Data e sotme
December 1, 2022

DUAR TË PAST ËRTA DHE NDËRGJEGJE E (PA)PASTËRT

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Sllogani  “Me duar të pastra promovohet në Serbi, ndërsa paraprakisht është importuar nga skena politike maqedonase e vitit 1994. Për Partinë demokratike të Zoran Gjingjiqit ky ishte kushtrim motivues për rrezistencë ndaj nacionalizmit apokaliptik serb të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi, që pas dështimit të idesë për Serbi të madhe e pruri deri në provincë ballkanike. Në Shkup, për Petar Goshevin dhe partinë e tij të posaformuar, sllogani i njëjtë ishte paralajmërim zgjedhor për nevojën e higjienës politike në frymën demokratike të qytetarëve të Maqedonisë, promovim i rregullave të modestisë dhe drejtësisë socialenë etapën e parë të privatizimit të kriminalizuar.

Doktoranti gjerman dhe i përkëdheluri i Berlinit Gjingjiqi, në njërin nga universitetet eminente në Rajnën Perëndimore- Vestfali, para dy dekadave fliste se Europa nuk guxon nga Rajoni të bëjë kafaz për eksperimentime me nacional-patriotizmin. Fundi tragjik u krye nga nëntoka politike e Serbisë, nga e cila edhe vetë shfrytëzonte resurse të caktuara. Vdekja e morri edhe misterin vallë ai do ta ndryshonte këtë cikël ballkanik. Partia demokratike e tij përjeton dështim politik, por nëfjalorin e kryeministrit aktual PR kryesor mediatik bazohet në sinqeritetin e tij dhe në duart e pastërta.

Edhe Goshevi u bë mëkatar politik i zgjidhjeve të tij kadrovike. Së pari kur dy herë i hapi derën Cërvenskovskit si lider, dhe pastaj  edhe si kryeministër i LSDM-së i cili me “mangupët politikë- profesorë ” rreth vehtes e lejuan grabitjen e dekadës. Ai mbeti jetim edhe pas 1994, kur Partia Demokratike e tij u shkatërrua pas apstinimit nga zgjedhjet. Gjysma ikën te Tupurkovski dhe Alternativa, e cila u shua. Pjesa tjetër e grupit biznesmenë-profesorë e mbështetën Gruevskin në marrjen e liderin të VMRO-DPMNE-së. Kështu, edhe Goshevi nuk arriti në përpjekjen e tij Maqedonia mos të bëhet “banovinë e askujt(serbe)  “, dhe as me altruizmin e privatizimit me vauçerë.

Parolla “me duar të pastra “ më shumë se një dekadë nuk është vetëm lakmus ballkanik për ofertata naive partiake. Ajo që moti është “fenomen i shpirtit në ferrin e të varfërit dhe tradhëtarit”, ka shkruar Erik From. Para vetëm pesë vite mijëra italianë, me këmisha ngjyrë violete, ngjyrë jopartiake në Gadishullin Apenin, nën portretin e kryeministrit Berluskoni shkruajtën  – DUAR TË PASTRA! Hedonisti i pasur, si dhe paraardhësit e tij Andreoti dhe Kraksi, përfunduan në burg.

Në Evropën e re dhe në Ballkanin e vjetër fenomeni i ndërgjegjes së pastër dhe të ndershme është parollë politike e rrymave më radikale partiake dhe ideologjike të kontinentit. „Tous pouriss“, „çdo gjë është e kalbur“, me këtë sllogan të madam Le Pen, e djathta radikale franceze e fundosi favoritin socialist Domenik Shtros Kan, ndërsa ish-kryetarit degolist Sarkozi duhet ti dëshmohet epilogu nëse ka marrë miliarda franga nga beduini i rrëzuar libian Gadafi.  Grekët e Agimit të artë marshimin e tyre drej Parlamentit e paralajmëruan me thirrjen më joshëse financiaro- nacionaliste për patriotët grekëë, që në kohën e krizës nga vendi kanë nxjerrë mbi 100 miliardë euro.

Мaqedonia hyn në dekadën e tretë të tranzicionit të saj. Dy elitat politike e përgjysmuan mandatin e qeverisjes dhe përgjegjësisë për transaksionet kriminale. Në kujtesën kolektive njësoj (do të) kujtohen dy miliardat e humbura në zhvlerësimin e kapitalit shoqëror gjatë privatizimit, 3 miliardët nga bizneset jolegale gjatë bllokadave serbo-greke nga dhe drejt Maqedonisë. Por kush dhe kur do ta kumtojë përgjigjen – si nga Maqedonia dolën mbi 4 miliardë euro në destinacionet off-shore të huaja në dekadën e qeverisjes së qeverive të VMRO-DPMNE-së? A mundohet qeveria e Gruevskit, me shembullin e tyre të bëjë zona financiare maqedonase? Nëse këto janë eldoradot e reja të ekspertëve nga vendi, në të cilën me gishta numërohen avokatët që e njohin të drejtën ndërkombëtare korporative dhe financiare, dhe ende më pak kemi brokerë investues të cilët u plakën duke e pritur përmirësimin e Burzës maqedonase, të cilët nuk mund të vijnë deri te mbi 300 milionë eurot e imobilizuar nga fondet penzionale investuese, shtyllës së dytë, atëherë cilët ekspertë dhe trima të profesionalizuar nga Maqedonia do ta rrisin BPV, si adut kryesor të mbrojtësve të Kushtetutës pr amandamentin e ri? Me atë, përveç de facto kantonizimit do të krijojmë edhe eksterritore pa jurisdiksion vendas.

Riafirmimi i slloganit me duar të pastra dhe ndërgjegje të (pa)pastër, liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së e aktruan betejën e parë gladiatorike në arenë gjygjësore. Edhe Zaevi i amnistuar edhe Gruevski i dekriminalizuar për trajnimet e tyre politike kishin sparing partnerët e njëjtë- gazda Ninin dhe ekspertin Den Donçev. Të dytë manipulues dhe të instaluar nga LSDM dhe VMRO? Pa marrë parasysh a ishin në rolin e dëshmitarëve të mbrojtjes ose si dëshmi kyçe për të akuzuarit, të dytë janë biznesmenë me solvencë të dyshimtë, mbi të cilat nuk guxon të mbështetet (jo) ndershmëria e Gruevskit dhe Zaevit. Duart e ndytura maqedonase e shpërndanë verdhëzën politike. Nga kjo duhet të skuqen edhe paditësi edhe i padituri, por edhe më shumë institucionet, anomalinë komplete të të cilëve nuk e bëjnë “Мaqedonia është krejt që kemi ”, sllogani më i mirë nga pavarësia e saj.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)