Data e sotme
May 27, 2018

Gjykatat nën presion të mungesës për hapësirë, kuadrove dhe parave

Rreth 670 gjykatës dhe qindra tjerë të punësuar në administratën gjygjësore punojnë në ndërtesa të reja ose të rinovuara, në shikim të parë të mëdha dhe të bukura, por kur do të hyni brenda shpesh mund të shihni edhe nga dhjetëra të punësuar në një zyrë. Secili nga 27 gjykatat themelore në Maqedoni ka nga ndonjë problem që e pengon efikasitetin e gjykatësve. Pagesa e harxhimeve të përditshme dhe mungesa e kuadrit profesional janë dy problemet kryesore të gjykatave.

“Jemi të detyruar të gjindemi në mënyra të ndryshme. Shkurtojmë nga një anë që të mbulojmë diçka tjetër. Problem më të madh e kemi ngrohjen, andaj gjatë dimrit që të kursejmë punojmë më shumë njerëz në një zyrë”, thotë kryetarja e Gjykatës themelore Kratovë, Ruzhica Zdravkovska.

 

Në një zyrë edhe nga 10 njerëz

Në Gjykatën themelore Prilep kanë vetëm lëvdata për kushtet ku punojnë.

osnoven sud gostivar

“Kemi kushte të shkëlqyeshme për punë. Edhepse gjykata është e vendosur në ndërtesë të re bashkë me Prokurorinë publike dhe Avokaturën e shtetit, ata kanë hyrje të veçantë dhe askush askujt nuk i pengon në punë”, thotë Zharko Basheski, kryetar i Gjykatës themelore në Prilep.

Por jo të gjitha gjykatat si ajo e Prilepit kanë mundësi të punojnë në kushte normale. Kështu, në Gjykatën themelore në Gostivar në një hapësirë punojnë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, edhe nëpunësit edhe përkthyesit. Njësoj si në Prilep, në ndërtesë të njëjtë, afër gjykatës, janë të vendosura edhe prokuroria dhe avokatura shtetërore e Gostivarit.

Gjykatësit kanë kabinetet e tyre dhe sallë gjykimi ku gjykojnë. Në gjykatën e Kratovës për shembull, kanë edhe tepricë të hapësirave sepse ky është njeëri nga të ashtuquajturit gjykata të vogla.

 

Gjykatësit janë edhe bashkëpunëtorë profesionalë edhe nëpunës

 

 

Të ballafaquar me mungesë të kuadrove të reja, gjykatësit mezi gjejnë mënyrë si të sigurojnë bashkëpunëtorë profesionalë ose nëpunës pa të cilët puna është e pamundur.

“Ne jemi 23 gjykatës dhe nuk kemi as 10 bashkëpunëtorë dhe 18 nëpunës. Posaçërisht është vështirë gjatë pushimeve vjetore. Kështu, në vend që të koncentrohemi në esencën e lëndëve, ne humbim kohë me aspektet teknike të lëndëve, thotë zëdhënësi i gjykatës së Gostivarit, Eljesa Alii.

Nga ana tjetër, në Prilep në 16 gjykatës ka 16 nëpunës. Hallin e njëjtë e kanë edhe gjykatat në Kratovë, Shtip dhe Krushevë.

Kryetari i gjykatës së Krushevës Bllagoja Boshkoski thotë se plotësimi i vendeve të zbrazura varet nga Qeveria.

“Problemi me punësimet është për shkak të vendimit për ndalimin e punësimeve të reja. Çdo vit pranojmë lajmërime nga Qeveria nëse janë miratuar punësimet e duhura për vitin vijues. Por edhe ata tashmë të miratuarat nuk janë implementuar”, thotë Boshkoski.

Në gjykatën e Kratovës ka më shumë korrierë të punësuar se nëpunës, që, realisht, nuk i nevojiten gjykatës, thotë Zdravkovska.

Mungesa e njerëzve në arkiva ku ruhet dokumentacioni i gjykatës është zgjidhur me punësim të njerëzve që janë paraqitur në konkursin për punësim të ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë ” si dhe punësimet e parapara me Marrëveshjen kornizë.

 

Me teknologji të vjetëruar nuk ka efikasitet

 

 

Ashtu si në gjykatën e Shtipit, edhe gjykatësit në Kratovë punojnë me teknologji të vjetëruar që ndikon në efikasitetin e gjykatësve.

“Punojmë me kompjuterë të vjetëruar dhe shpesh na ndodh të humbim kohë duke kërkuar kompjuter adekuat për nevojat e gjykatësve. Kjo është posaçërisht e rëndësishme sepse gjykatësit duhet ti plotësojnë normat e lëndëve të zgjidhura që u janë dhënë me ligj”, thotë zëdhënë si i gjykatës së Shtipit, Stojan Mihov.

sud vaga

Pothuajse nuk ka gjykatë në vend ku të gjitha gjykatat janë të pajisura me pajisje për video dhe audio inçizim, siç është paraparë me ligj. Kështu, në gjykatat themelore në Krushevë dhe Kratovë ka nga një sallë gjykimi të pajisur, në Shtip ka 3 dhe në Prilep ka 4 salla gjykimi me inçizim audio-vizual. Tani për tani, inçizohen vetëm rastet më karakteristike nga lëmia ekonomike dhe qytetare, ndrsa nga 15 janari 2015 do të inçizohen edhe rastet penale. Gjykatësit paralajmërojnë se afatu duhet të vazhdohet sepse në të kundërtën do të rritet numri i aktvendimeve të anuluara.

Gjykatësit pajtohen se kushtet për punë nuk janë ideale, por se ka zgjidhje për kët ë çështje.

“Me rritjen e biuxhetit për gjygjësinë i cili nuk do të shkojë paraprakisht në arkën shtetërore, si dhe me plotësimin e premtimit për rritjen e buxheti për 100 për qind, do të zgjidhet pjesa më e madhe e problemeve ekzistuese “, thotë Alli.

 

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

Shkruaj një koment

Koment(e)

opetceska@inbox7.mk