Data e sotme
August 23, 2019

Моtoçikletat detyrimisht do të regjistrohen, dëmet përsëri vështirë do të arkëtohen

Me ligjin e ri nuk u zgjodhën problemet e vjetra – Ligji i ndryshuar për sigurim të detyrueshëm është në ndeshje direkte me Ligjin për siguri të trafikut rrugor dhe Ligjit për automjete, sipas të cilëve motoçikletat nuk hyjnë në automjete motorike dhe sigurimi për ta nuk është i obligueshëm

Ligji i ri për sigurim të detyrueshëm sipas të cilit motoçikletat duhet të sigurohen nuk do ti zgjidhë problemet me pagesën e dënimeve derisa nuk ndryshohet edhe Ligji për siguri të trafikut rrugor dhe Ligji për automjete, spjegojnë avokatë që çdo ditë përballen me ndeshjen e rregullave të ndryshme juridike.
Për këtë problematikë, Inbox7 në disa raste bëri hulumtime dhe dëshmi të qytetarëve të Maqedonisë të cilat kanë pasur probleme serioze sepse, si viktima të aksidenteve trafikore të shkaktuar nga motoçikletat nuk kanë mundur të arkëtojnë dëmshpërblim. Pas shkrimeve tona, në iniciativë të Agjencionit për supervizion të sigurimeve (ASS), Kuvendi para 2 muajve i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim të detyrueshëm, sipas të cilit nga korriku i këtij viti sigurimi i motoçikletave është i obligueshëm.
Qëllimi i ndryshimeve të reja të Ligjit për sigurim të obligueshëm është që përfundimisht tu jepet fundi halleve të qytetarëve viktima të aksidenteve të shkaktuara nga motoçikletat. Me ligjin e ri, nuk u zgjodhën problemet e vjetra – Ligji i ndryshuar për sigurim të detyrueshëm është në ndeshje direkte me Ligjin për siguri të trafikut rrugor dhe Ligjit për automjete, sipas të cilëve motoçikletat nuk hyjnë në automjete motorike dhe sigurimi për ta nuk është i obligueshëm.

vane andreev

Vane Andreev

Në procedurat qytetare vlen parimi i ligjit të vlefshëm dhe jo të vlefshëm. Në procedurat e këtiila gjykohet sipas atij ligji i cili ka qenë i vlefshëm në kohën kur ka ndodhur ndonjë ngjarje, në këtë rast dëmi i shkaktuar, pa marrë parasysh se në ndërkohë ndonjëri nga ligjet ka ndryshuar”, thotë avokati Vane Andreev.
Nga ana atjetër, nga ASS pohojnë se edhe me ndeshjen e këtillë të ligjeve ekzostojnë afate qartësisht të përcaktuara sipas të cilave kompanitë e sigurimit duhet ti paguajnë dëmet e akorduara.
Кur do të paraqitet dëm për rast të siguruar, kompania e sigurimit është e obliguar që ta paguajë dëmshpërblimin e përcaktuar me kontratën në kohën e kontraktuar i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 14 ditë duke llogaritur kohën kur kompania ka pranuar lajmërim për rastin e tillë. Nëse për përcaktimin e ekzistencës së obligimit nevojitet kohë ky afat fillon të rrjedhë nga dita e kompletimit të dokumentacionit dhe është përcaktuar ekzistenca e obligimit të siguruesit që ta paguajë dëmin e përcaktuar “, thuan nga ASS.

Klime Poposki

Klime Poposki

Nga atje nuk tregojnë se cilat kompani të sigurimit nuk i përmbahen afateve ligjore me arsyetim se informatat e tilla janë me karakter publik, por sigurojnë se bëhen kontrolla të rregullta të punës së tyre. Ajo në të cilën nuk mund të ndikojnë janë vendimet gjygjësore.
ne as mundemi dhe as kemi të drejtë të përzihemi në punën e gjykatave. Kishte një përpjekje që të përcaktohen kritere të njëjta që do të jenë në drejtim të vendimmarjes, por gjykatat nuk e pranuan këtë duke u thirrur në të drejtën e bindjes së lirë të gjyktësve ” , thotë Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve të ASS.

 

Bie sigurimi nga autopërgjegjësia

 

 

Sigurimi nga autopërgjegjësia në pjesëmarrjen e përgjithshme të biznesit të sigurimeve shënon rënie të vazhdueshme. Sipas të dhënave më të reja të ASS, në gjysmën e parë të vitit 2014 sigurimi nga auto-përgjegjësia ka arritur vlerën prej од 1.629.883 mijë denarë për dallim nga gjysma e parë e vitit 2013 kur vlera ka qenë  1.563.227 mijë denarë, që përfaqëson rritje prej 4.1%.  Megjithatë, në raport me pjesëmarrjen e përgjithshme të sigurimeve, në gjysmën e parë të vitit 2014 sigurimi nga auto-përgjegjësia merr pjesë me 45.4% me çka vazhdon trendi i uljes së pjesëmarrjes relative të kësaj klase të sigurimit. Në gjysmën e parë të vitit 2014 kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar 10.280 polisa të sigurimit të motoçikletave me vlerë prej 14.936.740 denarë.

polisa
Kjo është rezultat i rritjes më të konsiderueshme të pjesëmarrjes së klasave vullnetare të sigurimit, posaçërisht të sigurimit të pasurisë, e cila në gjysmën e parë të vitit 2014 në raport me gjysmën e parë të vitit 2013 shënon rritje prej 20% , thuan nga ASS.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se në vitin 2013 në territorin e Maqedonisë janë regjistruar dhe riregjistruar 411.787 automjete ku hyjnë edhe motoçikletat. Për 6 muajt e parë të vitit 2014 janë parashtruar 8.402 kërkesa të reja për procedurë kundërvajtëse për përdorim të automjeteve të paregjistruara, dhe nga trafiku janë çkyçur 7.105 automjete. Për shkak të vozitjes së automjetit të paregjistruar janë dënuar 58 vozitës.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk