Data e sotme
November 20, 2019

Prindërit kundërshtojnë vaksinimin e obligueshëm

Prindërit e fëmijëve të pavaksinuar kërkojnë që statusi i vaksinimit të ndryshohet nga i obligueshëm në të rekomanduar.Kjo iniciativë kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ligjet e lidhura me vaksinimin e domosdoshëm të anulohen për shkak të jopërputhshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Mosvaksinimi në anën tjetër konsiderohet si thyerje e ligjit

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Çështja e vaksinimit të obligueshëm ka filluar të  debatohet dhe artikulohet më fortë në mesin e prindërve që kanë vendosur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre. Si rrjedhojë, nëpërmes një nisme ligjore, grupi i prindërve ka vendosur ta kundërshtojë edhe kushtetueshmërinë e vaksinimit. Në Maqedoni vaksinimi është i obligueshëm me ligj, dhe mosvaksinimi në anën tjetër konsiderohet si thyerje e ligjit dhe është i dënueshm. Efektet anësore të vaksinimit dhe shumat e larta të dënimeve kanë bërë që problemi të ‘kalojë’ në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.

Në këtë drejtim Eli Nalevska nga Manastiri, anëtare e grupit të prindërve kundër vaksinimit të obligueshëm, vendimin për mos vaksinimin e foshnjës gjashtë mujore, e ka marrë pas reaksioneve ndaj DTP vaksinës .Grupin e prindërve që e kundërshtojnë vaksinimin e obligueshëm ajo e përshkruan si një shoqëri joformale, numri i të cilës është çdo ditë në rritje e sipër. “Për herë të parë në Maqedoni ne si prindër pa dallim etnie, kemi një unitet të madh për sa i përket vaksinimit”. ”Fëmijët tanë dhe e mira e tyre është prioriteti më i lartë për çdo prind”, nënvizon znj.Nalevska.

Islam Rushiti nga Tetova ka po ashtu qëndrim negativ për vaksinimin dhe për “Inbox 7” thotë : “Unë si prind kam vendosur që mos ta vaksinoj fëmijën tim, për shkak se një intervenim të tillë e konsideroj të rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e fëmijës”

Organizimi i grupit kundër obligueshmërisë së vaksinimit ka filluar diku para një vit e gjysëm. ”Ne kemi  kontaktuar me disa shoqata përpara se të vijmë deri tek hapi i dergimit të ankesës tek Gjykata Kushtetuese por asnjëra nuk është vënë në shërbim të qytetarëve”, thekson Nalevska.

 

Argumentet për dhe kundër vaksinimit

Qëndrimin kundër vaksinimit e shpreh mjekja Slagjana Velkov e cila thotë se efektet anësore të vaksinimit janë të shumta. Sipas saj, studime të shumta tregojnë se arsyeja kryesore për autizëm janë vaksinat, si dhe shumë fëmijë pësojnë nga kanceri, diabeti, astma, alergji dhe sëmundje tjera të ndryshme. “Kërkoni nga mjeku amë që i jep foshnjës suaj vaksinë  të nënshkruaj një deklaratë me të cilën pranon përgjegjësinë penale dhe materiale për të gjitha pasojat negative të vaksinës”.” Do të shihni se prej tek mjeku e deri tek ministria e Shëndetësisë, askush nuk do t’ua  nënshkruaj një deklaratë të tillë” –specifikon Slagjana Velkov.

Për më shumë, avokati Stamen Filipov është përfaqësues i grupit të prindërve që ka ngritur iniciativën pranë Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vaksinimit të obligueshëm dhe dënimit në shumë prej 300 deri 650 euro (Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, Neni 33 pragrafi 2 dhe Neni 67 paragrafi 7) si dhe për kushtetueshmërinë e ndalimit të shfrytëzimit të së drejtës për shtesë prindërore për foshnjen e tretë në rast të mosvakcinimit të femijëve si dhe obligimit për dorëzim të vërtetimit të pranimit të vaksinave të obligueshme gjatë regjistrimit të nxënësit në klasën e parë.

Kjo iniciativë kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ligjet e mësipërme të anulohen për shkak të jopërputhshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Së këndejmi ministria e Shëndetësisë dhe organet qeveitare kanë theksuar se vaksinimi nuk paraqet ndonjë rrezik për fëmijët. Çdoherë merren masat e nevojshme gjatë furnizimit me vaksina duke i dhënë rëndësi të posaçshme  kualitetit të  tyre si dhe të jenë nga prodhues të cilët janë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet në ueb faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë linjë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë më tej thuhet se “në praktikë janë vërejtur vetëm reagime negative në formën e rritjes së temperaturës, dhimbje në vendet e ënjtura dhe konvulsione”.

 

 

Gjendja e vaksinimit në Republikën e Maqedonisë dhe Europë

 

Maqedoni vaksinimi është i obligueshëm me ligj, dhe në kalendarin e imunizimit ka gjithsejt 8 vaksina të obligueshme, disa prej te cilave jepen më shume se një herë. Shumica e vaksinave sipas kalendarit të imunizimit jepen në 20 mujorin  e parë të fëmijës ndërsa vaksina e fundit jepet në vitin e fundit të shkollimit të mesëm.

Mosvaksinimi në anën tjetër konsiderohet si thyerje e ligjit dhe është e dënueshme për prindërit. Në vitin 2012, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë ngritur 88 akuza kundërvajtëse për prindërit të cilët nuk kanë vaksinuar fëmijët.Ndërsa në vitin 2013 ISHSSH ka ngritur 47 akuza të tilla. Dënimet për prindërit shkojnë nga 300 deri më 650 euro apo në kundërvlerë në denarë.

Debati rreth vaksinimit të patjetërsueshëm dhe atij të rekomanduar ndan edhe vetë Europën. Nga 27 shtete anëtare të BE-së plus Islanda dhe Norvegjia, 15 nuk kanë vaksinim të patjetërsueshëm. Sipas rregulloreve, vaksinimi është i rekomanduar dhe prindërit vendosin vetë se a do ta vaksinojnë apo jo fëmiun e tyre. Ndërsa 14 shtetet tjera kanë së paku një vaksinë të patjetërsueshme në programet e tyre.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, imunizimi në nivel nacional arrin 95% të popullatës, një përqindje sipas tyre e nevojshme për parandalimin e sëmundjeve që mund të përhapen si rrjedhojë e mosvaksinimit. Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër, ka njoftuar se deri tani nuk ka pasur reaksione të rënda apo vdekje si rezultat i vaksinimit .Nisma e vaksinimit të domosdoshëm ka filluar të zbatohet për herë të parëMaqedoni në vitin 1948.

Në fund ,vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta përcaktojë se a ka bazë ligjore apo jo vaksinimi i domosdoshëm në Maqedoni.

Redaktor: Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk