Data e sotme
November 12, 2019

Aktvendimet bien, të akuzuarit mbeten nëpër burgje, qytetarët e paguajnë dënimin

Dhjetëra raste gjygjësore me vite presin epilog për shkak se gjykatat themelore sjellin aktvendime që shpesh bien

Dy vite burg do të duhet të vuajë ish-kryeministri dhe ish-ministri i mbrojtjes Vlado Buçkovski pasi të martën Gjykata e apelit në Shkup e ndryshoi dënimin nga 3.5 vite të caktuar nga Gjykata themelore Shkupi 1. Në këtë rast, në opinion të njohur si “Armatimi ushtarak” janë dënuar edghe katër bashkëpunëtorë tjerë të Buçkovskit. Të gjithë ishin të akuzuar dhe të dënuar për furnizim jashtëligjor të pjesëve të tankeve në vitin 2001. Ky rast gjygjësor është njëri nga dhjetrat që epilogun e kanë fituar pasi aktvendimet e para janë “rrëzuar” para gjykatave më të larta.

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, pas marrjes së vendimit se dënohet me 2 vjet burg për rastin "Pjesët e tanksave"

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, pas marrjes së vendimit se dënohet me 2 vjet burg për rastin “Pjesët e tanksave” – FOTO: akademik.mk

 

Si akuzat, ashtu edhe aktvendimet

 
Оreshe“, “Syri i gjarpërit“, “Izgrev“, “Аrmatimi ushtarak” janë vetëm disa nga dhjetëra procese që janë  “rrëzuar” para Gjykatës së Apelit.

„Nuk mund të ketë aktvendime të mira për aktakuza të këqija që zakonisht nuk mbështeten me dëshmi të forta ose aspak nuk ka dëshmi “,  tha Zvonko Davidoviq, аvikati i cili i mbron vëllezërit Georgievski në rastin kontrovers “Оreshe”  i cili për herë të katërt kthehet në Gjykatën themelore të Velesit.

“Aktvendimet janë të këqija sepse gjykatësit nuk kanë guxim që tu kundërvihen të akuzuarve”, thotë Davidoviq.

Sanja Aleksiqavokate në rastin gjygjësor  “Syri i gjarpërit” thotë se aktvendimet më së shpeshti rrëzohen sepse prokurorët ofrojnë dëshmi që janë të mjaftueshme për hapje të hetimit por jo edhe për lëshim aktakuze.

“Në “Syri i gjarpërit“, Gjykata e apelit i kuptoi mangësitë në procedurë andaj rastin e ktheu në gjykim të përsëritur. Kështu, p.sh në deëshmi kishte inçizime ku shihen vetëm hije, nuk dëgjohen aspak duke biseduar dhe nëse bisedojnë mes vete. Interesante ishte edhe ajo se ekspertët në vend që të përcaktojnë dëmin konkret ata manipulonin me dëmon e supozuar, term që as nuk ekzoison në Ligjin për procedurë penale“, spjegonАleksiq.


Çdo vendim i humbur në Strazburg është thyerje e re e të drejtave të njeriut

 E drejta për jetë dhe liri, e drejta për sjellje njerëzore si dhe e drejta për gjykim të drejtë janë të drejtat që më së shumti thehen në Maqedoni, çdoherë kur shteti humb në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut (GJEPD) në Strazbur ose kur proceset gjygjësore në vend zgjaten deri në pafundësi, thotë  Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni.
„Paraburgimi që e shqiptojnë gjykatësit shpesh është kolektiv pa asnjë arsyetim dhe pa u marrë parasysh mundësia e shqiptimit të ndonjërës nga masat alternative. Tani ndoshta ka progres të vogël në këtë kuptim, por ka shumë pak gjykatës që i marrin parasysh dispozitat e Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut si dhe praktikën e gjykatës në Strazbur“, thotë Pirovska.

I tillë ishte rasti edhe me vëllezërit Dimitar dhe Gjorgji Milladinovi në procesin gjygjësor „Izgrev“ si dhe me 38 të akuzuarit në rastin „syri i gjarpërit“ që akuzoheshin për keqpërdorim të 5 milionë eurove nga pagesat rrugore të vendit. Мiladinovi kaluan rreth dy vite në burgun e Shutkës në Shkup, të akuzuarit në „syri i gjarpërit“  ishin ayt afër 1 vit, dhe në ndërkohë u larguan edhe nga puna. Pikërisht për këto shkaqe GJEPD për të gjithë të akuzuarit vendosi në dobi të tyre.

Коstadin Bogdanov, agjent qeveritar i cili e përfaqëson Maqedoninë në Strazbur thotë se vendi është në mesin e tabelës së gjygjit sipas numrit të ankesave për kokë banori. “Çdo vit ka rreth 500 ankesa deri në gjykatën e Strazburit që nuk është numër i madh krahasuar me Serbinë, Ukrainën, Bullgarinë ku ka mes 7.000 dhe 10.000 ankesa në vit. Me implementimin e ankesës kushtetuese presim që numri prej 500 ankesave të ulet”, thotë  Bogdanov.

Aktvendime të shkruara keq dhe mungesë e dëshmive

АvokatiNaser Raufi i cili punonnë dhjetëra raste të kriminalitetit të organizuar thotë se aktvendimet gjygjësore rrëzohen edhe për shkak të aktakuzave të dobëta, shpesh jo të mbështetura me dëshmi të fuqishme, por edhe për shkak të aktvendimeve të shkruara keq.
„Personalisht vlerësoj se përgjegjësia e gjykatësve është pak më e madhe sepse ata nuk janë të lidhur me aktakuzën. Nga ana tjetër, aktakuzat shpesh janë me dëshmi të dobëta që nuk përshtaten me gjendjen faktike, ndërsa prokurorët  që i dërgojnë në „front“ në sallën e gjykimit ose nuk kanë kaluar trajnimin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë ose ende nuk e kanë përfunduar“, thotë Raufi.

Vladimir Peshevski, kryetar i Gjykatës themelore Shkupi 1 kompetent për gjykimin e rasteve të kriminalitetit të organizuar spjegon se kualiteti i vendimeve gjygjësore mes tjeras hvaret edhe nga ajo se nëse një vendim do të hulumtohet ligjërisht dhe juridikisht. „ Kualiteti i vendimeve gjygjësore mes tjerash varet edhe nga ajo se nëse një vendim do të hulumtohet ligjërisht dhe juridikisht me çka në rrethana të caktuara subjektive strikte do të evitoheshin ndikimet subjektive gjatë vendosjes nga ana e gjykatësve. Vlerësoj se me këtë rritet edhe besimi i qytetarëve në gjygjësinë.Këtë sigurisht që e them nga aspekti i materies penale, në të cilën janë prekur të drejtat dhe liritë e qytetarëve të caktuar“, thotë Pançevski.
Prokuroria dhe gjygji suksesin e matin ndryshe
Aktvendimet e anuluara nuk janë rezultata i mangësive të aktakuzave por i mangësive që gjykata e shkallës së dytë i ka vërejtur në aktvendimet e shkallës së parë, thuan nga Prokuroria publike. Për ta, suksesi i prokurorisë matet sipas aktvendimeve dënuese të miratuara.
„Кur gjykata do të miratojë aktvendim me të cilin të dënuarin do ta shpallë fajtor dhe do ta dënojë, vlerësohet se akuza është e suksesshme. Në proceurën e mëtutjeshme gjygjësore, objekt i shqyrtimit të procedurës së ankesës nuk është akuza, por aktvendimi. Ajo anulohet ose vërtetohet “, thuan nga Prokuroria publike për inbox7.
Sipas statistikës për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë vitit 2013 nga gjithsejt 237 persona për të cilët është sjellë aktvendim nga gjykata më e lartë e Apelit, për vetëm 5 nga ata është anuluar aktvendimi. Për 185 persona janë vërtetuar aktvendimet, ndërsa për 48 është ndryshuar vendimi i gjykatës themelore.
NgaGjykata themelore Shkupi 1 i cili është kompetent për gjykimin e veprave të krimit të organizuar, pohojnë se anulimi dhe vërtetimi i aktvendimeve nuk është dukuri që duhet të shkaktojë brengosje të posaçme sepse është e pamundur që aktvendimet të vërtetohen 100%. Por, edhe nëse do të ishte ashtu, kjo nuk do ta rriste besimin e qytetarëve në gjygjësi dhe nuk do të nënkuptonte siguri juridike të qytetarëve.
„Nuk mund të anashkalohet fakti se përveç aktvendimeve dënuese, gjykata sjell edhe aktvendime liruese, dhe të dhënat statistikore në gjygj flasin se më i madh është numri i aktvendimeve të anuluara në të cilat të akuzuarit janë liruar në krahasim me aktvendimet e anuluara në të cilat të akuzuarit janë dënuar. Interesante në praktikën juridike është edhe ajo se ndonjëherë ndodh që gjykatat më të larta të anulojnë edhe aktvendim të refuzuar, tërësisht. Kjo do të thotë se edhepse prokurori ka hequr dorë nga ndjekja, gjykatat më të larta e kthejnë lëndën në fazë të akuzës që paraqet apsurd juridik, thotë Vladimir Peshevski, kryetar i Gjykatës themelore Shkupi 1.

Sipas statistikës së gjykatës, nga viti 2007 deri në qershor të viti 2014 nga gjithsejt 498 lëndë, ku ka vepruar drejtoria për krim të organizuar, janë vërtetuar 219 lëndë (44%)  50 nga to (10%) janë anuluar, 20 lëndë (4%) janë ndryshuar, ndërsa 84 (18%) nga lëndët mbeten në gjykatë deri në përfundim final.

Shteti i then të drejtat, qytetarët e paguajnë dëmin
Për avokaten Aleksiq nuk ka dilemë se në rastin „syri i gjarpërit“ janë thyer të drejtat njerëzore.
„I akuzuari të cilin e mbroja unë kishte diskus herni, vuante dhimbje të mëdha por megjithatë mbeti në paraburgim. Kjo ishte e tmerrshme duke i ditur kushtet nëpër burgje. Konkretisht për këtë rast vlerësoj se akuza nuk ishte e bazuar, ndërsa paraburgimi i të akuzuarve u shqiptua si rregull dhe jo si përjashtim, ashtu siç parasheh ligji. Nuk guxojmë të harrojmë edhe pasojat finaciare në proceset ku rrëzohen akuzat. Me çgo gjykim të ri rriten kostot e procedurës dhe ngarkohet buxheti shtetëror. Të gjithë këto janë para të qytetarëve“, thotëАleksiq.

Një ditë paraburgim kushton rreth 14 euro, ndërsa ndihma mujore sociale është rreth 35 euro

Një ditë paraburgim kushton rreth 14 euro, ndërsa ndihma mujore sociale është rreth 35 euro

Profesori Vanço Uzunov qëmoti paralajmëron se gjykatësi nuk vendos vetëm për lirinë e dikujt por edhe për paratë e popullit. Ai harxhimet e paraburgimit i ndan në harxhime konkrete për realizimin e paraburgimit, dhe harxhime për shërbimet e angazhuara. Në grupin e dytë takojnë edhe kostot e quajtuar të ardhura të humbura, dhe kanë të bëjnë me të paraburgosurit të cilët mbesin pa punë.

„Një ditë paraburgim kushton rreth 14 euro, ndërsa ndihma mujore sociale është rreth 35 euro që është e njëjtë me shumën e 3 ditëve në paraburgim. Rroga mesatare në vitin 2011 në Maqedoni ka qenë 356 euro në muaj, respektivisht 15 euro në ditë që është e njëjtë me një ditë në paraburgim, dhe 7 euro në ditë në industrinë e tekstilit që është ekuivalente me gjysmën e çmimit të një ditë në paraburgim. Të dhënat janë prej para dy viteve por deri sot nuk ka ndryshime drastike. Andaj të dhënat janë ende të vlefshme”, thotë Uzunov.

Në këtë hulumtim të inbox7 nuk mund mos të përmenden përësi të punësuarit në  „Маkedonija pat“  të cilët u burgosën në dy aksionet policore „syri i gjarpërit 1 dhe 2dhe mbetën pa punë. 4 vite më vonë në shkurt të vitit 2012 me urdhër të qeverisë dhe me vendim të Këshillit drejtues të ndërmarrjes, 74 të punësuar morrën vendime të reja në vende të reja të punës.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk