Data e sotme
November 17, 2018

Bastet sportive – argëtim ose shpresë për ekzistencë

Sipas analizave të Asociacionit të Basteve Sportive të Republikës së Maqedonisë, në vend mbi 45 për qind e popullatës vënë baste. Në kushte kur Maqedonia ka s¬hkallë të lartë të papunësisë së të rinjve në Evropë dhe 30% e popullatës është e papunë, parashtrohet pyetja se bastet sportive janë vetëm argëtim dhe hobi, ose për shumicën kjo është shpresë për ekzistencë?

Latest posts by Кристина Озимец (see all)

Shëtitja nëpër bulevardin “Partizanska” zakonisht duhet të jetë relaksim për shumicën e banorëve ë Karposhit. Fëmijët, familjet, çiklistët, të gjithë sikur me shpirt presin të vij pranvera, të dalin nga shtëpitë,të harrojnë automobilat dhe t’i okupojnë karriget parqet. Më shumë qytetarë relaksohen në bastoret sportive përreth. Në kohën e fundit ato kanë mbirë si kërpudha. Vetëm me një shëtitje nga Salla Universale deri në Karposh 4 do të vërejmë se në çdo 50 ose 100 metra kemi bastore sportive ose kazino.

Bastoret në çdo kohë janë përplot. Të preokupuar me mbushjen e tiketave ose të stacion  për ekranit ku emitohen ndeshjet sportive, secili bën tifozllëk, për ekipin ose lojtarin e tij, me shpresë se përveç festimit të fitores do të ketë edhe përfitim.

Futboll, basketboll, hendboll, tenis, formula, hokej, motor, skiim … gati se çdo sport që  ju bie ndër mend është i pranishëm për bast në buletine. Në kushte kur Maqedonia ka shkallë më të lartë të popullatës të të rinjve pa punë në Evropë dhe 30% e popullatës në përgjithësi është e papunë, parashtrohet pyetja se bastet sportive janë vetëm argëtim dhe hobi, ose për shumicën kjo është shpresë për ekzistencë?

Goran T. nga Shkupi që është i pasionuar pas basteve dhe thotë se me bastet ka filluar para dhjetë viteve që në moshën 14 vjeç. Sipas tij, nga bastet sportive mund të jetojë, por vetëm nëse ke principe të forta dhe rregulla sipas të cilëve luhet dhe veçanërisht nëse ke njohuri të mjaftueshme në fushën e sportit dhe basteve. Thotë se njerëzit që vënë baste, atë nuk e bëjnë për zbavitje, kanë për qëllim përfitimin, duhet të kuptojnë se duhet shumë të lexojnë dhe ndjekin sportin, të analizojnë dhe ti bazojnë në argumente të forta bastet e tyre.

“Për fat të keq gjendja ekonomike në shtet është e keqe dhe bastuesit duan që të vijnë në para të shpejta dhe në bastet shohin mënyrën për ardhjen në para për disa orë ose brenda ditës. Por unë kam një tezë timen – bastet janë maratonë e jo sprint në 100 metro. Fitimi varet se sa para vë bast dhe normalisht sa fat ke, fitimi im më i madh është 90.000 den, dhe një mesatare nuk mund të nxjerr për atë se sa para fitoj, disa muaj ku shumë kam fituar, por ka patur muaj kur asgjë s’kam marr, por kjo mbulohet me fitimet e ndonjë muaji tjetër” tregon Gorani.

Bastet sportive edhe pse janë lojëra fati, dallojnë prej lojërave të  tjera të fatit për arsye se vënia bast në njerëz që ndeshen dhe vënia bast në situata reale, e jo në ato virtuale, thotë ai.

„Që të keni sukses në bastet duhet të ndiqni sportin, t’i ndiqni ekipet dhe lojtarët, formën e tyre, frymën ekipore dhe atmosferën në të cilën është ekipi, a ka lojtarë të lënduar ose të dënuar, të dini traditën e ekipit ose garuesin kundër cilit luajnë… gjithë këta gjëra janë shumë të rëndësishme që të kemi sukses. Por, një numër i vogël i atyre që vënë bast i shfrytëzojnë këta teknika dhe mënyra për përpilimin e tiketave të tyre dhe për këtë arsye bastoret janë në rritje dhe më shumë rriten të hyrat dhe shtohen punktet të reja të pagesës“, konstaton Gorani.

Vënë bast gjysma e popullatës

Sipas analizave të Asociacionit të basteve sportive të Republikës së Maqedonisë, mbi 45% e popullatës vënë baste. Këta numra janë të ngjashme me hulumtimin e Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave e vitit 2008 sipas cilës 37% e qytetarëve vënë baste në bastoret sportive, ndërsa 71,5% thuan se atë e bëjnë për shkaqe ekonomike.

gorgi tonovski

Gjorgji Tonovski

Sociologu Gjorgji Tonovski thotë se edhe pse bastet duhet të trajtohen si dëfrim dhe të  jenë vetëm lojë, për fat të keq në shumë raste kjo nuk është ashtu.

„Në kushte të krizës paraqiten dukuri të këtilla dhe kjo e vërtetë e vjetër përsëritet edhe tek ne, ku  shumica vënë baste me shpresë se nëpërmjet basteve do të dalin nga kriza financiare. Shumë pak bënë pjesë aspekti argëtues, më shumë është shpresa për përfitime“, thotë Tonovski.

Njerëzit të inkuadruar në këtë biznes kanë qëndrime të ndryshme. Sipas tyre bastet për pjesën më të madhe të popullatës janë vetëm argëtim. Kryetari i Asociacionit të bastoreve sportive të Maqedonisë, Filip Filipovski thotë se duhet të bëhet dallimi nga lojtarët që shohin bastet në prizmin e ekzistencës dhe sipas tij këto raste janë një përqindje e vogël.

„Konstatojmë se përqindja më e madhe e tyre shohin në prizmin e zbavitjes ku normal bastuesi më së shumti është tifoz i ndonjë klubi sportiv ose lojtari ku parashihet loja sportive e ardhshme me potencial të mundshëm të përfitimit“, thotë Filipovski.

Menaxheri i marketingut të bastores sportive “Mocart”, Vasko Ilievski, thotë se përvoja e tyre e deritashme tregon se më së shumti vënë baste dy deri tri herë në javë.

„Kemi një numër të pagesave të vogla, të pakët janë ata të cilët vënë baste shuma të mëdha. Politika jonë fokusohet në atë që bastet të ngelin në kuadër të zbavitjes dhe nuk besoj se moment ekzistencial klasik. Më së shumti njerëzit paguajnë para meqë është shumë interesant të shohësh   ekipin që favorizon ku adrenalina rritet dhe kur kemi  ndonjë depozitë“, thotë Ilievski.

Tatimi për të gjitha fitimet do të zvogëloj bastet

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për tatim personal për të hyrat duhet të paguhet tatim prej 10% për secilën talon ku ka përfitim për dallim nga ligji i vjetër ku ekzistonte limit i tatimit të fitimeve prej 10.000,00 denarëve, pritet të zvogëlohet interesi për bastet sportive.

Lojtarët janë të dëshpëruar nga shkurtimi i fitimeve të tyre dhe mendojnë se ndryshimet e fundit do të ndikojnë  keq në bastet sportive.

betsiti

„Tatimi është i madh dhe shteti shkurton para të shumta nga secili fitim. Ndryshimet e reja të ligjit shkaktoi revolt të madh tek bastoret. Popullata më e re dhe njerëzit që shfrytëzojnë internet, më shumë do të transferohen në on-line bastet në internet“, thotë bastuesi sportiv Goran T.

Sipas Asociacionit të basteve sportive të Maqedonisë, edhe pse është herët të jepen numra përfundimtare, numri më i madh i personave që vënë baste në të ardhmen e afërt do të braktisin bastet në bastoret sportive për shkak të tatimit të ri, që obligohen ta paguajnë, ndërsa kjo do të ketë ndikim negative në punën e bastoreve, në uljen e profiteve dhe uljen e vendeve të punës.

„Reagimet nga terreni sipas hulumtimeve tona janë negative nga ana e atyre që vënë baste meqë ndikon fakti se gjatë çdo fitimi duhet të merret 10% dhe gjatë marrjes së mjeteve duhet të identifikohen me të shënuarit e numrit amëz”, thotë kryetari i ABSM, Filip Filipovski.

Ndalesa për bastet on-line

Shteti e ndaloi vënien e basteve dhe lojërat e fatit në internet nëpërmjet ueb- faqeve dhe kompanive të shteteve të tjera. Sipas paralajmërimeve të qeverisë, nga prilli lojërat e fatit në internet dhe bastet sportive do të kryhen nëpërmjet Lotarisë video shtetërore, subjekt i ri ku shteti nëpërmjet Lotarisë shtetërore të Maqedonisë do të ketë 51% të pronësisë, ndërsa Casino Austria që është e zgjedhur në tender do të ketë 51% të pronësisë. Kur do të fillon të funksionoj ky proces do të bllokohen gjitha ueb- faqet e internetit që ofrojnë shërbime të këtilla. Nga Qeveria informojnë  në Maqedonia nga lojërat e fatit dhe bastoreve sportive derdhen mbi 10 milion euro.

Sipas tyre, ndryshimet nuk janë kompatibile me legjislativen evropiane dhe parimet për mbrojtje nga pozita monopole. Në ato shtete ku paguhet tatimi, më së shpeshti ajo mbi ndonjë shumë te caktuar që kalon mbi 500 euro e mbi, ndërsa më së shumti pragu i pagesës së tatimit për fitimin është mes 3.000 dhe 4.000 euro.

Ndryshimet e propozuar në nenin 54 dhe neni 55 në pajtim Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal të hyrave paraqet presedan negativ në praktikën e së drejtës evropiane dhe njëkohësisht shkeljen e rregullave të Marrëveshjes së Lisbonës që është kushtetutë jo zyrtarisht për Unionin evropian, si dhe shumë direktivat e UE që qartë ndalojnë tatimin e dyfishtë dhe pozitën jo të barabartë të një grupi ndaj grupit tjetër, shprehen nga asociacioni në pres konferencën përkushtuar ndryshimeve.

Redaktor: Tamara Chausidis

Përktheu në shqip: Luljeta Ademi