Data e sotme
January 22, 2020

Maqedonia dhe rajoni s’integrohen lehtë në BE

Ekspertët vlersojnë se liderët apo partitë politke kanë dështuar në përmbushjen e standardeve demokratike të përcaktuara nga BE.Raporti i Komisionit Europian për rajonin dhe Maqedoninë publikohet në tetor

Ardhja e vjeshtës na kujton që Maqedonia edhe njëherë nuk do të marrë  datë të saktë nga Komisioni Evropian(KE) se kur vendi mund ti fillojë bisedimet për tu anëtarësuar në BE.Kush duhet  të fajësohet për  këtë gjendje që ka kapluar Maqedoninë?

Ekspertët vlersojnë që faji  qëndron tek liderët apo partitë politke që dështojnë në përmbushjen e standardeve demokratike të përcaktuara nga BE-ja dhe nga vetë platforma e tyre politike.

Analistët vlersojnë që ky fenomen  është si pasojë që Maqedonia nuk ka votues të lirë që vendosin për udhëheqësit politikë në bazë të platformës së tyre dhe aftësive për ti realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatave elektorale.Por fatkeqësisht, votuesit e Maqedonisë janë votues të frkësuar dhe të shantazhuar.  

Suad Misini

Saud Misimi

Analisti Saud Misimi  vlerson që votuesit  tonë e kanë zakon të ankohen nëpër kafene dhe mjedsie të brendshme për situatën e mjerueshme që gjendemi, por kur vjen puna për veprim, ata nuk ndërmarrin asgjë dhe zgjedhin po të njëjtit njerëz të cilët i “kritikojnë”.

“Ata ankohen në mënyrë deklarative, për korrupsionin masiv. Problemi më i madh i votuesëve të paudhëzuar dhe para së gjithash të frikësuar, qëndron në faktin se të gjitha përfitimet e dala nga korupsioni masiv i grupeve të mëdha shoqërore, dikush duhet ti paguajë. Dhe ajo faturë do të bie mbi barën e tyre”,thotë  Misimi për Inbox7.

 

Votuesit e painformuar dhe mungesa e mediave të pavarura

 

Sipas Misimit votuesit e papërgjegjshëm që shiten dhe frikësohen lehtë, janë fajtorët kryesor për ardhmërinë e të rinjëve tonë,që sipas tij  është një ardhmëri e errët.

 

adelina marini

Adelina Marini, kryeredaktore e Euinside ,thotë për Inbox7 se janë pikërisht partitë politike ato që duhet të fajësohen për dështimet e Maqedonisë.Janë ato që krijojnë një elektorat të keqinformuar nga ku rrjedhin  probleme të mëtutjeshme. Sipas Marinit, arsyeja përse kjo e fundit ndodh kaq lehtë është nga mungesa e mediave  të paanshme dhe të pavarura nga ndikimi politik.

“ Arsyeja për këtë të fundit është mungesa e medieve të paanshme dhe të pavarura nga ndikimi politik”. “Kjo paraqet një problem të madh jo vetëm në Maqedoni por në  tërë Ballkanin”.

Marini vlerson se shkaku që populli bën zgjedhje të “gabuara” është pasojë e keqinformimit nga mediat e varura nga pushteti.

“Shembuj të mirë në këtë drejtim janë në fakt Maqedonia dhe Bullgaria”. “Në Bullgari filloi relativisht mirë, derisa klasa politike zbuloi fuqinë  e mediave.Tani elektorati është “magjepsur” për ti votuar vazhdimisht ata që janë në pushtet”.

 

Transformimi sfidues

 

Marini shprehet që kjo dukuri mbart në vetë dhe një anë tjetër të tregimit.Sipas saj, me zgjerimin e BE-së në mënyrë të big-bangut, BE-ja kuptoi që transformimi i një shoqërie totalitare është çështje shumë sfiduese e cila nuk mund të udhëhiqet në mënyrën teknike që BE-ja i është qasur vendeve kandidate.

“Në këtë rast mendoj që rasti i Maqedonisë është një shembull domethënës ku tregohet qart se si interesat e pengojnë  BE-në ti ndihmojë  një vendi që gjendet në transformim.” 

Që të garanohet paqë dhe qëndrueshmëri  gjatë proceseve transformuese në Maqedoni, BE-ja duhet të interesohet për partitë politike në vend. Kështu njoftoi  Qendra për Politika Evropiane , e cila publikoi një raport mbi situatën e partive politike në Balkan. Sipas këtij  raporti, është vetë  Komisioni Europian (KE) që duhet  të hartojë dhe t’i shqyrtojë mirë standardet e performancës demokratike të partive politike dhe sistemeve partiake si një ndër  kushtet  formale për anëtarësim.

Magdalena

Malinka Ristevska  Jordanovska nga Instituti për Politika Evropiane thotë për Inbox7 se është qeveria e Maqedonisë ajo e cila nuk e mbart përgjegjësi  për politkën e jashtme të vendit. Ajo thotë që partitë në pushtet nuk kanë bërë gjithçka që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së.

“Është vështirë t’i fajsojmë partitë politike për moszgjidhjen e çështjes së emrit, që meret si tangim kryesor për mos antarësim. Por në fakt qeveria nuk mund ti ikë përgjegjësive tjera si psh: përkqësimi drastik i stadnardeve demokratike në vend – politizimi i tërësishëm i institucioneve, kufizimi i lirisë së mediave, marrëdhënie të brishta ndëretnike etj”.

 Jordanovska vlerson që janë partitë politike në pushtet ato që duhet të fajsohen edhe për për marrëdhëniet jo mjaftueshëm të mira me fqinjët, gjë që kritikohet nga raporti i KE vazhdimisht.

 

 

Fajtori dhe negociatat

 

“Me këtë sjellje qeveria në mënyrë drastike e përkeqëson pozitën e Maqedonisë drejt BE-së, përfshirë këtu edhe negociatat për emrin”. 

Në  kuadër të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Maqedonia ka ecur mbrapa të aspektin rajonal, nga pozita kryesuese në vitet 2004/2005 në atë të një humbësi në vitin 2014. Pavarësisht se ishte vendi i parë që e ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) me BE-në në fillim të vitit 2001,dhe e dyta pas Kroacisë që e ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2005, Shkupi akoma pret për të filluar bisedimet për anëtarsim. Vende të pakta  pune, mundësi të vogla përparimi, arsim jo kualitativ , janë vetëm disa nga pasojat që rinia  e vendit përballet dhe e gjithë  kjo vëzhgohet  si shkak i ngecjes së vendit në përmbushjen e reformave për tu anëtarësuar në strukturat euro- atlantike.

Gjithëashtu vërehet edhe mungesa e të rinjëve në skenën politike  si rast për ti lëvizur proceset më lirëshëm drejt  BE-së.Marini vlerson që një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë  pa një pluralizëm real të mendimit duke përfshirë  këtu edhe  mediat.

“Ky është një lloj i feudalizmit të Ballkanit, e ndikuar thellë nga Turqia dhe Rusia. Vlerat e BE-së janë të vështira për tu absorbuar nëse vendi nuk është i gatshem për to. Edhe Maqedonia dhe  Ballkani në përgjithësi nuk është i gatshëm”. “Pa vlera të BE-së, rini në politikë nuk mund të kemi”.Raporti  vjetor i Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor  publikohet në  muajin tetor

 

Redaktor:Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk