Data e sotme
May 23, 2019

IVANOVI I GJETI XHIHADISTËT

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Kryetari i Maqedonisë, nga Njujorku, na kumtoi se edhe në shtetin tonë ka xhihadistë. I zgjedhur si zë i rajonit, me dramatizëm dhe emocione që nuk mundi ta përballojë edhe nga aspekti logopedik,, Ivanovi në KB, në emër të liderëve rajonalë shprehu brengosje se Ballkani është i pari në goditje për formim të kalifatit islamik. Kalif ose halif- lloj i territorit me të cilin udhëheq i zgjedhuri i Muhamedit nga rradha e myslimanëve të mençur dhe të shkolluar, duke i respektuar dënimet drakonike të dogmave të sheriatit.

“Me brengosje mund të konstatoj se Ballkani tashmë shndërrohet në bazë të regrutimit dhe radikalizimit të luftëtarëve të rinj të huaj për xhihad global. Luftëtarët e huaj nga Ballkani në ISIL dhe Xhab Had Nusra janë të grupuar në arradha etno-nacionale që të zbatojnë ideologjinë xhihadiste në vendet e tyre amë. Disa janë aty me vite”.

Para kësaj paraqitje Kryetari, publikisht në shtetin e tij, për këtë temë nuk foli edhepse janë regjistruar dhjetëra shkuarje të shtetasve maqedonas, nga të cilëtë disa edhe janë likuiduar në frontet në Siri dhe Irak. Edhepse gjashtë vite është komandant suprem, me dispozicion të drejtëpërdrejtë të informacioneve më sekrete të Agjencionit për zbulim, por dhe të DS që është nën kompetenca të MPB, ai në Njujork shkoi pa e thirrur dhe pa e informuar aspak Këshillin e sigurisë kombëtare, për shkak të obstruksioneve të shqiptarëve të BDI-së. Ky organ kushtetues do të ishte procedurë relevante për vlerësimin se për çfarë kërcënimi global bëhet fjalë dhe për vendimin që Maqedonia të bashkangjitet në koalicionin kundër “Shtetit islamik”. Veni re, në 3 vitet e fundit ka rrezik për rekrutimin e radikalëve islamikë për vendbetejat arabe dhe të Lindjes së mesme! Por, para 1 muaji ministerja Jankullovska e qetësonte opinionin vendas se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë nga xhihadistët, dhe i refuzoi kërkesat e Kryetarit të BFIM-së që shërbimet e sigurisë të merren me vehabistët radikalë dhe selefijtë që i kontrollojnë xhamitë “Јаја Pasha“ dhe  “Тutunsuz,“ edhepse ekspertët pohojnë se radikalët islamikë infiltrohen mu përmes këshillave të xhamive. Ndërkohë edhe zëdhënësi i MPB-së pohon se në këtë moment nuk ka kërcënim më serioz për sigurinë e përgjithshme të Maqedonisë, ndërsa nga policia qëtësonin se në vend nuk ka qendra regrutimi të ISIL-it. Dhe derisa në Bosnjë burgosen vehabistë radikalë, në Kosovë një imam dhe 40 idhtarët e tij të ISIL-it, në Maqedoni është qetë. Megjithatë, kryetari Ivanov e morri rolin e zëdhënësit rajonal me siguri edhe për shkak nevojës së pëlqyeshmërisë ndaj aleatëve perëndimorë dhe posaçërisht Uashingtonit. Me vlerësimin se nuk dihet numri i xhihadisëtve dhe se shtetet,p ra edhe Maqedonia, nuk munden vetë të përballen me kërcënimet e reja të sigurisë, mbete e paqartë si funksionojnë sistemet tona të sigurisë? Çfarë bëjnë ata nëse buxheti i MPB-së është më i madh se nevojat financiare të ARM dhe mbrojtjes? Nëse sfidat e sigurisë kombëtare janë nën kontrollë të shërbimeve, a funksionojnë ata si orkestër i prishur dhe një lloj informatash i kanë për qeverinë me të tjerat informata disponon Kryetari, për performancën e tij dramatike në Nju Jork. Кush e formon vlerësimin e sigurisë relevant për stabilitetin e vendit?

Vallë ndoshta Ivanovi bën kthesë pas antiamerikanizmit të dirigjuar në shtetin e tij dhe para së gjithash tek analistët proqeveritarë, edhepse SHBA janë partner strategjik i të gjitha qeverive të deritanishme dhe ombrellë e pavarësisë dhe sovranitetit territorial? A mundet kjo përpjekje për dramatizëm të dërgojë mesazh edhe ndaj analistëve vendas që e simpatizonin aneksinë ruse të Krimesë, si përpjekje për kthesë aleternative kah Rusia? Mbase, po. Sepse, si do të insistoni në respektim të rendit juridik ndërkombëtar dhe aktvendimit të Hagës për kontestin me Greqinë, që ata të jenë argument kryesor dhe taktikë e re për KB, nëse për inat të UE dhe SHBA e ndiqni instinktin se ambasadorët që janë përfaqësues të këtyre lojtarëve globalë de fakto shpallen persona non grata ose me pasion shikohet në pavarësinë e Skocisë, vendimet e paralajmëruara në Spanjë, Itali, dhe në ndërkohë në shtëpi mos të ballfaqohesh me problem, vendim ose status të tillë të sigurisë? Nëse je i paaftë që të mbrohesh nga xhihadistët, kush do të jetë në mbrojtje të tërësisë së Maqedonisë?

“Pa integrimin e Republikës së Maqedonisë dhe vendeve tjera të Ballkanit perëndimor në Evropë krijohet vakuum në hapësirën gjeopolitike. Mos të lejojmë që ky vakuum të mbushet me radikalizëm, fundamentalizëm fetar dhe pasiguri”, apeloi nga Nju Jorku Ivanovi.

Pranim, frikë, pafuqi. Shefi i shtetit e ktheu lumin kah mulliri i tij. Andaj do të thotë – na pranoni në NATO, kalifatin islamik e keni para dyerve, dhe ne nuk kemi fuqi të luftojmë me xhihadistët. Ky mesazh ultimativ e mban frymën patriotike të politikanit e cili mendon se “kompromisi është kompromis”, formulë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, me çka nuk e percepton real politikën edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse do të ishte aq lehtë të merresh vesh, me parimin ma jep-ta jap, me siguri Maqedonia do ta merrte ftesën për në NATO pasi lejoi fluturimin e aeroplanëve të tyre për sulm mbi Serbinë dhe strehimin e mbi 400 mijë refugjatëve nga Kosova, qysh në vitin 1999.

Fjalimi i Ivanovit në East River erdhi pasiqë ai përsëri ia bëri me sy, në kalim, Obamës, të cilit, në dy minutat e rrufeshme nga takimi pa përkthyes, ka kërkuar mbështetje nga SHBA-të për pranimin e Maqedonisë në NATO. Pasoi deklarata mediatike për gazetarin special të dërguar në Nju Jork, me interpretim më të gjatë të mesazheve nga kjo bisedë në katër sy, nga zgjatja e bisedës në këmbë. Mbase, diplomacia maqedonase e cila shpejtoi të bëjë demarsh ndaj Kryetarit të SHBA-ve për diplomatin e parë Bailey, kupton se burrështetasi i cili e prin operacionin më të ri anti-terroristik në botë, na dërgon ambasador amerikan promovimi i të cilit në Senat është me qëndrim se në Maqedoni jetojnë Sllavë?! Nëse jo për gjë tjetër, të paktën për këtë lloj të Sllavërisë pajtohen edhe Moska edhe Uashingtoni, të dy superfuqitë që na pranuan me emrin Maqedoni.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)