Data e sotme
December 9, 2019

Tito Petkovski: Edhe nëse zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia nuk do të jetë pjesë e BE-së (VIDEO)

Petkovski vlerëson se bashkësia etnike shqiptare kundërshton çdo variant tjetër përveç NATO-s dhe BE-së dhe, nëse Gruevski dhe VMRO-DPMNE ngelin besnik në këtë politikë, kjo do të thotë se do ta ndajnë Maqedoninë

Shkatërrimi i Jugosllavisë ishte një gabim i madh. Arsyet ishin zhvillimi i nacionalizmit, populizmit si dhe veprimi i shërbimeve të huaja në teritorin e Jugosllavisë, si BND-ja gjermane.

Këtë e deklaron lideri i NSDP-së, Tito Petkovski, në një intervistë për INBOX7. Sipas tij, atëbotë më me rëndësi ishte fitimi i pavarësisë së shtetit me mjete paqësore, gjë që rezultoi me sukses.

Njëzet e tre vite pas shpalljes së pavarësisë, Maqedonia nuk e ka zgjidhur çështjen e emrit, i cili u paraqit si problem që nga vitet e 90-ta, thotë kryeparlamentari i atëhershëm Tito Petkovski.

Në pyetjen e INBOX7, nëse BDI si partner i koalicionit qeverisës mund të kontribuojë drejt përshpejtimit të procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit, Petkovski vlerëson se BDI nuk mund të bëjë asgjë sepse, siç theksoi, Gruevski ka bërë karierë me çështjen e emrit. Por, tash nga BE vijnë tone më të ashpra.

“Në Berlin iu bë e qartë kryeministrit Gruevski se Maqedonia është bërë problem serioz për BE-në, veprojmë në mënyrë antievropiane”, nënvizon Petkovski.

Sipas tij, sot Maqedonia është një shtet i pashpresë. Petkovski vlerëson se bashkësia etnike shqiptare kundërshton çdo variant tjetër përveç NATO-s dhe BE-së dhe, nëse Gruevski dhe VMRO-DPMNE ngelin besnik në këtë politikë, kjo do të thotë se do ta ndajnë Maqedoninë. “Kjo është më shumë se e sigurtë pasi shqiptarët nuk dëshirojnë të shkojnë me aleanca tjera, siç është Rusia”, shton Petkovski. 

stavrova@inbox7.mk