Data e sotme
July 16, 2020

Maqedonia, e fundit në Ballkan sipas eksportit

Maqedonia vitin e kaluar eksportoi gjedhë në vlerë 4 miliardë dollarësh ose 1900 dollarë për kokë banori. Me këtë renditet në pozicion të fundit në Ballkan dhe në Evropë

Blegtori  Dobre Mitrov nga Koçani edhe sivjet bëhet gati për shitjen e qengjave të tij, me rastin e  Pashkëve. Ai kultivon rreth 100 dele, e shpreson të shesë diç më shumë se 120 qengja .

“Çdo vit qengjat i shes para Pashkëve. Vijnë tregtarë, ndërmjetësues e blerës, që i blejnë, e i dërgojnë në Greqi, në Arabinë Saudite ose në Evropë, nuk e di e as që më intereson” thotë Mitrov.

Se ku do plasohen produktet e tij, shtetit nuk i intereson. Zyrtarët thonë se ky është obligim i tregtarëve, të cilët janë shumë të kujdesshëm me plasmanët e që më shpesh përfundojnë në tregun e brendshëm, meqë janë më të sigurt. Igor Mitrevski, tregtarë dhe pronarë i firmës për tregti me produkte bujqësore “Eurokost” nga Prespa, thotë që plasmani në tregun e huaj është shumë më i pasigurt se ai vendor.

“Punoj me blerjen e prodhimeve bujqësore që prej 6 muajve. Për një fillestar si unë tregu vendor është shumë më i sigurt për mua”, thotë Mitrevski.

Ai e thotë këtë pasi është i sigurtë se secili blerës do ta bëjë pagesën.

“Nëse ndonjë nuk do i paguante, këtu kemi përmbaruesit i cili i pastron llogaritë. Nëse kam probleme me pagesën në tregun ndërkombëtar do të duhet ta padis në Gjyqin Ndërkombëtar”, thoë ai.

Kjo do t’i krijonte një kosto prej dhjetëra e qindra mijërash eurosh, që Mitrevski nuk i ka. Këto janë një pjesë e shkaqeve që i shmangin kompanitë vendore nga eksporti në tregun e huaj.

Maqedonia vitin e kaluar eksportoi gjedhë në vlerë 4 miliardë dollarësh ose 1900 dollarë për kokë banori. Me këtë renditet në pozicion të fundit në Ballkan dhe në Evropë. Në listën e eksprtit e para renditet Sllovenia me 13000 dollarë, më pas Bullgaria me 4000 dollarë, Greqia 2800, Kroacia 2700, Maqedonia e Serbia me 1900 dollarë për kokë banori.

Një e treta e eksportit i takon eksportit të konfeksionit të qepur në vend dhe eksportit të katalizatorëve nga ana e kompanisë Xhonson Meti. Kjo, sipas ekonomistëve, paraqet një gjendje të pakëndshme në vend meqë përveç fuqisë së lirë punëtore, nuk kemi kurrfarë ndikimi tjetër në këto prodhime.

“Që të tri kompanitë në Bunarxhik – Xhonson Kontrolls, Xhonson Meti dhe kompania e dytë e Xhonson Kontrolls në zonën e Shtipit, në 3-4 vitet e kaluara e dukshëm rritëm  eksportin. Nga ky eksport që realizojnë këto kompani, Maqedonia si vend gati se nuk ndjen asnjë lloj efekti. Ata bartin gjithçka nga vendet e tyre amë, këtu shfrytëzojnë vetëm fuqinë punëtore dhe sërish i kalojnë jashtë vendit, pa vlerën e shtuar”, thotë Stojçe Samarxhiski, analist ekonomik nga Shtipi.

Ai shton se eksporti i kompanive që punojnë në këto zona dhe ato në industrinë e konfeksionit duhet të veçohen nga eksporti i mbetur në vend. Vitin e kaluar si eksport të fas-prodhimeve dhe katalizatorëve, kufirin shtetëror e kaluan mallra me vlerë prej 1,5 miliardë dollarësh. Në fakt, nëse vërtetë do të largonim këto prodhime nga eksporti i Maqedonisë, siç edhe propozon Samarxhiski, atëherë vendi do kishte një eksport rreth 1100 dollarësh për kokë banori. Kjo, sipas tij, do ta rendiste vendin në grupin e vendeve të pazhvilluara Afrikane, së bashku me Svazilend që ka eksport prej 1140 dollarë për kokë banori dhe Mauritaninë me vetëm 800 dollarë për kokë banori.

lefkov@yahoo.com