Data e sotme
December 9, 2019

ANOJNË PËR SKOCINË- NDËRSA, ILIRIDA?

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Ja pra, arritëm edhe ne nga këtu, nga Shkupi, të krijojmë huti edhe në pallatat mbretërore dhe europiane. Kreatorët kryesorë të mendimit të seksionit gazetaro- ekspertist të Aminta të tretit, euroskepticizmin vendas e eksportojnë për Glasgov dhe Edinburg, para referendumit për ndarje të Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar. Me përvojën tonë të lirive të mediave, me poligonin autentik demokratik për mendim të ndryshëm dhe për kohabitacion të sigurtë multietnik, me ndjenjën e hidhur se edhe Ata, perëndimorët, na përzihen në punët „maqedonase“, zëdhënësit për suksesion filluan të anojnë për Skoci të pavarur.

Aq zëshëm anojnë për Skoci të pavarur dhe referendumin e atjeshëm, sa që nuk pranojnë (shih kontradiktën) referendum të ri, të tretë, maqedonas. Por tashmë ka një votim të realizuar plebishitar që ndodhi më 1992. Referendumi i shqiptarëve me Iliridën dhe mbështetja për autonomi të tyre në Maqedoni. Vetëm përkohësisht i ngrirë deri në tekstin përfundimtar nëse është e mundur që tërë Ballkani Perëndimor të jetë një mini-Union, si një test i ri për idenë e vjetër të Evropës me dy-tre shpejtësi.

Gruevski nuk guxon ta organizojë alibi-referendumin e paralajmëruar. „Nuk guxon të ndodhë “, supozoj rreth deklarimit për kontestit rreth emrit. Kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje dhe definitivisht nuk ka NATO dhe UE. Dhe pse do na duheshin kur nuk na duan në 5 vitet e ardhshme. Nga Brukseli vazhdimisht i shtojnë disa kushte vetëvrasëse politike elitës qeverisëse në Maqedoni- liria e mediave, drejtësi joanuese, të drejtën për qëndrim personal dhe konfrontim demokratik të argumenteve, kushte të barabarta në tregun e lirë të konkurrencës, ulje të papunësisë, institucione funksionale, Parlamentin si kontrollues të qeverisë, proporcione zgjedhore demokratike…Me listë të këtillë të detyrave për ne është jorelevante se në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim. Por çka nëse në vitin e gjashtë mbërrijmë deri në Bruksel ose dilema është – a mund të tejkalohen këto vërejtje në 5 vitet e ardhshme?

Simpatizuesit e Skocisë së pavarur ndeshjen nuk mund ta ndjekin nëpërmjet TV-trabantëve maqedonas. Në njërin nga TV kanalaet më me influencë, për Skocinë nuk ka gjë as në lajmet ndërkombëtare. Nga televizioni tjetër na kumtojnë: „në fund të lajmeve, për ekzekutimin e humanitarit britanez nga xhihadistët “. Ata, nga ana tjetër, janë aq afër Ballkanit sa që më lehtë rekrutohen nga këtu. Për dallim nga ky top-lajm në frekuencat botërore, për agjencionet e qeverisë për marrëdhëniet me publikun shumë më i rëndësishëm ishte lajmi  për mizorinë e kolonës së gjatë të maqedonasve të uritur në Urën e Miqësisë. Aty nuk ishin Ata, shqiptarët, (ar)miqtë nga ana tjetër e bregut, te Çarshia e vjetër. Ndoshta janë të ngopur. Për ta ndoshta mëngjesi është lërë te viset malore të Shkupit ose te Kalaja e Tetovës?!

Atje në ishull, Skocezët përballen me pjesën demokratike të Londrës në vitin 2012, por edhe me politikën redaktuese të kritikuar të BBC. Shërbimi publik, si me qenë nxënës i Ballkanit, që i ngacmon forcat e atjeshme demokratike dhe e nxit reagimin e tyre qytetar. Por edhe për këtë ka informata, në ambient kur votuesit i kanë të gjitha ofertat dhe deklaratat PËR dhe KUNDËR, me pjesëmarrje të personaliteteve relevante mediatike nga bota politiko-biznesore dhe qytetare e njerëzve me mendim të lirë. Për pavarësi janë aktorët Sean Connery dhe Gerard Butler, por kundër janë legjenda e futbollit Alex Ferguson dhe këngëtarja Susanne Boyle. Autorja e Harry Poter, Rowling është për Britani të bashkuar, por shkrimtari Irwin Wellsh tha se „Unioni dëshiron ti ndalojë Skocezët që të sundojnë me botën“.

Neve nuk na nevojitet evropeizimi vendas për të cilin kolumnistët e pushtetit shkruajnë epitaf. Laget me ujë të ftohtë eksperti aktual i cili 3 vite, nga tetë vitet e këtij pushteti, si politikan i Gruevskit, na ka bindur se rekomandimet e Brukselit duhet të realizohen. Ai paska qenë gabim dhe pafytyrësisht amnistohet nga paaftësia e tij për besueshmëri studioze. Dhe me lehtësi të paparë bëhet ithtar i „Rrugës së mëndafshit“.

Personalisht ende besoj në konceptin integrues evropian si qëllim dhe projekt strategjik. Ofertat janë të llojllojshme me ndërlidhshmëri të mundshme rajonale. Edhe opsionet tjera janë legjitime. Por, nuk besoj se euroskeptikët dhe separatistët maqedonas, idhtarë të „aneksimit normal“ të Krimesë, në përfitimin e opinionit publik vendas për kthimin e Maqedonisë kah Lindja. Megjithatë, ata e zgjodhën ishullin dhe Skocisë për mbrojtjen e planit të tyre strategjik dhe të favorizuar- përmes luftës së ftohtë të arrihet deri te bota bipolare. Në të ndoshta  „Мaqedonia do të ishte Zvicra e Ballkanit“. Dëshirohet shkatëriim i një Unionit që të përforcohet federalizimi i ri ruso-kinez.

Rusia, shteti im nga dita në ditë e afron botën deri në luftë të re. Lamtumirë Evropë, frikësohem se ne asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e familjes së popujve evropianë…300 vite e nxjerrnim energjinë e ekzistencës së burimeve të njëjta….dhe asnjëherë nuk u ndamë nga shpresa. Sot ne, njerëzit e kulturës ruse, ajo pjesë e vogël të cilës i takoj unë, mund të themi vetëm një gjë: lamtumirë Evropë, dhe na fal!“

Vendi im është i sëmurë, shtoi në Vjenë, dhe e transmetoi Spiegel në pjesë të një eseu të shkrimtares së njohur 70- vjeçare ruse. Më e shpërblyera e kohës bashkëkohore, me shpërblim prestigjioz europian për letërsi, Ljudmila Ulickaja, e cila u bë e famshme me romanin „Rasti Kukocki“, është tërësisht e rezignuar.

Instinkti për „katastrofim“, vlerëson filozofi kontrovers Sllavoj Zhizhek, ka qenë ushtrimi i preferuar mental i intelektualëve të shekullit 20.

Skocia (Scotland), siç e emërton Londra, dhe Alba (Alba), siç vetëindentifikohen skocezët këmbëgulës, pa kompleks për identitetin e tyre të (pa)emëruar kombëtar të ruajtur me inat dhe këmbëngulësi tradicionale, por edhe me gajdën, kiltin, shetlandin, uiskin, është shtet me BPV prej 40 miliardë euro, me rreth 40 mijë euro në vit për kokë banori, me naftë në Detin verior dhe fond peshqish nga Atlantiku deri te oqeani verior.

Reprezentacioni skocez është përfaqësuese e pavarur sportive. Si mendoni, si do të reagonim nëse një ditë edhe shqiptarët në Maqedoni e zbatojnë këtë miks për dalje në skenën botërore?

Simpatizuesit mediatikë maqedonas e sulmuan edhe kryeministrin Kameron, sepse nëpërmjet formave legale të propagandës e ruan integritetin territorial të Britanisë. Vallë nuk do ishte kjo prioritet edhe pr Gruevskin, posaçërisht në mbrojtjen e kuptueshme të identitetit dhe sovranitetit shtetëror të Maqedonisë?

Skocia është europianizim faktik i vlerave dhe konkurrencë e kundërshtimeve. Ajo është dëshmi e qëndrueshmërisë së Unionit dhe aftësisë së ribrendimit të saj politiko-institucional. Në këtë spektër bën pjesë edhe Ballkani. Maqedonia tashmë moti nuk vendos vetë.

Duhet të përdoren metodat europiane të trajnimit. Brazili në këtë kuptim ngec ndaj Gjermanisë dhe Spanjës. Tek ne trajnohet më shumë dhe më shpesh, por me përkushtim shumë më të vogël. Duhet të pranojmë se ngecim dhe të fillojmë nga fillimi“.

Ylli botërotr i futbollit Neymar kështu e definoi nevojën për europianizim futbollistik të Brazilit. Ky shtet është sinonimi i ipreferuar i BRIKS-it të (pa)fuqishëm të cilin pas vetëm një kampionati botëror filloi ta kaplojë recesioni ekonomik. Skocia, për fat të mirë, nuk është superfuqi (futbollistike) !?….

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)