Data e sotme
December 9, 2019

Porosia e Uollersit s’dëgjohet mirë nga liderët

Deklarata e ambasadorit amerikan hasi në reagime të ndryshme. Analistët e cilësojnë si alarm serioz për tu përballur me sfidat politike në Maqedoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Poll Uollers  me një gjuhë të drejtpërdrejt jodiplomatike tha se” liderët politikë në Maqedoni angazhohen më shumë për interesat e tyre personale dhe afatshkurtra dhe se ky është veprim destruktiv”. “Fatkeqësisht në shumë vende, por duhet të them se edhe në këtë vend, shoh liderë që politikën e shohin si lojë afatshkurtër për të përfituar personalisht dhe për partinë e vetë, në vend se të punojnë për tejkalim të konflikteve”.

” Mendoj se kjo është recetë për të shkatërruar shtetin”, tha Ambasadori  Poll Uollers.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski  tha se “deklarata është nxjerrë nga  konteksti”. Ndërsa mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në  vlerësuan se deklarata e Poll Uolersit, e dhënë në një konferencë shkencore në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) është tentim manipulues i portaleve opozitare që deklaratën e ambasadorit amerikan ta shfrytëzojnë në funksion të interesave të opozitës.

 

Liderët përgjegjës për gjendjen aktuale në Maqedoni

lideri

Deklarata e Uolersit – një shuplakë diplomatike për liderët e Maqedonisë. Foto: MIA

 

Portalet proqeveritare shkruanin se porosia i është dërguar liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, por jo edhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

Megjithë pohimet e këtilla, punonjësi shkencor i ITSHKSH-sëZeqirja Ibrahimi, i cili ka qenë i pranishëm në sallë kur ka folur ambasadori  Uolers, e konfirmon  vërtetësinë e deklaratës së Uolersit.  “Është më pak e rëndësishme pjesa tjetër, se për kë e kishte fjalën”.

” Ambasadori, aq sa ia lejojnë  kompetencat dhe gjuha diplomatike, e shqiptoi një këshillë që vetëm ne nuk duam ta kuptojmë”,thotë Ibrahimi përInbox7.

“ Mesazhi i tij ishte se me këso politikanësh vendi vështirë mund të përparojë”, u shpreh Ibrahimi duke shtuar se “në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë politikanët që kanë marrë përsipër menaxhimin e jetës politike në vend, që nga presidenti i vendit, e deri te këshilltarët komunalë e tutje”.

Profesorja e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL)Mirjana Maleska komentoi për Inbox7 se ambasadori në largim, e tha atë që më parë e thoshte me takt diplomatik dhe tha atë që me siguri e mendojnë edhe ambasadorët tjerë perëndimorë, se politikanët në Maqedoni merren me vetveten e jo me problemet e vendit.

Bota nuk është e qetë. Ka më shumë vatra të krizës, ndërsa politikanëve nuk iu shpejtohet që të bëhemi anëtarë të NATO-s. Shtetet tjera në rajon bëjnë përpjekje që të integrohen në BE dhe t’i shfrytëzojnë të mirat e botës së zhvilluar”.

“ Ne sillemi sikur të mos jemi shumë të interesuar. Kuptohet problemi me emrin, na pengon në masë të madhe, por na pengon edhe ngecja në proceset demokratike dhe pikërisht këto janë çështjet rreth së cilave politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje”, thotë  Maleska  për të konstatuar se” ndonjëherë nga krizat e thella dalin zgjidhje dhe shtron pyetjen se vallë duhet të presim dhe cili është çmimi që duhet ta paguajmë për këtë pritje”.

 

Vendi në udhëkryq ,fillimi i fazës kritike

 

Drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) ,Ylber Sela nga ana tjetër vlerëson se deklarata e Uolersit dëshmon se vendi është në një udhëkryq. “Maqedonia pas shuplakës së Samitit të Uellsit dhe atë të radhës që do marrë nga raporti i progresit i Komisionit Evropian, po hyn në fazën më kritike, në të cilën ka qenë ndonjëherë pas pavarësimit të saj në aspektin e politikës së jashtme”.

“Shteti po dobësohet dita ditës dhe janë grumbulluar të gjitha problemet madhore dhe nuk dihet rrugëdalja”, tha  Sela, duke shtuar se “vendi nuk është më mirë as në politikën e brendshme, meqë funksionon si shtet autoritar”.

Ibrahimi shtoi se në vend që të bëhet hermeneutikë me deklaratat e Ambasadorit, më shumë duhet të përqendrohemi tek porosia e tij dhe të mos lejojmë që të na ndodhë dështimi. “Kemi aq shumë politikanë të papërgjegjshëm, të cilët i nënkupton Ambasadori, sa vërtet gjasat për dështim janë shumë të mëdha. Ata janë politikanë që sot gjenden me bollëk në pushtet, por nga ky rol nuk përjashtohet as opozita”, thotë ai.

Profesorja Maleska  parashikon që deklarata të këtilla do të dëgjojmë shpesh në të ardhmen, sepse ekziston interes tek komuniteti ndërkombëtar që të stabilizohet Ballkani Perëndimor.

Politikanët maqedonas nuk kanë shumë zgjidhje, edhe pse mendojnë se mund të zgjedhin në çfarë drejtimi do të lëvizim. Ambasadori Uolers dha sinjal për diplomatët tjerë për presion ndaj pushtetit, që të merret me temat vitale për qytetarët siç janë siguria, stabiliteti, sundimi i ligjit, liria, demokracia, punësimi, prosperiteti ekonomik dhe t’i lënë anash akuzat e ndërsjella”, thotë Maleska.

 

Aco Kabranov

Aco Kabranov

Kabranov: Diplomatët  do të adresojnë porosi për korrupsion dhe qeverisje jodemokratike 

“Volers na paralajmëroi se çfarë mund të presim në muajt e ardhshëm- zbardhjen e dëshmive për vepra kriminale, nga të cilët iu rrëqethet trupi dhe mund të kemi edhe radikalizim të gjendjes së sigurisë nën regjinë e pushtetit, që ta tërheq vëmendjen e qytetarëve nga publikimet e tilla”,tha Kabranov për Inbox7.

Volers, sipas tij, me siguri nuk ka bërë asgjë pa menduar dhe as nuk u shpejtua me deklaratën.

“Ishte e marrëzishme mbrojtja e VMRO-DPMNE-së përmes borive mediatike, se meqë kjo është thënë në një konferencë të shqiptarëve, ka të bëjë me BDI-në, por assesi me Gruevskin.” , tha Kabramov.

Ai pret që diplomatët dhe faktorët ndërkombëtarë të adresojnë porosi për korrupsion dhe qeverisje jodemokratike të koalicionit aktual në pushtet midis Gruevskit dhe Ahmetit.” “Storjet për ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre për të mirën e qytetarëve do të shpërndahen me të madhe dhe ata që janë në pushtet nuk do të na befasonte nëse dënohen nga populli dhe ky dënim të jetë aq i madh saqë asnjë pushtet në Maqedoni deri më tani nuk ka marrë”, tha Kabramov.

Presionet e ambasadorëve dhe liderët  e padëgjueshëm

 

A e çojnë vendin drejt shkatërrimit?

A e çojnë vendin drejt shkatërrimit?

Profesori Sela  shtoi se politika në Maqedoni duhet të kuptojë fuqinë e saj dhe rolin e faktorit ndërkombëtar.

Politika shtetërore nuk duhet të funksionojë sipas parimit ‘Shteti jam unë’ dhe të ketë rol mbi politikat ndërkombëtare, por duhet të funksionojë parimi sipas të cilit politika ndërkombëtare duhet të jetë mbi politikën e brendshme dhe mbi teorinë se “shteti jemi ne: maqedonasit, shqiptarët, pushteti, opozita …””.

Nëse politikanët tanë deklarohen për integrim, por veprojnë kundër integrimit, nëse ata deklarohen për tolerancë e bashkëjetesë, ndërsa i fryjnë zjarrit të konflikteve ndëretnike e ndërfetare, nëse ata shprehen se duan ta zgjidhin kontestin e emrit, ndërsa punojnë në irritimin më të madh të Greqisë dhe nëse politikanët tanë kanë kaq pak vizion shtetëror dhe kanë kaq shumë vizion personal e privat, atëherë me gjithë këshillat e miqve ndërkombëtarë, mbetet detyra e jonë që ta bëjmë punën tonë brenda”, theksoi Ibrahimi.

 

Ambasadori amerikan, Poll Uollers në konferencën shkencore kushtuar Luftës së Parë Botërore (LPB) pa përdorur gjuhë diplomatike, shprehu dyshim ndaj liderëve politikë të Maqedonisë.Uolers është në largim nga misioni i tij diplomatik në Shkup, ndërsa deklarata e tij e drejtpërdrejt ka qenë e para e këtij dimensioni.Për më shumë,ish-ndërmjetësi amerikan për Maqedoninë gjatë vitit 2001 Xhejms Perdju, lëshoi kritika të njëjta në adresë të liderëve gjatë një vizite jo zyrtare që i bëri  Shkupit  në mars të këtij viti.

 

Redaktor:Selim Ibraimi

 

tahiri@inbox7.mk