuara për buxhetin mund të merren nëpërmjet një formulari që gjendet në ueb faqe, ndërsa e Kërçovës dërgoi një raport përshkrues ku shpjegohet që buxheti vjetorë i kësaj komune kap shifrën e  698 milion denarëve dhe që qytetarët e Kërçovës paguajnë rreth 15 taksa të ndryshme.

Raporti  i Komunës së Kërcovës nuk tregon se si konkretisht është shpërndarë buxheti dhe ku janë shpenzuar mjetet financiare. Megjithatë Komuna e Strugës ka lëshuar një raport të gjatë dhe më të detajuar mbi hyrje-daljet në  të gjitha degët e pushtetit lokal. Ky veprim të paktën  duhet të ndiqet nga drejtuesit tjerë të komunave,duke i bërë publike të gjitha aktivitetet.

 

Votuesit të kërkojnë llogari nga të zgjedhurit

 

Për më shumë ,ekspertët lokalë kanë mendime të ndryshme në lidhje me transparencën në Maqedoni. Bekim Imeri ekspert pranë Bankës Botërore në Maqedoni thotë : “Në rast se qytetarët e këtyre komunave me lehtësi apo me ane të shkresave zyrtare mund t’i marrin të dhënat që ju interesojnë nga komunat dhe në fund mbeten të kënaqur nga rezultatet, atëherë këto fakte mjaftojnë që ne ta kualifikojmë një komunë si transparente”.

Qyetarët nuk janë të njohur se si shpenzohen parat e tyre si taksapagues. Sipas Imerit qyetari duhet të  kuptoj se ai është përgjegjës dhe duhet të jetë qytetarë aktiv dhe përgjegjësia si qytetarë fillon që nga dita kur ai  vendos të votojë.

555-Komuna e Kërçovës

Mënyra e vetme për të rritur transparencën nëpër komuna rreth informatave se si shpenzohen parat e qytetarëve, është nëpërmjet kërkimit të informative në mënyrë aktive nga përgjegjësit e pushteti lokal“, thotë Bekim Imeri, i cili specifikon se  është pikërisht korniza ligjore e cila e mundëson një shërbim të tillë.

Por fatkeqësisht edhe njeherë nga të gjitha kërkimet tona, rezultoi që premtimet parazgjedhore, komunat nuk i kanë përmbushur dhe vazhdojnë më të njëjtat trende. Një vit pas zgjedhjeve lokale,ne nuk kemi ndonjë realitet tjetër të krijuar nga rrjetet sociale të drejtuesëve të komunave. Realitet i njëtë pa asnjë ndryshim  rreth transparencës së premtuar.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk