Data e sotme
November 30, 2022

Revokimi i popullit

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Ushtrohet diskutim publik lidhur me ndryshimet kushtetuese. Pëkrahje ka vetëm nga ata që kanë këmbyer dinjitetin dhe koshiencën me para. Përkrahja s’shkon aq lehtë as te disa apologjet të pushtetit. Ditë më parë, Komisioni i Vendukut, institucion që mbanë peshe për Brukselin, pat prezentuar qëndrimin preliminar, duke potencuar se shumë çka nga propozimet nuk përkojnë me standardet evropiane. Por, e njohur është se gjithçka që ka vlerë për Brukselin aspak s’ka vlerë për Shkupin dhe anasjellë.

Ndryshimet gjoja i dedikohen martesës, borxhimit të shtetit etj. Kjo ka për qëllim defokusimin nga qëllimi i vërtetë. Në fak pas tyre me mjeshtri fshehet qëllimi i vërtetë. Ai është formimi i zonave të lira finasiare ndërkombëtare. Pushteti insiston që kjo materje të rregullohet me kushtetutë i frikuar se pushteti i ardhshëm mund lehtë ta revokoj. Praktikisht, dëshirohet shteti të shndërrohet në larës ndërkombëtar parash, ku do të laheshin edhe ato 4.6 miliardë evro, të cilat në mënyrë misterioze këto tetë vite u patën zhduhur nga Maqedonia. Besoj atëherë nuk do të kemi para të flliqta, pasi ata do të jenë shumë mirë të lara e pastruara. Në zona të tilla të lira  nuk vlejnë ligjet e shtetit ku shtrihet zona, pasi këto zona funksionojnë me rregullat e tyre. Siç do të kishte thënë Goshev – “shtet në shtet”. Pra, ata janë njëfar eksterritorialiteti finansiar. Për shembull, në Abu Dabi që nga viti 2004 ekziston një zonë me emrin „DIFC„ – Dubai International Financial Centre, dhe nëntë vite më vonë formohet „Global Мarketplace Abu Dhabi“ që shtrihet në ujdhesën El Maryaah. Këto zona shërbejnë për këmbim tregtar e finansiar në mes kompanive perëndimore dhe atyre aziatike, falë në rend të parë pozitës gjeografike. Madje edhe në ato zona ka shumë probleme të mëdha që i destinohen larjes së parave. Të mos flasim për te ne ku ato zona në masë të madhe do të shërbejnë për larje parash, pasi zonаt e këtuit mund të funksionojnë vetëm si zona gri.

 

Unë mendoj se s’ka arsye që t’u kundërvehemi ndryshimeve kushtetuese nëse shtohet një dispozitë me të cilën do të revokohej i gjithë shteti, i cili edhe ashtu është i privatizuar. A jemi dëshmitar se kemi parlament të privatizuar?! Të gjithë deputetët shërbejnë si robot-maqina për të votuar pa të drejtë bindje. Ata s’kanë të drejtë as të rehen në mes veti pa shtypur sustën dikush nga jashtë. Tani më ata as që mund t’i përfaqësojnë interesat e qytetareëve, por ato të nëntokës. A jemi dëshmitar se kemi qeveri private, pasi ajo u takon dy tre persona, kurse tjerët mund vetëm të fotografohen!? Është privatizuar gjykata, e cila tani më i shërben varrosjes së drejtësisë dhe ringjalljes së kriminalitetit. Atje i ndershmi mund të përfundoj në burg me urdhër të një personi nga krimi! Është privatizuar administrata e cila shërbenë si maqineri votimi. Është revokuar demokracia, institucionet, mediumet, dialogu, liria e gjithçka tjetër. Por, krimi i organizuar asesi të revokohet! Që këndej, unë jam për revokim edhe të kushtetutës. Kur gjithçka është revokuar, le të revokohet edhe kushtetuta, edhe shteti edhe populli. Edhe ashtu për asgjë nuk shërbejnë! Pushteti le të mbetet vetëm me përmendoret, pasi vetëm për ato ka ambient të shndoshë, kurse për gjithçka tjetër ambienti është e sëmurë.

 

Ambasadori amerikan në shkuarje, Pol Volers, pa dorëza diplomatike deklaroj se  “Në këte shtet udhëheqësit politikën e trajtojnë si lojë për profitime personale e partiake. Ata ktijojnë probleme në vend se t’i zgjidhin. Mendoj se kjo është një recetë se si shkatërohet shteti”. Kurse Vllado Millçin mendon se kjo kushtetutë është e VMRO-DPMNE-së, e jo edhe e Maqedonisë. Unë do të thoja se kjo kushtetutë është e dy tre personave që kanë privatizuar shtetin, mbajnë peng dy milion njerëz dhe shiten si “patriot”. A në kushte tonat, epiteti patriot nënkupton hajdut. Sot të jesh patriot do të thotë t’i kesh disa banesa në qendër të kryeqytetit, të disponosh me vila luksoze, të keshë haciende maramendëse, të disponosh me tendera milionshe që u ke ndarë mikeshave, nënave, djemve, vajzave etj. Patriot je nëse qarkullon para të mëdha nëpër ujdhesa të Karibeve, në Belize, në Salvadorr, në Qipro etj. Je patriot nëse ke vetura të tërbuara e jahta të shtrejta. Të gjitha këta të blera jo me paratë e tu, por me të huajat. Patriot je nëse njerëzit i trajton më pak se delet, pasi delet nuk mund t’i mjelni pa i ushqyer paraprakisht.

 

Por, asgjë nuk zgjat pafund. Së sjhpejti këtij rregjimi do t’i vjen fundi. Atëherë shumë vet do t’i mshojnë murrit me kokë për ate se çka kanë përkrahur! Do t’i presin gishtat për ate se çka kanë votuar! Do t’i presin venët për ate se si kanë shkatëruar ardhmërinë e fëmijve të vet! Do të shkulin flokët për ate si si kanë qenë krenuar me udhëheqës që bota normale është turpëruar. Tëherë do të kuptojnë se bota është e keqe, jo për shkak të njerëzve që bëjnë keq, por për shkak durimit të tjerëve. Por, një është e vërtetë. Se këso rregjimi nuk bjenë  në zgjedhje demokratike, pasi për te nuk ekzistojnë të tilla. Për ta rrëzuar këte regjim, paraprakisht duhet konstatuar se i njëjti ka ushtruar grushtet.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

bilali@inbox7.mk