Data e sotme
May 23, 2019

LICITIMET ME BLOFIME POLITIKE

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Janë shumë të rralla rastet kur një  kryeminisër, nëse ka diplomaci profesionale dhe të zhvilluar, në 45 ditë, dy herë qëndron në shtet të njëjtë. Privatisht edhe më gjatë. Së pari për pushime, dhe pastaj si udhëheqës i projektit për tërheqje të investimeve të huaja. Dhe gjatë kësaj ti urojë funksionin e ri kryeministror Davutoglut, strategut të ri-osmanizimit të politikës së jashtme turke.

Shefi i qeverisë së Maqedonisë së pavarur akademik Nikolla Kljusev ishte në vizitë 20-ditore te diaspora në Australi, në kushte kur në shtëpi vlonte- me ndryshime kushtetuese, tensione ndëretnike, bllokada nga Greqia, situatë e komplikuar politike dhe e sigurisë në rajon.

Kur Tito shkoi në turneun e njohur tremujor aziatiko-afrikan, me mesazhin e njohur “Ma ruani Jugosllavinë”, i ndërtonte themelet e të Painkuadruarve, por edhe siguroi kushte për rritje galopike të industrisë ushtarake të federatës së atëhershme. Me eksport nga 1 miliardët fillastare, deri në 4 miliardë eksport mujor të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe ndërtimit të kapaciteteve ushtarake në botën arabe, pjesë të Afrikës dhe Lindjes së mesme, Jugosllavia u bë njëra ndër 10 shtetet me industri më të fuqishme. Bashkuesi i Gjermanisë, Helmut Kol, në mesin e vitev të 90-ta, bashkë me 100 biznesmenë ishte në vizitë njëjavore në Kinë me kontrata për miliarda marka. Por, gazetarët vendas nuk i falën turneun e gjatë dhe heshtjen e thyrjes së të drejtave të njeriut para pushtetarëve kinez.

Kryeministri i Maqedonisë jo rastësisht zgjodhi tajmingun për vizitën e re në Turqi. Si partner strategjik, Ankaraja zyrtare është strehimorja e tij para presionit të dominimit gjerman në Ballkan, me rolin gjithnjë e më evident të kancelares Merkel edhe në zgjidhjen e kontestit me emrin. Dhe këtë baraspeshë Gruevski e planifikon dhe e realizon me mjeshtëri.

E dyta, pas dështimit me manipuluesin indus dhe miliardën e tij në Ohër dhe agrarin maqedonas, qeverisë i duhet projekt i ri  megalomanik me të cilin do të amortizojë subratizimin e politikës së tij ekonomike. Tash paralajmërohet instalimi i imadh i Veibo-grupit në Maqedoni, me 400 milionë dollarë investime të prituar në industrinë e tekstilit dhe të metalurgjisë. Nëse realizohen premtimet për hapjen e 4000 vendeve të punës përllogaritjet tregojnë se investimet janë 100 mijë dollarë për punëtor, që është investim i madh edhe për ekonomi shumë më të shtrenjta dhe të zhvilluara. Për objektet montazhë prej llamarine, për vend të dhuruar 10 hektarësh, për makina të përdorura të dislokuara nga Lindja kah Evropa, për trajnim të tekstilasve, që bashkë nuk është më shumë se 1 milion dollarë? Ku do të harxhoheshin paratë nga këto investime, kur LON- përpunimet në tekstilin maqedonas janë vetëm angazhim i punës së gjallë të vlerësuar ulët? Dihet se gjigantë të këtillë, zakonisht, 90% të prodhimit e plasojnë në tregjet e uikendit, sipas modelit 3 këmisha për 10 funta (RRuga Portabelo dhe Liverpool) ose më herët Nipes në Këln dhe St. Pauli në Hamburg. Joshëse, për politikën e cila do të dëshmojë se instalimi perëndimor në zonat e lira ekonomike me bagatelizimin e çmimit të punës së kualifikuar dhe arsimore nuk ka aleternatëv në dekadën e ardhshme. Dhe kjo është keq.

Të gjitha lehtësimet tatimore dhe beneficionet shtetërore janë në kundërshtim me standardet e ekonomisë konkurruese të tregut dhe të UE. Por nëse Unioni nuk na regjistron, dhe NATO na kushtëzon, nuk duhet qëndruar duarkryq. Teknokrati Gruevski në fillim kaotikisht e promovoi “Holding Macedonian”, por tani si politikan promovon alternativë të menduar për Maqedoninë. Nuk mund ti kontestohet angazhimi fizik dhe personal dhe vrapimi nëpër botë. Udhëton dhe promovon, jo çdoherë me përfitime bindëse, por është pa frikë nga fluturimi dhe insuficienca gjuhësore si te Cërvenkovski ose statizmi evident i Georgievskit.

Derisa interesi i biznesit gjerman instalon 6 kompani në 5 rajone të vendit, me të gjitha përfitimet, derisa SHBA kanë instalime strategjike të sigurisë në Maqedoni, nëse bankat në Londër dhe Berlin i servisojnë 500 milionë eurot për letrën me vlerë të lëshuar, Gruevski në dialogin me kancelaren Merkel ka hapësirë manovrimi. Për herë të parë në Maqedoninë e pavarur dërgohet demarsh Stejt Departamentit Amerikan, për shkak të analfabetizmit politiko-historik të ambasadorit të ri ende të joakredituar për shkak të deklaratës së tij se këtu jetojnë Sllavë ?!

Тоtalitarizmi dhe snobizmi janë një lloj kushërinjsh në fjalorion e shpirtit të njeriut. Edhepse në shikim të parë nuk kanë gjë të përbashkët, megjithatë, ata janë izotopë: snobizmi është vetëm izotop i totalitarizmit. Edhe njëra edhe tjetra bazohen në vlera të rrejshme: edhe mendja totalitare edhe snobi tregohen më  shumë se sa që janë.

 Shkruajti në kolumnë shkrimtari Venko Andonovski.

Pra, lideri i VMRO-DPMNE-së luan poker gjithnjë e më të rrezikshëm. Në rrezikun e tij përfshihet edhe blofi politik. Kjo është e mundur kur në shtëpi keni lojtarë të dobët. Vetëm shikoni dhe lexoni. Gruevski paralajmëron rrugë kah Bullgaria, ndërton 3 magjistrale, paralajmëron ristartim të ndërtimit hekurudhor kah Kriva Pallanka, që në kohën e tandemit Regan- Buzle do të ndërtohej për një vit, nga operativa në Shkup drejtorët dhe firmat e të cilave tash janë pjesë e biznes elitës së holdingut të VMRO-DPMNE-së.

Dhe, keni një reaksion të pamatur të Spasovskit, sekretarit gjenral të LSDM-së, e cili e pyeti  kryeministrin – kur do ta rregullojë oboriin e fshatit për në manastirin e Mateçit!? Sa vota do ti sjellë ky reaksion? Por, edhe Zhernovski blofon, imët. Rruga e boemëve, me pllakat e mentorit të tij Penovit. Për snobët partiakë, për të cilët dy kafenetë në rrugë nuk kanë fare rëndësi? Si kthim i borxhit ndaj shkupjanëve të vjetër nga Debar mëhalla?

Është groteske nëse ndonjë snob i sheh përzierjet e mia, më mirë le ta fotografojë shaminë time “, i është ankuar Salvador Dali Galës së saj, kur në Monmartër e ka parë njërin nga turistët.

Në politikë dhe në poker blefi bën kthesa vetëm nëse keni shumë para apo stabilitet psikologik që kundërshtarët tua vlerësojnë adutet në momentin e duhur.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)